Lajme
Pas pranimit në UEFA, një stadium i ri në Prishtinë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, kërkojnë ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet. Thaçi shprehet i lumtur me pranimin në UEFA
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri janë dakorduar të premten që sa më shpejt që është e mundur të nisë ndërtimi i një stadiumi të ri të futbollit që do t’u mundësonte ekipeve kosovare dhe kombëtares lojëra në UEFA.
Sipas presidentit Thaçi, ndërtimi i një stadiumi është interes nacional dhe për këtë tashmë ekziston një mbështetje dhe konsensus politik dhe mbarëshoqëror.
“Duhet filluar me ndërtimin e stadiumit të ri, edhe nga ana ime, kjo përkrahje do të rritet çdo ditë e më shumë. E di se ekziston një konsensus i plotë i të gjithëve në Kosovë për ndërtimin e këtij stadiumi”, ka shtuar ai.
Këto deklarata presidenti kosovar i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri pas pranimit në UEFA. Vokrri ia dhuroi presidentit Thaçi një top të futbollit me nënshkrim të tij, i cili mban datën e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.
“Unë dëshiroj të falënderoj edhe një herë presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendën e futbollit kosovar, por edhe më gjerë, Fadil Vokrrin, për punën e tij të jashtëzakonshme që ka bërë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, dhe mbetem me besim të plotë për anëtarësim të shpejt edhe në FIFA”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka theksuar se, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA, sa më shpejt duhet të fillohet me ndërtimin e një stadiumi të ri në kryeqytet, në mënyrë që të krijohen kushte evropiane për talentët kosovarë.
Në anën tjetër, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në emër të bashkëpunëtorëve, të gjitha klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve, personelit teknik dhe administratës, ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen që i ka dhënë FFK-së në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.
“Ju premtoj se ne asnjëherë nuk do të ndalemi. Krahas përpjekjeve të Qeverisë dhe të institucioneve të vendit, që po e potencoj prapë kanë qenë krah i fortë, dhe falë ndihmës së tyre edhe më lehtë e kemi tejkaluar këtë rrugë të vështirë. Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju dëshiroj sukses në punën tuaj”, ka shtuar Vokrri.
Ndryshe, të martën me 28 vota për, Kosova është pranuar nga UEFA- si shteti i 55 i saj. Pro Kosovës kanë votuar 28 shtete, 24 kanë qenë kundër dhe 2 abstenim. Këto vota ia mundësuan Federatës kosovare të Futbollit një fitore të thjeshtë me 50 plus 1 për qind të votave, duke u bërë shteti më i ri i kësaj organizate të futbollit. Me 13 maj pritet të votohet edhe njohja në FIFA.
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit Raporti i ri i Këshillit Federal thekson si rreziqet ashtu edhe përfitimet e iniciativës “Jo për... -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice”














