Lajme
Qeveria zvicerane mbështet projektin për ujë të pijes në 6 komuna të Kosovës
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Zyra zvicerane për Bashkëpunim nënshkruan marrëveshjen “Programi i mbështetjes për ujë dhe sanitacion në zonat rurale, faza IV”, e cila pritet t’ua zgjidhë problemin me ujë të pijes 26 fshatrave në gjashtë komuna të Kosovës.
Nga kjo marrëveshje në vlerë rreth 2 milionë e 700 mijë euro, pritet të përfitojnë komunat Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Viti, Kamenicë dhe Ranillug, ku fshatrat përfituese të tyre kanë mbi 50 mijë banorë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, duke e falënderuar Zyrën zvicerane për këtë mbështetje, ka thënë se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e ujit të pijes dhe në përgjithësi jetën e qytetarëve.
Ky projekt, sipas tij, synon përmirësimin e shëndetit, por njëkohësisht edhe përmirësimin e kushteve urbane për të cilat kanë nevojë të gjitha zonat rurale.
Kurse, përfaqësuesi i Zyrën Mbështetëse zvicerane në Kosovë, Markus Bechler, ka deklaruar se qeveria e shtetit të tij e ka pasur si qëllim investimin në Kosovën juglindore, por ajo ndërkohë e ka zgjeruar hapësirën gjeografike për investime.
Programi përbëhet nga katër komponentë, të cilat kanë të bëjnë me qasjen më të madhe në ujë të pijes të zonave rurale, ngritjen e kapaciteteve, përkrahjen e kompanive të ujit dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër













