Kosova
Holanda e Luksemburgu, thirrje për shtensionim të situatës në veri
Gjatë të martës, keyeministrat e Holandës dhe Luksemburgut kanë qëndruar në Kosovë, ku janë takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, shprehu përkrahjen e tij për dialogun Kosovë – Serbi si zgjidhje e të gjitha problemeve.
“Stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Holanda dhe Luksemburgu tentojnë drejt dialogut dhe të deeskalojmë situatën dhe të normalizohen raportet mes dy shteteve”, u shpreh kryeministri holandez.
I gatshëm për ndihmë ndaj palëve në shtensionim të situatës është shprehur edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.
“Jemi këtu sepse dëshirojmë të dëgjojmë, kur është planifikuar ky udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione që janë në rajon, nuk kemi pritur që të jenë. Dhe i thamë edhe Albinit, nuk jemi këtu për të gjykuar, këtu jemi për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura”, tha kryeministri i Luksemburgut.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar homologët e tij për vizitën, duke shtuar se vendet kanë marrëdhënie të mira në të gjitha fushat.
“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane”, tha kreu i ekzekutivit.
Kryeministrat kanë takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën diskutuan po ashtu për veriun, duke shtyrë përpara kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës.
Ata po qëndrojnë në Kosovë pas vizitës në Serbi, ku po ashtu u diskutua për hapat tutje për deeskalim të situatës në veri të Kosovës.
Kryeministrat do të takojnë edhe organizatat joqeveritare.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor... -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025












