Kosova
Gjermania, në prag të dërgimit të trupave shtesë në Kosovë
Gjermania është në prag të dërgimit të trupave shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, përcjell albinfo.ch.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.
“Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia [Tanner], ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual [parlamentar] që t’i lehtësohet barra Austrisë”, tha ai për gazetarët pas takimit me homologët e tij nga Austria dhe Zvicra në Bernë.
Pasi në fund të majit tensionet në veri të Kosovës u rritën, NATO angazhoi 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.
Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë 70 trupa gjermane.
Që nga fundi i majit, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Ata po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Që nga ajo kohë, në veri janë shënuar disa incidente me shok-bomba dhe granata dore si dhe më 29 maj në Zveçan protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it. Nga këto përleshje kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.
Ambasada gjermane në Prishtinë më 6 korrik konfirmoi se ka ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara, shkaku i mospërmbushjes së kërkesave të BE-së.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











