Kosova
Të enjten betohen kryetarët e tri komunave të tjera të veriut
Të enjten do të betohen edhe tre kryetarët e tjerë të komunave veriore Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan.
Betimin do ta bëjnë në orën 10:00, në objektet publike të komunave dhe jo tek asambletë komunale, shkruan koha.net.
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, thotë se gjatë së martës do të dalin me një njoftim zyrtar në lidhje me përcaktimin e datës për betimin e tre kryetarëve në komunat veriore.
“Me kërkesë të MAPL-së, është caktuar data 25 maj për betimin e kryetarëve në tri komunat veriore në objektet publike të komunave”, tha sekretari Gjoshi, përcjell albinfo.ch.
Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri nga radhët e PDK-së pritet të betohen si kryetar i Zveçanit, respektivisht i Zubin Potokut, kurse Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje pritet të betohet si kryetar i Leposaviqit.
Të premten e javës së kaluar Erden Atiq është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS











