Kosova
Gjendje e rëndë e refugjatëve gjatë kalimit në Ballkan
Federata e Kryqit të Kuq ashtu edhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe, IFRC i janë drejtuar me një apel qeverive të vendeve të Ballkanit dhe Mesdheut. Nga to kërkojnë që të përmirësojnë kushtet për shpëtimin e migrantëve, shkruan DW.
“Ne nuk mund ta injorojmë tragjedinë e të humburve, dhimbjen e papërshkruar dhe rastet e të pamënjanueshme të vdekjeve”, është shprehur Ezekiel Simperingham nga Federata, përgjegjëse për migracionin, përcjellë albinfo.ch.
Tutje thuhet që duhet të sigurohet mbështetja e nevojshme për migrantët. “Të gjitha vendet duhet që me një plan të koordinuar, integrativ dhe jo diskriminus të sigurojnë mbështetjen e nevojshme humanitare për njerëzit që marrin udhën e migrimit”, citon agjencia e lajmeve dpa, Simperingham, përcjellë albinfo.ch.
Kryqi i Kuq ka qindra pika trajtimi të refugjatëve në disa vende në Ballkan, në Bosnje, Kroaci, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Slloveni për të furnizuar me ndihmë të parë humanitare refugjatët, ku jepen ushqime, ilaçe dhe artikuj higjiene. Ekipe mobile përveç kësaj lëvizin në rajone të vështira për të ofruar ndihmë për njerëzit që shpesh gjenden në situatë të mjerueshme, shkruan DW.
Vetëm të enjten u shpëtuan 29 vetë, që ndodheshin në një gomone të vogël në Mesdhe.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër










