Lajme
Temperaturat kalojnë 36 gradë në Zvicër
Bazeli dhe Neuchâteli regjistrojnë temperaturat më të larta të vitit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë rrezik për shëndetin
Vala e të nxehtit në Zvicër është intensifikuar edhe më tej, me temperaturat që kanë kaluar për herë të parë këtë vit pragun e 36 gradëve Celsius. Vlerat më të larta u regjistruan në Bazel, ku termometri arriti deri në 36.6°C, ndërsa në Neuchâtel u matën 36.2°C, transmeton albinfo.ch.
Për shkak të temperaturave ekstreme, shërbimi meteorologjik zviceran MeteoSwiss ka ngritur paralajmërimin për vapën në nivelin 4, që konsiderohet nivel i lartë rreziku. Alarmi përfshin një pjesë të madhe të Zvicrës perëndimore, rajonin e Liqenit të Gjenevës dhe Valaisin qendror.
Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se mungesa e freskimit gjatë natës po rrit rrezikun e problemeve shëndetësore të lidhura me vapën, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. Në disa zona, temperaturat mbeten të larta edhe gjatë orëve të natës, duke e vështirësuar rikuperimin e organizmit.
Ndërkohë, vala e të nxehtit po ndikon edhe në jetën e përditshme. Disa shkolla kanë anuluar aktivitetet në ambiente të hapura në fund të vitit shkollor, ndërsa sindikatat e mësuesve po kërkojnë masa shtesë për mbrojtjen e nxënësve dhe stafit arsimor.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













