Lajme
U protestua kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut nga Zvicra në Serbi
"Ekstradimi i shtetasit kosovar në Serbi, bie në kundërshtim me vendimet e Qeverisë zvicerane, për njohjen e shtetit të Kosovës"
Shumë qytetarë të Kosovës, kanë protestuar të mërkurën para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë dhe mospajtimin me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Shemsi Nuhiu, nga policia zvicrane, në bazë të një urdhër-arrestit të lëshuar nga Serbia.
Ata i kanë bërë thirrje Zvicrës të mos e ekstradojë në Serbi Nuhiun, ashtu siç po kërkonjnë autoritetet e këtij shteti.
Përfaqësuesi i Organizatës “Vatra”, Bejtullah Kadriu, ka thënë se pakënaqësinë dhe mospajtimin e tyre përmes Ambasadës së Zvicres, duan t’ia drejtojnë Konfederatës zvicerane.
“Shemsi Nuhiu është shtetas i Republikës së Kosovës. Andej ne e konsiderojmë jo të drejtë dhe jo legjitime tendencën e Serbisë për ndërhyrjen juridike në Republikën e Kosovës, e sidomos të ngrejë akuza kundër qytetarëve të saj, në periudha kohore kur Serbia nuk ka pasur qasje juridike dhe fizike në Republikën e Kosovës. Ngritja e aktakuzës, kundër ‘grupit të Gjilanit’ në bazë të së cilës është arrestuar Shemsi Nuhiu, është vazhdimësi e veprimeve plotësisht politike”, ka deklaruar Kadriu.
Sipas tij, Prokuroria për krime lufte e Serbisë, ka ngritur një aktakuzë fantome kundër disa qytetarëve shqiptar të njohur si grupi i ‘Gjilanit’.
Ekstradimi nga autoritetet zviceranë e Shemsi Nuhiut për në Serbi, sipas tij, bie në kundërshtim me vendimet e Qeverisë zvicerane, për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.
Kërkesën për mos ekstradim të shtetasit kosovar Shemsi Nuhiut tek autoritetet serbe, tre anëtarë të organizatës “Vatra” ia dorëzuan Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë












