Bota
Temperaturat e larta në Evropë po tërheqin ajrin e nxehtë
Vala e të nxehtit që aktualisht ka kapluar Francën dhe pjesë të Evropës është shkaktuar nga kombinimi i një të ashtuquajture “pompë nxehtësie” që tërheq ajër të nxehtë nga Afrika dhe Evropa Jugore, dhe një anticikloni relativisht të qëndrueshëm që e përkeqëson situatën.
“Një pikë e ftohtë është vendosur në brigjet e Portugalisë duke tërhequr ajër veçanërisht të nxehtë lart në vend përmes një efekti “pompë nxehtësie”, shpjegon Météo-France.
Një pikë e ftohtë është një xhep ajri shumë i ftohtë i vendosur në lartësi të madhe që lehtëson këtë ngritje të ajrit të nxehtë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Ajo vepron si një fshesë me korrent, duke tërhequr nxehtësi dhe masa ajri të nxehtë që ngrihen nga Afrika e Veriut dhe për këtë arsye e dërgon atë mjaft dhunshëm në vend”, tha Sébastien Léas, një parashikues në Météo-France.
Për më tepër, një anticiklon (një sistem me presion të lartë i shoqëruar me mot me diell dhe të thatë) mbeti relativisht i palëvizshëm, duke krijuar fillimisht një kupolë të theksuar nxehtësie mbi Francën, e cila tani është më pak e dallueshme.
“Presioni i lartë në ajër po e rëndon këtë masë ajri të nxehtë. Dhe kur e kompresoni një masë ajri të nxehtë, (…) e bëni atë edhe më të nxehtë”, shpjegon Léas.
Meteorologët e përshkruajnë këtë si një model “omega”.
“Nëse ndiqni trajektoret e grimcave, ato do të tentojnë të formojnë shkronjën e madhe omega”, shpjegon parashikuesi i motit.
Ky model bllokimi, me masat e ajrit që lëvizin në formë patkoi, ka prekur tashmë Francën në vitet e fundit, veçanërisht gjatë valës së nxehtësisë së qershorit 2025.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











