Maqedonia
Ministria e Shëndetësisë e shqetësuar për ikjen e mjekëve drejt Gjermanisë
Të dhënat e fundit të Odës së Mjekëve kanë treguar se nga 220 studentë të mjekësisë të cilët diplomojnë, 173 prej tyre kërkojnë të punojnë në shtete e Bashkimit Evropian
Largimi i mjekëve të rinj dhe personelit mjekësorë nga Maqedonia, zgjoi nga gjumi Ministrinë e Shëndetësisë të Maqedonisë, e cila zotohet se do të ndërmarrë masa konkrete për uljen e numrit të kuadrit mjekësor që synon largimin nga vendi.
Këto masa i prezantoi vet Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce një ditë pasi “Alsat” njoftoi për një interesim shumë të lartë të mjekëve dhe infermierëve të diplomuar që janë të interesuar të punojnë në shtetet e Evropës, veçanërisht në Gjermani. Një ndër masat me konkrete sipas ministrit do të jetë rritja e pagave, përcjell albinfo.ch.
“Ajo çfarë tani veçse kemi filluar ta bëjmë është që kemi rritur kujdestarinë, me të vërtetë çmimet për mundin në ndërrimin e natës që i merrnin edhe mjekët edhe infermieret ishin qesharake. Të gjitha të hollat do t’i investojmë në mjekët dhe infermieret tona për pagat e tyre. Si hap I ardhshëm do të jetë rritja e pagave nga muaji shtator. të investojmë pikërisht në të punësuarit në shëndetësi. Punësime të reja sipas një harte të saktë të institucioneve të shëndetësisë në vendin tonë. Në fillim të verës ose në vjeshtë do të ketë numër të madh të punësimeve edhe të mjekëve edhe të infermiereve – tha Venko Filipce, Ministër i shëndetësisë.
Një numër i madh i mjekëve dhe infermierëve të diplomuar tashmë me vite janë të pakënaqur nga kushtet, nga paga por edhe nga respekti i cili nuk ekziston më ndaj mantelit të bardhë.
“Jam i interesuar që të shkojë në Gjermani, kam kryer shkollën e infermierisë. Kam konkurruar në shumë vende por s’ka pas. Tre vite kam që kam diplomuar. Për kushte më të mira po shkoj. Në Gjermani është jeta më e mirë, kushtet janë më të mira. Këtu nuk kemi kushte, rroga është e dobët për atë kemi vendosur të shkojmë”, deklaroi Fatlum Memishi, mjek i diplomuar.
Nga viti në vit sa vjen e rritet numri i mjekëve dhe infermierëve të cilët lëshojnë vendin. Nga ana tjetër shumë mjekë të diplomuar nuk gjejnë punë krahas nevojës së madhe.
Të dhënat e fundit të Odës së Mjekëve kanë treguar se nga 220 studentë të mjekësisë të cilët diplomojnë, 173 prej tyre kërkojnë të punojnë në shtete e Bashkimit Evropian. Pavarësisht këtij alarmi, sistemi shëndetësor assesi të zbatojë reforma thelbësore.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)