Jeta në Zvicër
Sa kushton një banesë me qira në Zvicër?
Dallimi mund të shkojë edhe në më shumë se 1500 franga në banesat me qira.
Kush dëshiron banesën e vjetër ta ndërrojë me në një të re, zakonisht duhet të paguajë qiranë më të lartë. Në varësi të rajonit, kjo mund të arrijë në mbi 1500 franga më shumë në Zvicër.
Qiratë në rënie të tregut të banimit: me 1.2 për qind, çmimet për qira priten të shënojnë rënie këtë vit. Kësisoj thuhet në studimin e pasurive të paraqitur nga «Wuest». “Çdokush që kërkon një apartament sot ka më shumë zgjedhje dhe mund të lidhë një marrëveshje më të lirë me qira se një vit më parë”, thotë autori i studimit, Robert Weinert, për 20 minuta, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, zakonisht paguani kur ndërroni banesën tuaj. “Qiratë ekzistuese zakonisht janë edhe më të ulëta se çmimet aktuale të kërkuara”, thotë Weinert. Pak vite më parë, niveli i qirasë ishte edhe më i ulët. Çdokush që ka një qira të vjetër, paguan më pak në krahasim me qiratë e tanishme.
Ndërtesat e reja mund të kushtojnë mbi 1500 franga më shumë
Përveç kësaj, shumica e apartamenteve të ofruara në treg janë ndërtesa të reja. Dhe, për atë qiratë janë më të larta se për ndërtesat e vjetra. “Për shkak të zhvillimit të lartë, standardet janë për t’u paguar 580 franga për apartamente të reja në të njëjtin vend dhe me madhësinë standarde për 105 metra katrorë”, thotë Weinert. Dallimi mund të shkojë edhe në më shumë se 1500 franga në banesat me qira.
Në thelb, eksperti i pasurive të patundshme, Weinert, supozon se qiratë për apartamente në treg do të vazhdojë të shënojnë rënie. “Dëshmitë sugjerojnë se qiratë e kërkuara janë më të lira për shkak se ndërtimi vazhdon dhe popullata po shtohet. Në të kundërtën, në shumë rajone, gjithnjë e më shumë po kërkohen apartamente të vogla dhe shumë të mëdha.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












