Stacioni i trenit në Cyrih ofron “përvojën më të mirë premium” për udhëtarët

Stacioni qendror i trenit në Cyrih është renditur si më i miri në botë për “përvojë premium” për udhëtarët, sipas një vlerësimi të ri që ka përfshirë 40 stacione hekurudhore në nivel global, përcjell albinfo.ch.

Renditja është realizuar nga një kompani britanike e sigurimeve të udhëtimeve, e cila ka vlerësuar stacionet bazuar në disa kritere, përfshirë qasjen në lounge, ofertën e ushqimit, mundësitë e blerjeve dhe afërsinë me hotele luksoze.

Sipas raportit, Zürich Hauptbahnhof ka marrë pikët më të larta, duke u veçuar si një stacion që nuk shërben vetëm për transport, por edhe për një përvojë të plotë dhe cilësore për udhëtarët.

“Ka ndërtuar një reputacion jo vetëm për madhësinë dhe efikasitetin, por edhe për cilësinë e përvojës që u ofron pasagjerëve që kalojnë përmes tij,” thuhet në vlerësim.

Stacioni qendror i Cyrihut mbetet një nga nyjet më të rëndësishme hekurudhore në Evropë, duke kombinuar funksionalitetin me shërbime të nivelit të lartë. /Albinfo.ch

Alarm në Zvicër, paraqitet rasti i parë me Hantavirus

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius.

Pasagjeri i ishte përgjigjur një e-mail nga kompania që menaxhonte anijen, e cila i informonte pasagjerët për incidentin shëndetësor, dhe ishte paraqitur në një spital në Cyrih të Zvicrës, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë edhe autoritetet franceze njoftuan se u identifikua një pacient i cili nuk ishte në anijen MV Hondius, e cila është në karantinë, por ishte në të njëjtin fluturim me një nga pasagjerët, transmeton albinfo.ch.

Në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (RND), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po punon me vendet përkatëse për të mbështetur gjurmimin ndërkombëtar të kontakteve për të siguruar që ata që mund të jenë ekspozuar të monitorohen dhe për të kufizuar çdo përhapje të mëtejshme të sëmundjes.

Në përputhje me rregulloret ndërkombëtare shëndetësore, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur bashkëpunimin me vendet e përfshira për të gjurmuar kontaktet e mundshme dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Analizat laboratorike kanë konfirmuar se bëhet fjalë për hantavirus të tipit Ande, një variant më agresiv i njohur për raste të rënda të sëmundjes.

Konfirmimi është bërë nga institucione si Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive në Afrikën e Jugut dhe Spitalet Universitare të Gjenevës në Zvicër, me mbështetjen e laboratorëve ndërkombëtarë në Senegal dhe Argjentinë. Deri më 6 maj janë raportuar gjithsej 8 raste të dyshuara, nga të cilat 3 janë konfirmuar me analiza laboratorike.

OBSH thekson se do të vijojë monitorimin e situatës dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse, për të garantuar informimin dhe sigurinë e pasagjerëve, ekuipazhit dhe kontakteve të mundshme, si dhe për të kufizuar çdo rrezik të përhapjes së mëtejshme të virusit.

Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar me postë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor, transmeton albinfo.ch.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti tha se po përballet me pengesa në punën e tij dhe se kundërshtarët politikë, sipas tij, “nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor”.

Ai theksoi se procesi i regjistrimit të diasporës për të votuar është shumë i rëndësishëm, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij janë “në rrugë të drejtë” dhe nuk do të ndalen së punuari.

“Të vetmen përgjigje ndaj votës qytetare, opozita e kishte bllokadën”, tha Kurti në deklaratën e tij.

Ai gjithashtu u shpreh se janë bërë përpjekje për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke thënë se janë ofruar disa zgjidhje politike për stabilitet institucional.

“Provuam gjithçka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje. Refuzim se refuzim”, deklaroi ai.

Në fund, Albin Kurti u bëri thirrje mërgimtarëve që të mos humbin kohë dhe të regjistrohen sa më shpejt për të votuar me postë, duke i inkurajuar gjithashtu që të nxisin edhe familjarët dhe miqtë e tyre të marrin pjesë në procesin zgjedhor./Albinfo.ch

VIDEO

https://www.facebook.com/watch/?v=1470324023987734

Regjistrohuni për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se nga sot fillon periudha e regjistrimit për diasporën.

Regjistrimi do të jetë nga sot deri më 17 maj, transmeton albinfo.ch.

Zgjedhjet e Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 7 qershor.

👉 Regjistrohu:

https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

  • Përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë

ℹ️ Për më shumë informacione:

📱 WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61

Më 9 maj finalja e Superkupës së Diasporës

Finalja e madhe e Superkupës së Diasporës për vitin 2026 do të zhvillohet ndërmjet FC Kosova Genève dhe FC Prishtina.

Data: E shtunë, 9 maj 2026

Ora: 16:30

Vendi: Stade des Arbères, Meyrin (Gjenevë, Zvicër)

Kjo ndeshje konsiderohet një moment historik për komunitetin shqiptar në Gjenevë dhe si një urë lidhëse ndërmjet futbollit të diasporës dhe atij të Kosovës.

FC Kosova Gjenevë arriti në finale pasi fitoi Kupën e Diasporës kundër FC Kosova Düsseldorf, transmeton albinfo.ch.

Biletat:LINKU

Burri i veshur si kalë përballet me akuzë për keqtrajtim të kafshëve në Cyrih

Një burrë 37-vjeçar në zonën rurale të Cyrih është përballur me akuza për keqtrajtim të kafshëve, pasi një veprim i tij i konsideruar si shaka përfundoi me pasoja serioze për kuajt në një livadh, transmeton albinfo.ch.

Sipas mediave zvicerane, i maskuar me një kostum kali, ai ka kërcyer dhe ka vrapuar në një fushë ku po kullosnin kuaj të vërtetë, me qëllim që të bënte përshtypje para miqve të tij.

Veprimet e tij kanë shkaktuar panik te kafshët, ndërsa një prej kuajve ka pësuar lëndime të rënda gjatë incidentit.

Autoritetet e kanë dënuar burrin për keqtrajtim të kafshëve dhe i kanë vendosur një gjobë prej 2,400 frangash zvicerane, sipas mediave lokale të martën.

Rasti është përdorur nga autoritetet si paralajmërim për sjellje të papërgjegjshme ndaj kafshëve, me shpresën që i dënuari të mos përsërisë më veprime të ngjashme në të ardhmen./Albinfo.ch

Gjeneva shqyrton mbylljen e disa pikave kufitare gjatë samitit të Group of Seven

Autoritetet në kantonin e Gjenevës po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të kontrolleve kufitare apo mbylljes së disa pikave të kalimit gjatë muajit të ardhshëm, në prag të samitit të Group of Seven, përcjell albinfo.ch.

Samiti i vendeve të G7 do të mbahet nga 15 deri më 17 qershor në Evian të France, një qytet që ndodhet rreth 45 kilometra larg nga Gjeneva.

Shefja e policisë së kantonit, Monica Bonfanti, ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e rikthimit të kontrolleve kufitare ose mbylljes së disa prej 34 pikave të kalimit, si masë sigurie gjatë samitit.

Kjo masë po merret në konsideratë edhe për shkak të protestave kundër G7 që pritet të organizohen në Gjenevë. Autoritetet po vlerësojnë nëse demonstratat do të lejohen, kufizohen apo ndalohen.

Policia ka bërë të ditur se është duke u përgatitur për disa lloje kërcënimesh të mundshme – nga sulmet kibernetike deri te trazirat në rrugë. Për këtë arsye, forcat e sigurisë në Gjenevë do të përforcohen edhe me njësi policore nga kantone të tjera të Zvicrës./Albinfo.ch

Specialja zgjat afatin për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Kosovo Specialist Chambers në Hague kanë konfirmuar zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit në gjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, paneli gjyqësor ka vendosur që afati për shpalljen e vendimit të zgjatet edhe për 60 ditë, deri më 20 korrik 2026, për shkak të kompleksitetit të rastit.

