Kosova
Sulmi në Beograd me 9 viktima, Kurti, mesazh ngushëllimi
Kurti u uron shërim të plagosurve të sulmit në Beograd
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllime për sulmin e armatosur që ndodhi mëngjesin e 3 majit në një shkollë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, derisa uroi shërim të shpejtë për të lënduarit, përcjell albinfo.ch.
Në këtë sulm të armatosur që u krye nga një nxënës 13 vjeç, tetë fëmijë dhe një rojë u vranë.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Mbrëmjen e 3 majit sulmin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu ngushëllime për të gjithë prindërit që humbën fëmijët e tyre derisa uroi shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit.
Në sulmin e armatosur në shkollën “Vladislav Ribnikar”, e cila ndodhet në qendër të Beogradit, u plagosën gjashtë nxënës dhe një mësuese.
Pesë nga të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore ndërkohë që një fëmijë mbetet në gjendje kritike për jetën.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno












