Feja
Dhjetë akte guximi të muslimanëve lexohen publikisht në Gjenevë
Një ceremoni komemorative organizohet të mërkurën në kujtim të viktimave të Holokaustit
Gjeneva organizon për të parën herë një ceremoni ndërkomunitare në nderim të atyre që mbrojtën personat e persekutuar gjatë Shoah-së. Ky organizim është bërë nga një OJQ amerikane I Am Your Protector ( Jam mbrojtësi yt)dhe zhvillohet njëkohësisht në New York, Washington dhe Tiranë. Presidentja e IAYP në Zvicër, Albana Krasniqi Malaj, drejtoreshë e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë dhe anëtare e Komisionit Federal për Migracione në Bernë, flet për një mesazh aktual.
Si do të zhvillohet aksioni juaj ?
Eshtë një formë e re për të përkujtuar Shoah- në. Të mërkurën, nga ora 18.00, në Place du Molard, do të bëjmë lexime të dhjetë akteve të guximit të mbrojtësve të viktimave gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos të atyre muslimanëve të panjohur. Ka sot aq shumë paragjykime mbi muslimanët sa është e rëndësishme të përkujtohen aksionet e tyre pozitive përgjatë historisë. Në vazhdimësi të këtij aktiviteti, në shtator, do të hapet një ekspozitë në fushën e Plainpalais, që paraqet në mënyrë të mahnitëshme foto nga Shqipëria e gjetkë, të luftës së dytë botërore por edhe të ditëve tona.
Kjo ekspozitë është paraqitur tashmë në New York.
C’farë mesazhi doni të përcillni permes këtij aktiviteti ?
Ceremonia ndërkomunitare organizohet të mërkurën me Rabinin François Garaï, Hafid Ouardiri , drejtor i Fondacionit të Njohjes së Ndërsjelltë, Marie Cenec, presidente e Appel Spirituel de Genève dhe Dani Laurence, ideatore e IAYP. Mesazhi nuk është as politik e as fetar por njerëzor. Ajo shkon përtej një ceremonie të thjeshtë komemorative. Ajo i drejtohet si atyre që sot hapin dyert migrantëve me zemër dhe edhe me frikë, ashtu si edhe migrantëve që zbulojnë një vend të ri në kushte të reja. Secili mban një përgjegjësi. Mund të tregojmë se është e mundëshme të jetojmë së bashku pa urrejtje.
A do të shkoni më tutje se ky komemoracion ?
Sigurisht. Sot, ne jemi gjithkund dëshmitarë të dhunës, si në vendet në konflikt ashtu edhe në ato jashtë konfliktit. Koncepti i urrejtjes duhet të zhbëhet përmes shembujve pozitivë të jetesës në harmoni. Duhet të ndryshojmë pikëpamjen që kemi mbi tjetrin, që është i ndryshëm nga ngjyra e lëkurës, feja apo orientimi seksual.
Shkrim i botuar në gazetën ” Tribune de Genève”
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)