Megjithatë, është theksuar se kjo datë nuk përbën ditën e shpalljes së aktgjykimit, por vetëm kufirin e afatit të ri të përcaktuar nga gjykata.
“Paneli Gjyqësor ka nxjerrë një vendim për zgjatjen e afatit për shpalljen e Aktgjykimit të Gjykimit edhe për 60 ditë të tjera, deri të hënën, më 20 korrik 2026, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Kjo datë nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por vetëm data që përcakton afatin e zgjatur”, thuhet në njoftim. Sipas gjykatës, nëse një zgjatje tjetër do të konsiderohet e domosdoshme, paneli do të nxjerrë një urdhër të ri në kohën e duhur.

Të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare para trupit gjykues më 18 shkurt, duke deklaruar edhe një herë se janë të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj katërshes së ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pothuajse tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara. Procesi gjyqësor ka përfshirë dëgjimin e dhjetëra dëshmitarëve dhe paraqitjen e një numri të madh provash nga palët në procedurë.

Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar diasporës me një video-mesazh lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 7 qershor, përcjell albinfo.ch.

Në mesazhin e saj, ajo u bëri thirrje mërgimtarëve që të vijnë në Kosovë për të votuar ose të regjistrohen për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar se diaspora ka qenë gjithmonë pranë vendit në momentet më të rëndësishme.

“E keni dëshmuar në të kaluarën, e po e dëshmoni edhe sot – ju asnjëherë nuk e latë Kosovën vet. Edhe tani, atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj dhe për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë ose regjistrohuni për të votuar”, tha Osmani.

Ajo theksoi se gjatë pesë viteve të saj në Presidencë, takimet me mërgatën kanë qenë ndër momentet më të veçanta të angazhimit të saj politik. Sipas saj, diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm në periudhat më të vështira të vendit, duke mbajtur gjallë shpresën dhe duke kontribuar në ringritjen e shtetit.

Në fund të mesazhit, Osmani rikujtoi edhe rëndësinë e përfshirjes së diasporës në vendimmarrje, duke theksuar se sa më afër të jetë mërgata me proceset politike, aq më e fortë do të jetë Kosova.

“Sa më afër e kemi mërgatën në çdo vendim, aq më e fortë do të jetë Kosova. Kosovën e kemi të përbashkët, pavarësisht se ku jetojmë. Regjistrohuni, votoni dhe ndikoni”, përfundoi ajo mesazhin e saj./Albinfo.ch

Video

Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë

Njëri ndër librat më kërkuar në panairin e fundit të librit në Tiranë vjen edhe në Vjenë. Autorja e kësaj përmbledhje me poezi, që mban një titull me simbolikë shumëdimensionale, Gabriela Mujaj, e cila edhe vetë, tash e sa vite, jeton dhe studion në kryeqytetin e Austrisë, do të prezantohet para publikut artdashës shqiptar të premten, me 8 maj 2026 duke nisur nga ora 19:00.

Ky libër u editua nga shtëpia botuese Onufri, njëra ndër më prestigjiozet në Shqipëri, botuese e veprave të Kadaresë. Ky fakt i bën nder jo vetëm autores por edhe Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Mosiu’’, anëtare e së cilës ajo është. Redaktimin e librit e ka bërë shkrimtari shkodran Stefan Çapaliku, i cili ka shkruar edhe parathënien. Libri ka 99 poezi të shkruara në dialektin gegë.

Në një bashkëbisedim me Anton Markun autorja do të shpalosë gamën e saj krijuese duke filluar nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Për të interpretuar disa poezi të përzgjedhura nga ky vëllim enkas nga Shqipëria do të vijnë shkrimtaret Fatmira Loci dhe Jonida Çuko. Për pjesën muzikore do të përkujdeset sopranoja Gesu Zefi, përcjellë në piano nga Vlora Melchard.

Aktiviteti do të zhvillohet në Musikquartier në adresën: Mariahilfer Straße 51, 1060 Wien.

Me këtë eveniment kulturor Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Mosiu’’ vazhdon serinë e ngjarjeve të ngjashme, të cilat ajo ka filluar t’i organizojë kohëve të fundit, që janë prezantime dhe bashkëbisedime me krijuesit qoftë nga Austria, Shqipëria, Kosova apo vendet tjera. Në shtator të vitit të kaluar mysafirë ishte përkthyesja dhe shkrimtarja austriake Andrea Grill, në nëntor krijuesit Primo Shllaku dhe Vlora Ademi, ndërsa në shkurt të këtij viti poetja Blerina Rogova-Gaxha dhe dramaturgu Emin Emini./Albinfo.at

 

FSK pjesë e panairit më të madh të mbrojtjes në Stamboll

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes “SAHA Expo 2026”, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë, përcjell albinfo.ch.

I shoqëruar nga një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Jashari ka marrë pjesë fillimisht në ceremoninë zyrtare të hapjes së këtij eventi, i cili konsiderohet një nga më të rëndësishmit në industrinë globale të mbrojtjes.

Gjatë vizitës, ai ka zhvilluar takime me përfaqësues dhe drejtues të institucioneve të mbrojtjes dhe forcave të armatosura të Turqisë. Në këto takime, Jashari ka prezantuar objektivat e FSK-së për zhvillim dhe modernizim, si dhe ka diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha si trajnimet, stërvitjet dhe pajisjet ushtarake.

Delegacioni i FSK-së ka pasur gjithashtu mundësinë të njihet nga afër me zhvillimet më të fundit teknologjike në industrinë e mbrojtjes dhe të zhvillojë takime me prodhues të ndryshëm, me synim forcimin e kapaciteteve ushtarake.

Pjesëmarrja në “SAHA Expo 2026” vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e aftësive moderne të FSK-së në përballimin e sfidave të sigurisë./Albinfo.ch.

Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme

Deputeti në Parlamentin Federal të Zvicrës, Arbër Bullakaj, ka ndarë përvojën e tij nga java e parë në detyrë, duke e cilësuar si një periudhë intensive, por edhe me takime e zhvillime të rëndësishme politike, transmeton albinfo.ch.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Bullakaj ka theksuar se javën e parë e ka nisur me betimin dhe menjëherë ka hyrë në punën parlamentare, përfshirë votimet për iniciativën për demokracinë dhe çështje që lidhen me iniciativën për kujdesin shëndetësor.

“Ka qenë jashtëzakonisht intensive, por edhe plot takime të mira. Grupi parlamentar i SP-së më ka pritur shumë ngrohtësisht,” ka deklaruar ai.

Sipas tij, realiteti politik në Zvicër tregon se shumë propozime bllokohen nga shumica SVP-FDP-Qendra, ndërsa thekson rëndësinë e angazhimit për më shumë drejtësi sociale, demokraci dhe një sistem më të drejtë të shtetësisë.

“Do t’ju informoj pas çdo seance – nga afër, sinqerisht dhe drejtpërdrejt,” ka shtuar Bullakaj.

Ai ka falënderuar gjithashtu qytetarët për mesazhet dhe mbështetjen e marrë gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se ato kanë pasur shumë rëndësi për të në fillimin e mandatit të tij parlamentar./Albinfo.ch

https://www.facebook.com/share/r/1AadeZY6Cs/?mibextid=wwXIfr

Arbër Bullakaj,

Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias

Sot, më 6 maj 2026, Republika e Kosovës merr pjesë zyrtarisht në edicionin e 61-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – Bienalja e Venecias, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë, transmeton albinfo.ch.

Me këtë rast, në Venecia do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Pavilionit të Kosovës, nga ora 16:00 deri në 18:00, e ndjekur nga një pritje zyrtare në ora 18:00. Aktivitetet mbahen në Chiesa di Santa Maria del Pianto.

Mund të jetë art në lidhje me: La Sagrada Familia

Pavijoni i Kosovës këtë vit prezantohet me projektin artistik “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi, i kuruar nga José Esparza Chong Cuy. Projekti trajton tema që lidhen me identitetin, qëndrueshmërinë dhe transformimin shoqëror.

