Kosova
Tensionet në veri, reagime të ashpra ndaj protestuesve të dhunshëm
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës kanë nxitur një valë reagimesh në spektirn institucional vendos e ndërkombëtar.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dënuar aktet e dhunës të përdorura nga strukturat ilegale serbe në veri. Ajo thotë se këto protesta duhet të dënohen nga të gjithë, ndërsa kërkon përballje me drejtësinë për qytetarët që zbatojnë urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar presidentja osmani në Tëitter.
Ndërsa ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që kryetarët e rinj në veri, ta kryejnë detyrën e tyre nga ndonjë vend tjetër, pra jo nga objektet komunale.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka dënuar sulmet e sotme ndaj ushtareve të KFOR-it, gazetarëve dhe veturave të djegura nga protestuesit serbë.
“Me kryeministrin Kurti bashkë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it diskutuam rreth situatës në veri dhe rëndësisë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi”, tha ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier.
Ai foli edhe për kërkesat që ia ka parashtruar Kurtit.
“Pra kërkuam nga kryeministri që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar arritjen e de eskalimit të situatës. Pra kemi marrëveshje se de eskalimi duhet të ndodhë, por nuk jam i sigurt e se pajtohemi se si duhet të ndodhë ajo”, tha ai.
Ndërsa shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomaš Szunyog ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve serb në veri, duke përdoruar eksploziv kundër forcave të KFOR-it.
“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë të NATO-s, trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar në Tëiter Szunyog.
Reagim ka ardhur edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint-i duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës













