Shqipëria
Çfarë ndodhi me paratë e dhuruara nga miliarderi suedez në Shqipëri?
Familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm.
Top Channel zotëron vendimin gjyqësor të dhënë në Lezhë, ku thuhet se dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro. Ndërsa ish-kandidati i PD-së për deputet, Flamur Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro.
Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme janë tashmë të bllokuara nga shteti shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria thotë në kërkesën e saj përpara gjykatës se, pasi ka parë transaksionet e bëra nga suedezi në drejtim të familjes Voci, i ka lindur dyshimi i arsyeshëm për një skemë për të kryer pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe dyshime mbi burimin e fondeve dhe aktivitetin e kryer.
Shumica e këtyre apartamenteve janë shitur në gusht të vitit të shkuar, muaj kur në llogarinë bankare të dy të moshuarve Voci kanë mbërritur disa miliona euro nga suedezi Lindholm, ku më e madhja është 3.8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.
Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të vazhdojë hetimin, pasi për të është ende e paqartë përse Lindholm i transferon nga llogaria e tij personale te llogaria e Shqipe Palaj në Shqipëri, e cila është vazja e çiftit të moshuar Voci.
Ndaj, për Prokurorinë ka arsye të mjaftueshme se në këtë rast është kryer vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