Kosova, përmes kësaj pjesëmarrjeje, forcon praninë e saj në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke sjellë një zë autentik kulturor në një nga platformat më të rëndësishme globale të artit.

Më 7 maj, aktivitetet do të vazhdojnë në Quinto di Treviso, ku në ora 19:00 do të mbahet një bisedë e hapur me Ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe ekipin e Ministrisë, në Sallën e madhe të Famullisë së Quinto di Treviso./Albinfo.ch 

https://www.facebook.com/share/p/1VACQ2xJxp/

Haxhiu thirrje mërgatës: Regjistrohuni dhe merrni pjesë në zgjedhje

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje drejtuar mërgatës që të regjistrohet dhe të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, transmeton albinfo.ch.

Përmes një videoadresimi, Haxhiu theksoi rëndësinë e rolit të diasporës në zhvillimet e Kosovës, duke kujtuar sakrificat dhe kontributin e saj ndër vite.

“Afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit nis sot dhe vazhdon deri më 17 maj. Regjistrohuni për të votuar. Ju keni qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë munduar t’ju mbajnë larg. Keni punuar dhe keni sakrifikuar për ta ndihmuar atdheun tonë. Keni qenë zëri i Kosovës kudo në botë”, u shpreh Haxhiu.

Ajo i bëri thirrje mërgatës që të vazhdojë kontributin për vendin duke u bërë pjesë aktive e vendimmarrjes.

“Vazhdoni kontributin tuaj për Republikën e Kosovës dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes. Regjistrohuni me kohë. Ndihmoni njëri-tjetrin dhe flisni me familjarët, miqtë dhe të rinjtë që kanë lindur jashtë, por që Kosovën e kanë në zemër”, shtoi ajo.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor. Video/Albinfo.ch

 

Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga sot, më 6 maj, ka nisur zyrtarisht afati për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Afati për aplikim do të mbetet i hapur deri më 17 maj, transmeton albinfo.ch.

Votimi nga diaspora do të mundësohet në dy mënyra: përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike. Votimi me postë do të fillojë më 25 maj dhe do të zgjasë për 12 ditë, deri më 6 qershor. Ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Në zgjedhjet e kaluara të dhjetorit janë regjistruar mbi 70 mijë aplikime nga votuesit jashtë vendit, duke treguar pjesëmarrje të lartë të diasporës në procesin zgjedhor.

Po ashtu, nga sot ka nisur edhe periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, si dhe për konfirmimin apo kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese./Albinfo.ch

Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology”

Katedra e Albanologjisë në Universitetin “Ludwig-Maximilian” të Mynihut ka nisur një seri të re ligjëratash online me titullin “Global Voices in Albanology”, një nismë akademike që synon të promovojë kërkime bashkëkohore dhe të sjellë në vëmendje zëra të rëndësishëm të albanologjisë ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Seria do të zhvillohet në format online dhe do të përfshijë ligjërues të njohur nga fusha të ndryshme studimore, me qëllim zgjerimin e dialogut shkencor dhe nxitjen e diskutimeve ndërdisiplinore, si brenda komunitetit akademik ashtu edhe me publikun e interesuar.

Ligjërata e parë në kuadër të kësaj serie do të mbahet nga Marek Majer, studiues në Universitetin e Łódź-it. Tema e ligjëratës së tij titullohet:

“Linguistic and cultural insights into Albanian etymology: On the origins of the words ‘motër’ dhe ‘kra(j)l’”,

dhe trajton çështje të rëndësishme të etimologjisë së gjuhës shqipe, duke ofruar këndvështrime të reja shkencore mbi origjinën e këtyre dy fjalëve.

Nisma “Global Voices in Albanology” pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe për fuqizimin e studimeve albanologjike në nivel ndërkombëtar./Albinfo.ch

Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë

Midis barokut, identitetit, qëndrueshmërisë dhe lirisë, rrugëtimi artistik i Dioklea Hoxhës shndërrohet në një rrëfim të thellë përkatësie, studimi dhe rilindjeje. Ajo është një artiste që nuk e sheh artin vetëm si formë shprehjeje, por si një mënyrë për të komunikuar me historinë, kujtesën dhe shpirtin e vendit prej nga vjen, transmeton albinfo.ch.

Dioklea Hoxha mbart një emër që tingëllon si histori më vete. Nuk është një emër i zakonshëm, por një simbol që lidhet me rrënjët e lashta ilire dhe me një trashëgimi që shtrihet përtej kohës. Vetë ajo e pranon se ky emër nuk ka qenë kurrë një barrë për të, por një pjesë e natyrshme e identitetit të saj, sikur të ishte një e vërtetë e njohur që në fillim.

Pas këtij emri që ngjall kureshtje, qëndron figura e të atit – një baba skulptor dhe pedagog në Universitetin e Prishtinës, i lidhur ngushtë me artin dhe kujtesën historike të Kosovës. Në zgjedhjen e tij për ta quajtur kështu, duket se ishte fshehur që në fillim një mesazh i qartë: përkatësia nuk është vetëm vendlindje, por përgjegjësi dhe vazhdimësi.

Përtej emrit publik, në traditën familjare ekziston edhe një kuptim më intim, një domethënie e ruajtur si një pëshpëritje e trashëguar: “gjej të mirën”. Ky interpretim, ndoshta, shpjegon më së miri natyrën e Diokleas – një grua që kalon përmes kompleksitetit dhe sfidave pa e humbur dritën e brendshme, që e njeh dhimbjen, por nuk lejon që ajo të jetë gjuha e vetme e shpirtit dhe krijimtarisë së saj.

Në këtë mënyrë, Kosova për Dioklea Hoxhën shndërrohet në një lahutë: një instrument kujtese dhe zëri, që vazhdon të këndojë përmes artit të saj./Albinfo.ch

Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”

Në mbrëmjen më të madhe të modës në botë, Met Gala, nuk mungoi as Mira Murati. Themeluesja e kompanisë “Thinking Machines” dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, ishte pjesë e eventit prestigjioz të këtij viti, i cili u mbajt nën temën “Arti i Kostumit” dhe mblodhi figura të njohura nga moda, arti dhe showbiz-i ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch.

Murati u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi elegant, të mbuluar me gurë të verdhë, ndërsa dekolteja në formë V i dha pamjes një stil të veçantë dhe modern.

Kjo nuk është hera e parë që Mira Murati merr pjesë në Met Gala. Ajo ishte e pranishme edhe në vitin 2024, kur u paraqit me një fustan të Christian Dior të vitit 1951, duke tërhequr vëmendje me zgjedhjen e saj klasike dhe të rafinuar./Albinfo.ch

Mira Murati

Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale

Një tjetër arritje e rëndësishme akademike vjen nga diaspora shqiptare në Gjermani. Studiuesi shqiptar Petrit Rama ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin Teknik të Kaiserslautern-it (RPTU), duke shënuar sukses në një nga fushat më të avancuara të teknologjisë moderne – inteligjenca artificiale dhe vozitja autonome, transmeton albinfo.ch.

Disertacioni i tij shkencor trajton temën e parashikimit të manovrave dhe ndërrimit të korsisë në automjetet autonome, duke u bazuar në arkitektura të avancuara të mësimit të thellë (deep learning) dhe në përpunimin e të dhënave multimodale.

Sipas komisionit vlerësues, puna e Ramës paraqet një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe rritjen e saktësisë së vendimmarrjes në sistemet inteligjente të transportit, duke ndihmuar zhvillimin e teknologjive që synojnë automatizimin e plotë të drejtimit të automjeteve.

Për nivelin e lartë shkencor dhe prezantimin e suksesshëm të punimit, komisioni akademik e vlerësoi doktoraturën me notën maksimale “summa cum laude”, një nga vlerësimet më të larta që jepet në sistemin universitar gjerman.

