Koronavirusi: çast pas çasti
Kushtet që duhet t’i plotësojnë shtetet për të lehtësuar masat
Bashkimi Evropian ka bërë publike rekomandimet për vendet anëtare, që duan të lehtësojnë masat e izolimit nga koronavirusi
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se parakushtet kryesore për shtetet janë që të kenë rënie të dukshme të numrit të të infektuarve, kapacitete të mjaftueshme në sistemet e tyre shëndetësore dhe monitorim adekuat.
“Në përgjithësi, ne rekomandojmë qasje graduale dhe çdo veprim duhet të monitorohet vazhdimisht”, tha von der Leyen.
Sipas saj, qëllim i rekomandimeve është “të sigurohet një dalje e koordinuar nga masat e kontrollit”.
Këtë javë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë nisur t’i lehtësojnë masat e izolimit kundër përhapjes së koronavirusit, transmeton Scan.
Prej tyre, edhe Italia, vendi më i goditur i Evropës, me më shumë se 21,000 viktima nga koronavirusi, i ka lejuar disa firma të rifillojnë operimet, përcjell albinfo.ch.
Çfarë thotë OBSH-ja për heqjen e masave të izolimit?
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar gjashtë kushte për vendet që konsiderojnë relaksimin e izolimit:
- Transmetimi duhet të kontrollohet;
- Sistemet shëndetësore kanë kapacitet për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;
- Rreziqet e shpërthimit në ambiente të veçanta, si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve, minimizohen;
- Masat parandaluese ndërmerren në vende të punës, shkolla dhe vende të tjera ku njerëzit domosdoshmërisht shkojnë;
- Rastet e importuara menaxhohen;
- Komunitetet janë plotësisht të informuara, të angazhuara dhe të afta për t’u përshtatur me “normën e re”.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin Artisti kosovar prezanton ekspozitën e tij më të madhe dhe më komplekse deri më sot, ndërsa... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva Swiss po zvogëlon rrjetin e saj të itinerareve nga Gjeneva. Në mesin e destinacioneve që do... -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë














