Kosova
Vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Hagë vazhdon gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë të hënë vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përcjell albinfo.ch.
Javën e shkuar është dëgjuar edhe një dëshmitare, por që e gjithë dëshmia e saj ka qenë në seancë private, të paqasshme për publikun.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit nisi më 3 prill, dy vjet e gjysmë pas arrestimit të tyre, përcjell albinfo.ch.
Për çka po akuzohen Thaçi dhe të tjerët?
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.
Më 10 maj, Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas versionit të ndryshuar të aktakuzës, në fshatrat Budakovë dhe Semetishtë të Suharekës dyshohet që ndërmjet 4 qershorit 1998 dhe shtatorit 1998, të paktën 12 persona janë ndaluar në qendra ndalimi.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se në fund në fund të qershorit dhe fillim të korrikut të vitit 1999,pjesëtarë të UÇK-së ndaluan “të paktën tre persona pa proces të rregullt ligjor në një seli të UÇK-së, të vendosur në ndërtesën e një ish-shkolle dhe konvikti në Gjilan”.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” Qeveria e Zvicrës ka përshkruar jo vetëm anët negative që sheh nëse nisma “Jo 10 milionëve”... -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues











