Kosova
Hagë: Refuzohen pesë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Pjetër Shalës
Në konferencën përgatitore që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues ka refuzuar pesë dëshmitarë që mbrojtja kishte parashikuar për të dhënë dëshmi në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu, trupi gjykues ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë një listë të përditësuar të dëshmitarëve deri më 29 gusht.
“Mbrojtja ka thënë se i duhen 48.5 orë për të marrë në pyetje dëshmitarët e saj, pas heqjes nga lista e pesë dëshmitarëve, trupi gjykues konstaton se është e përshtatshme të jepen 40.5 për mbrojtjen për paraqitjen e provave të veta. Kjo nuk cenon faktin që turpi gjykues të rishikojë kohën e dhënë”, ka thënë kryegjykatësja Mappie Veldt Foglia.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










