Lajme
BE-ja planifikon të aplikojë ndryshime te zona “Schengen” pas pandemisë
Zona e udhëtimit, e njohur si zona “Schengen”, përbëhet nga 26 shtete: 22 anëtare të BE-së dhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia e Zvicra
Bashkimi Evropian ka shpalosur planet për të sjellë ndryshime në zonën evropiane ku udhëtohet pa viza, pas masave mbyllëse që ishin marrë vitin e shkuar për shkak të pandemisë.
Zona e udhëtimit, e njohur si zona “Schengen”, përbëhet nga 26 shtete: 22 anëtare të BE-së dhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia e Zvicra.
Në parim, njerëzit dhe mallrat qarkullojnë lirshëm e pa kontrolle kufitare brenda kësaj zone, por shpërthimi i pandemisë në Itali në shkurtin e shkuar nxiti disa shtete brenda kësaj zone që të kthejnë kontrolle kufitare pa pyetur fare fqinjët e tyre, duke shkaktuar tollovi e bllokada gjithandej Evropës. 19 shtete të “Schengenit” kishin ndërmarrë masa.
Masat vetëm shtuan presionin te kufijtë evropianë, presion që fillimisht u shkaktua nga ardhja e më shumë se një milion emigrantëve më 2015.
Strategjia e re synon “të ngjeshë” kufijtë e jashtëm të Evropës përmes agjencive të kufijve e një hyrjeje digjitale për të përcjellë më mirë kush hyn e kush del nga Evropë.
Komisioni Evropian ka thënë se propozimet përfshijnë sistem të përmirësuar të monitorimit për të ndihmuar rritjen e besimit mes shteteve anëtare.
“Terrorizmi s’do të përfundojë, do të kemi edhe pandemi të tjera, do të kemi sfida të tjera që vijnë. Ajo që kemi nevojë është që të përgatitemi që zona ‘Schengen’ të jetë në dispozicion të përballet dhe adresojë këto sfida, që të sigurojmë qytetarët tanë teksa lëvizin të lirë”, ka thënë Ylva Johansson, Komisionerja për çështje të brendshme e BE-së, në një konferencë për mediat./AP
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Winterthur
Sulm me thikë në Winterthur, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber”, disa të plagosur Sulm i rëndë në stacionin e Winterthurit, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber” gjatë sulmit me thikë... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Mësuesit në Zvicër kërkojnë rregulla të detyrueshme për vapën në klasa -
Shkëmbimi i të dhënave mes shërbimeve policore në qendër të debatit politik në Zvicër -
Gjenevë: Votimi për hapjen e dyqaneve të dielave më 14 qershor














