Koronavirusi: çast pas çasti

Histori prekëse: 51 vjet martesë, “i ndau” koronavirusi për 6 minuta

Ata ishin infektuar me koronavirus më 15 mars dhe nuk arritën të shpëtojnë

Të pandashëm gjatë 51 vjetëve martesë, derisa koronavirusi i ndau.

Kjo është historia e dhimbshme e një çifti nga Florida, që humbi luftën me Covid-19.

Ata ndërruan jetë pranë njëri-tjetrit, për gjashtë minuta, ndonëse sipas birit të tyre, dukej se do ta tejkalojnë edhe këtë vështirësi.

Stewart Baker, 74 vjeç, dhe Adrian Baker, 72, ishin të shëndetshëm, para se më 15 mars të infektoheshin me koronavirus.

Stewarti u godit më rëndë nga COVID-19, ndaj u dërgua në spital, kurse Adrian kishte simptoma më të lehta dhe për këtë arsye kishte qëndruar në shtëpi, transmeton TCH.

Por kur e kuptoi se gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar, ishte dërguar në repartin e kujdesi intensiv, vendosi të shkojë në spital, por aty edhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Lajmin për vdekjen e tyre e dha i biri i dyshes, Buddy Baker, i cili pranoi se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë dhe se duhet bërë zgjedhja e duhur, të qëndrojnë të gjithë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, përcjell albinfo.ch.