Kosova
Viti 2023 nis me 21 milionë euro eksport dhe 152 milionë euro import nga Gjermania
21 milionë euro eksport drejt Gjermanisë për tre muaj, këto janë produktet më të eksportuara
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka publikuar të dhënat e përpunuara prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2023, në raportin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë, shkruan albinfo.ch.
Eksporti në periudhën Janar-Mars 2023 ka arritur vlerën e rreth 21 milionë eurove, që ka pjesëmarrje prej 9.8% në eksportin e përgjithshëm të vendit.
Produktet më të eksportuara nga Kosova drejt Gjermanisë kanë qenë: Dyer dhe Dritare, Materiale ndërtimi prej plastikës dhe Kasaforta të blinduara apo të përforcuara.
Në anën tjetër është vërejtur një vlerë shumë më e madhe e importit nga Gjermania, në lartësinë e rreth 152 milionë eurove, që përbën 7.8% të gjithë importit në vend.
Produktet më të eksportuara nga Gjermania në drejtim të Kosovës kanë qenë autoveturat. Më pas vijnë shufrat, shkopinjtë apo profilet prej polimereve të vinil kloridit dhe në fund vijnë cigaret që përmbajnë duhan.

E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën Pas 12 ditësh temperaturash ekstreme, moti freskohet në shumicën e rajoneve, ndërsa në jug të Alpeve... -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë












