Lajme
Reciporcietet edhe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?
Kosova mund të vendosë çmime reference ndaj prodhimeve të Shqipërisë nëse Tirana zyrtare nuk e heq taksën e referencës për produket e Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në qershorin e 2011.
Një vendim i tillë mund të merret nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pasi sipas saj Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e arritur me Kosovën për heqjen e çmimeve të references për produktet kosovare, siç janë patatja, qumështi, vera, etj.
Për këtë arsye, Kusari-Lila i ka drejtuar një letër Qeverisë së Shqipërisë për heqjen e disa masave që po aplikohen nga Doganat e Shqipërisë në të kundërtën do të vendosen çmimet e referencës, raporton TCH.
Marrëveshja për heqjen e çmimeve të referencës ishte arritur në qershor të këtij viti pas disa takimeve në nivel ministror, por Doganat e Shqipërisë po aplikojnë çmimin prej 18 cent për pataten e prodhuar në Kosovë, si dhe kuotë për eksportin e verës.
Për të gjitha këto zhvillime Kusari-Lila ka njoftuar edhe kabinetin e Qeverisë së Kosovës, që sipas saj, ky nuk është një lajm i mirë për prodhuesit e patates në Kosovë, dhe është një kthim në pikën zero në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.
Kusari Lila, ka theksuar se kjo është një masë që merret për të mbrojtur prodhuesit kosovarë.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS











