Kosova
Stuhia në SHBA lë 52 të vdekur nga moti i keq
Të paktën 52 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të temperaturave të ulëta në Shtetet e Bashkuara, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, katër viktima janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë.
Një përhapje e tillë e stuhisë nuk ishte regjistruara asnjëherë më parë në Amerikën e Veriut. Moti ekstrem, i cili në disa shtete shënon minus 45 gradë, ka prekur zona nga Liqenet e Mëdha pranë Kanadasë deri në Rio Grande përgjatë kufirit me Meksikën.
Shkollat dhe shumë institucione të tjera janë mbyllur. Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.
Banorët ende po përballen me një situatë shumë të vështirë, teksa autoritetet u kanë bërë thirrje të mos dalin nga banesat. Ndërkohë mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave











