Kosova
Rregullorja e BQK-së për shërbime bazike pa pagesë
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2022 ka miratuar Rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike e cila hyn në fuqi më 1 gusht 2023, përcjella albinfo.ch.
Qëllimi i BQK-së, është t’ju mundësojë të gjithë qytetarëve të marrin përfitimet që sjellë tregu financiar, të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare, si dhe të nxitë pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në sektorin financiar.
“Rregullorja u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh rrethanat financiare të tyre, statusin e punësimit apo nivelin e të ardhurave, që të mund të kenë qasje në llogari pagese me shërbime bazike”, thuhet në vendimin e BQK-së, shkruan Telegrafi.
Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike aplikohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja, që veprojnë në Republikën e Kosovës.
“Të gjitha bankat që operojnë në Kosovë do t’ju ofrojnë qasje në llogari pagese me shërbime bazike të gjithë qytetarëve të Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e bërë nga BQK.
Llogaria e pagesave me shërbime bazike përfshin të paktën shërbimet si në vijim:
- shërbimet që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, operimin dhe mbylljen e një llogarie pagese;
- shërbimet që mundësojnë deponimin e fondeve në llogari pagese, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të Rregullores për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike;
- shërbimet që lejojnë tërheqjen e parave nga llogaria e pagesës, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të Rregullores për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike.
- Ekzekutimin e transaksioneve të mëposhtme të pagesave:
4.1. debitimin direkt;
4.2. transaksionet e pagesave përmes një kartele, përfshirë pagesat në internet;
4.3. transferet e kreditit brenda bankës, duke përfshirë urdhëresat automatike, aty ku është e mundur në bankomatë (ATM), dhe në sportelet e bankës ose përmes platformave online;
Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike përcakton:
– kushtet për t’u qasur në llogari pagese me shërbime bazike,
– karakteristikat e llogarive të pagesave me shërbime bazike,
– tarifat në lidhje me ofrimin e llogarisë së pagesës me shërbime bazike,
– grupin e konsumatorëve të cenueshëm e që përfitojnë shërbimet që ofron llogaria pagese me shërbime bazike pa pagesë
– obligimin e bankave për informim të klientëve në lidhje me ofrimin e llogarisë së pagesës me shërbime bazike, si dhe
– mënyrën e konvertimit të llogarive aktuale në llogari pagese me shërbime bazike.
Gjithashtu, bankat ofrojnë të gjitha shërbimet e parashikuara në nenin 4, paragrafi 1 të kësaj Rregulloreje, pa pagesë, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm, që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse)”, vijon njoftimi, përcjell albinfo.ch.
Sipas nenit 5 paragrafi 4, te rregullores, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2024, grup i konsumatorëve të cenueshëm konsiderohen grupet të cilët përfitojnë:
- Pensione:
- Pensioni bazë;
- Pensioni kontribut pagues;
- Pensioni për persona me aftësi të kufizuar të rritur;
- Pensioni për persona me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik;
- Pensioni për persona me aftësi të kufizuar – fëmijë; Pensionet e parakohshme të kompleksit Trepça;
- Pensionet e pjesëtareve të TMK-së; Pensioni i forcës së sigurisë FSK-së;
- Kompensimi për të verbër;
- Pensioni familjar;
- Pensioni i invalidëve të punës;
- Pensioni i familjareve të dëshmorëve;
- Pensioni i invalidëve të luftës;
- Pensioni i viktimave civile;
- Pensioni i invalidëve civilë;
- Pensioni i të zhdukurve të luftës;
- Pensioni i veteranit luftëtar të UÇK-së;
- Ndihma sociale;
- Grupet tjera të cenueshme që mund të parashihen me legjislacion në Republikën e Kosovës; të konfirmuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2023.
E-Diaspora
-
Në Zvicër u mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life! Çmimi “Champion for Mother and Children” iu dhurua z. Sevdail Tahiri, si mbështetës i madh i...
-
Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“
-
“Alba Festival” mbahet në zemër të Cyrihut me “Line Up-in” më të mirë ndonjëherë
-
Një shqiptare do të ligjërojë në “Arizona State University”
Jeta në Zvicër
-
Verbier, destinacion më i shtrenjtë se St. Moritz, këto janë arsyet Verbier VS është bërë një pikë e turistike për të famshëm dhe fëmijë të pasur nga...
-
Sa u kanë borxh zviceranët kompanive të sigurimeve shëndetësore?
-
Pse shtetasve të huaj nuk u kërkohet të shërbejnë në ushtrinë zvicerane
-
Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët
-
Të ardhurit në Bernë mund të lejohen të votojnë