Koronavirusi: çast pas çasti

Raporti i mjekësisë ligjore tregon pse vdiq 16-vjeçarja shqiptare në Greqi

Shkak për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare, Maria Hyseni, në Trikala, sipas raportit mjekoligjor është “lëndime të rënda të kafkës dhe gjoksit të pajtueshme me rënien nga një lartësi”.

Sipas informacionit nga trikalavoice.gr, autopsia ka përfunduar mesditën e së premtes.

Tani policia po vazhdon hetimet për të zbuluar se si vajza u gjet në kodrën e Profitis Ilias, cilin kishte takuar më herët dhe me cilin kishte pasur një komunikim telefonik pak para ngjarjes.

Bëhet me dije se ditën e djeshme dëshmoi edhe një 27-vjeçar, i cili dyshohet se konfirmoi se kishte qënë me 16-vjeçaren herët, në të njëjtën natë të së mërkurës dhe e ajo ka dalë nga makina e tij rreth orës 03:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Në fakt, thuhet se kjo është regjistruar edhe nga kamerat. Avokati i familjes, Dimitris Samartzis, ka thënë që në fillim se “unë nuk dua të stigmatizoj një person të ri në asnjë rast”, ndërsa ai nuk përjashton as përfshirjen e një personi të tretë, pasi Maria filloi të komunikonte me motrën e saj pothuajse të frikësuar nga 04:30 në mëngjes dhe deri rreth orës 05:00.

Në çdo rast, hulumtimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pasi priten rezultatet nga “leximi” i telefonit celular të vajzës – kontaktet telefonike dhe bisedat në mediat sociale.