Profesori Blerim Rexha, pjesë e komisionit vlerësues, e cilësoi këtë arritje si një moment krenarie dhe një dëshmi të potencialit të lartë të studiuesve shqiptarë në fushat bashkëkohore të shkencës dhe teknologjisë./Albinfo.ch

 

 

 

 

Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune

Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund të vitit 2028 fabrikën e saj të prodhimit në qytetin Wehr të Gjermanisë. Si pasojë e këtij vendimi, rreth 220 vende pune do të eliminohen.

Në këtë fabrikë prodhohen tableta dhe kapsula për disa nga produktet ekzistuese të kompanisë. Sipas Novartis, vendi i prodhimit nuk është më konkurrues. “Objekti nuk është më konkurrues,” thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë.

Anëtari i bordit ekzekutiv të Novartis, Steffen Lang, ka theksuar se kompania është e vetëdijshme për pasigurinë që ky vendim sjell për punonjësit në Wehr. “Ne jemi të vetëdijshëm për pasigurinë që ky njoftim sjell për kolegët tanë në këtë vend,” u shpreh ai.

Kompania ka bërë të ditur se do të nisë një proces konsultimi me përfaqësuesit e punonjësve dhe sindikatat përkatëse. Novartis gjithashtu ka premtuar se ndryshimet do të zbatohen në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe në bashkëpunim të ngushtë me këshillin e punëtorëve, duke siguruar një qasje sociale ndaj procesit të ristrukturimit.

Nga ana tjetër, Novartis po planifikon zgjerim në një tjetër pjesë të Gjermanisë. Në Halle (Saksoni-Anhalt), kompania është duke ndërtuar një fabrikë të re për terapi me radioligandë, me një investim prej rreth 35 milionë euro. Ky objekt pritet të fillojë punën në vitin 2027.

Mbyllja e fabrikës në Wehr shënon një tjetër hap të ristrukturimit të operacioneve të kompanisë në Evropë, në kuadër të përpjekjeve për uljen e kostove dhe optimizimin e prodhimit.

Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë

Inflacioni në Zvicër u rrit më tej në muajin prill, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe qirave, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Norma vjetore e inflacionit arriti në 0.6%, duke shënuar një rritje të qartë krahasuar me 0.3% në mars dhe 0.1% në shkurt. Kjo është niveli më i lartë i regjistruar që nga dhjetori 2024.

Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit me 0.3%.

Karburantet dhe qiratë në rritje

Rritja e inflacionit u ndikua kryesisht nga:

Qiratë: +1.4% në baza vjetore, duke vazhduar presionin mbi buxhetet familjare

Benzina: +8.8%

Nafta dizel: +19.3%

Nafta për ngrohje: +35.5%

Po ashtu u shtrenjtuan edhe shërbimet e udhëtimeve ndërkombëtare:

Biletat ajrore: +5.6%

Paketat turistike: +5.4%

Ndërkohë, disa çmime ranë, përfshirë:

Qiraja e makinave dhe car sharing: -17.7%

Ushqimet dhe pijet joalkoolike: -0.8%

Shëndetësia: -0.2%

Zvicra më e qëndrueshme se eurozona

Inflacioni në Zvicër mbetet dukshëm më i ulët se në eurozonë, ku në prill arriti në 3%. Sipas analistëve, kjo lidhet edhe me forcën e frangut zviceran, i cili ul ndikimin e importeve të shtrenjta.

Për vitin në tërësi, ekonomistët parashikojnë një rritje të lehtë të çmimeve mes 0.5% dhe 0.9%, ndërsa inflacioni bazë (pa ushqime dhe energji) ra në 0.3%.

A mund të rriten normat e interesit?

Rritja e inflacionit ka shtuar pritshmëritë në tregjet financiare se Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) mund të shqyrtojë një rritje të normës bazë të interesit në muajt e ardhshëm.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se inflacioni ende mbetet brenda objektivit të SNB-së (0%–2%), që konsiderohet stabilitet çmimesh.

Sipas ekonomistëve, ndërhyrja e menjëhershme nuk është e domosdoshme, por një shtrëngim i politikës monetare në gjysmën e dytë të vitit nuk mund të përjashtohet.