Kosova
Kryetari i Zubin Potokut preferon dorëheqjen e të gjithë kryetarëve shqiptarë në veri
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka reaguar pas Udhëzimit Administrativ të MAPL-së, që nis procedurat e largimit të kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore.
Ai u shpreh se nuk e preferon këtë metodë dhe thotë se do të jetë i pasuksesshëm.
“Mund të jetë e pasuksesshme dhe mendoj që është pak e komplikuar, ndonëse nuk kam shumë njohuri procedurale se si mund të ndodhë kjo. Mirëpo, mendoj që është një proces që mund të jetë proceduralisht më i gjatë por në rrethanat e tanishme, mund të jetë edhe ajo që të mos ketë sukses. Unë s’do ta preferoja këtë rrugë”, tha Zeqiri për KlanKosova.
Sipas tij, zgjidhja më e mirë për zgjedhje është dakordimi me të gjithë kryetarët e tjerë për dorëheqje.
“Ma merr mendja se do të ishte një proces më pak i komplikuar, por edhe ky proces duhet të ketë premisa që në një palë zgjedhjeve që do të futen komunat veriore, të gjithë qytetarët t’i përgjigjen zgjedhjeve. Nëse kemi situata të bojkotit, nuk e di pse do të duhej të futeshim përsëri në zgjedhje, pasi do të komplikohej edhe më tepër situata. Dorëheqje duhet të japin ose të gjithë kryetarët e veriut ose asnjë, pasi specifikat janë të njëjta. Nëse po duhet të futen të gjitha komunat në zgjedhje, atëherë duhet një dakordim, por jo vetëm një kryetar. Do të ishte një proces më i lehtë”, tha Zeqiri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? Mbi tre të katërtat e të anketuarve dyshojnë se Zvicra është e përgatitur si duhet për... -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku












