Kosova
Vrasja në Pejë, një muaj paraburgim për të dyshuarin
Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Urim Hysenin për vrasjen e nënës së tij. Në arsyetimin e vendimit thuhet se masa është marrë duke pasur parasysh se Hyseni ka lejeqëndrim në Gjermani dhe mund të arratiset si dhe duke pasur parasysh që në rastin e tij pritet të dëshmojnë dëshmitarë okular që janë familjarë të të pandehurit ekziston rreziku që po të gjendet në liri do mund të përsërisë veprën ose edhe të ndikojë tek dëshmitarët, përcjellë albinfo.ch.
Pasditen e së premtes një krim i rëndë ndodhi në Pejë. Një 60-vjeçare dyshohet se u vra nga djali i saj. Sipas të dhënave të para të nxjerra nga policia rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, përcjellë albinfo.ch.
Mësohet se i dyshuari privoi nga jeta nënën e tij me mjet të mprehtë, thikë duke i prerë kokën e pastaj kreu edhe aktin kanibalist duke i pirë gjakun, përcjellë albinfo.ch.
I njëjti është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe organet e rendit njoftojnë se kanë siguruar edhe dëshmitarë okular për ngjarjen. Prokuroria tutje ka shtuar se i dyshuari nuk ishte në gjendje të fliste kur është marrë në pyetje. “Kemi dalur së bashku me njësitin e forenzikës në vendin e ngjarjes ku janë mbledhur të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës. Kemi siguruar dëshmitarë okularë. I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje, kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të merret në pyetje. Po ashtu do të vazhdojmë me hetime. Në bazë të të gjitha rrethanave, do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit”, ka thënë prokurorja e rastit, Sahide Gashi, përcjellë albinfo.ch.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 16:00 të së premtes. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër














