Kosova
Vlerësohet lart bashkëpunimi aktual mes Zvicrës dhe Kosovës
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, znj. Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Bernë midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, përcjell albinfo.ch.
Përgjatë këtyre konsultimeve u vlerësua lart bashkëpunimi aktual mes të dyja shteteve, kontributi që Zvicra ka dhënë për Republikën e Kosovës dhe kontributi i diasporës së madhe shqiptare në institucionet dhe shoqërinë zvicerane.
Ahmeti dhe znj. Leu diskutuan edhe mbi mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, drejtësisë dhe sigurisë.
Në rrafshin multilateral, zëvendësministri Ahmeti njoftoi delegacionin zviceran për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai e falënderoi Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës dhe ndihmën e përhershme që ajo ka dhënë në proceset e anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare e rajonale.
Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe për ndikimin që kjo luftë ka mbi rajonin e Evropës Juglindore.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën













