Kosova
Verërat e Kosovës do të promovohen dhe degustohen në Zvicër
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së bashku me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Shoqatën e Verërave të Kosovës, do të bëjnë promovimin dhe degustimin e verërave të Kosovës nëpërmjet dy aktiviteteve të ndara, që do të mbahen në Konfederatën e Zvicrës.
Aktiviteti i parë, do të mbahet të hënën, më datën 19 qershor, 2023 me fillim nga ora 18:30 në Winterthur, ndërsa i dyti me datën 20 qershor, 2023 në Gjenevë.
Fokusi kryesor i këtij aktiviteti janë gastronomët dhe hotelierët shqiptar në Zvicër, por edhe mysafirë të tjerë.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në aktivitetin në Winterthur duhet t’i adresohen me shkrim Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih në adresën [email protected]; ndërsa për aktivitetin në Gjenevë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë në adresën: [email protected].

Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Qershor 2023
- Ora18:30
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit20 Qershor 2023 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











