“VLEN do të jetë kulturë e re politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”

Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në krye të partisë VLEN do të ketë dy kryetarë, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

Në kongresin ku u vendos bashkimi i partive të koalicionit u tha se VLEN u shndërrua në parti të vetme, në shtëpi të përbashkët politike, në forcë që bashkohet rreth një vizioni për të ardhmen, ku vendimmarrja nuk do të varet nga një lider i vetëm.

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, tha se kjo parti do të ndjekë një model të ri funksionimi, duke u distancuar nga mitizimi i liderëve politikë. Modeli që po ndjek VLEN është i ngjashëm me sistemet evropiane, ku fuqia nuk përqendrohet te individi, por te ekipi drejtues, raporton DW, transmeton albinfo.ch.

“VLEN po sjell një frymë të re demokratike në këtë nën qiell duke mos u bazuar te individi, fuqia është te e gjithë udhëheqësia e VLEN-it dhe jo e përqendruar te një individ. Nuk është model që e kemi shpikur, është model që  funksionon me sukses në shtetet evropiane. Për herë të parë pas shumë vitesh shqiptarët po e ndejnë se pesha e votës së tyre, po kthehet në peshë të vërtetë politike, në përfaqësim  të vërtetë, në forcë vendimmarrëse, dhe kjo është arsyeja se pse ky bashkim ka rëndësi historike. Dy kryetarët do ta udhëheqin këtë parti, jo si ndarje, por si balancë, jo si kompromis por si garanci, se askush nuk është mbi vullnetin e përbashkët brenda VLEN-it” , tha bashkëkryetari i posazgjedhur Izet Mexhiti.

VLEN nuk do të jetë thjesht bashkim partish, nëse mbetet vetëm kaq, atëherë nuk kemi bërë asgjë, tha bashkëkryetari tjetër Bilall Kasami. VLEN do të jetë kulturë e re politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të jetë më e qetë, serioze, më institucionale dhe e përgjegjshme ndaj qytetarit. Sipas Bilall Kasamit, shqiptarët nuk kanë nevojë për politikë që jeton nga zënkat, shqiptarët kanë nevojë për politikë që ndërton, planifikon dhe mendon më larg se një mandat.

“Ne besojmë tek familja si vendin e parë ku njeriu mëson besimin, përgjegjësinë dhe dashurinë për tjetrin. Besojmë te puna e ndershme, te njeriu që ngrihet herët për ta mbajtur familjen e vet, te sipërmarrësi që rrezikon, krijon dhe nuk pret gjithçka nga shteti. Besojmë në identitetin tonë, në gjuhën, në kulturën, në besimin dhe në ato vlera shpirtërore që na kanë mbajtur bashkë edhe në kohët kur kemi pasur pak mundësi, por shumë dinjitet. Ne besojmë në një shtet modern, në institucione që funksionojnë, në administratë profesionale, në drejtësi që është e barabartë për të gjithë, jo nënë për dikë e njerkë për dikë tjetër”, tha bashkëkryetari i VLEN Bilall Kasami.

I pranishëm në Kongresin e VLEN-it në Shkup ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Bashkimin e pesë subjekteve politike shqiptare Kurti e vlerësoi si peshë të veçantë politike dhe shoqërore. “Ne jemi mësuar që në politikë shumë shpesh të shohim ndarje, copëtime politike në formacione të reja. Prandaj është shumë më e rrallë dhe domethënëse kur disa subjekte të ndryshme arrijnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik. Kjo përveç se dëshmon përgjegjësinë politike, përbën një model të ri bashkëpunimi për organizmat politikë që veprojnë në rajon”, tha Kurti.

VLEN zgjodhi me shumicën e votash edhe dy nënkryetarët e partisë: Bekim Çoku dhe Mimoza Musa, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm i partisë u zgjodh Bekim Sali.


Rënie e punëve ‘free lancere’ në Shqipëri

Sipas raportit të fundit rajonal “Gigmetar” për vitin 2025, Shqipëria rezulton vendi me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve freelance (profesionistë të lirë online) në platformat upwork, Freelance, Guru etj, nga të gjithë vendet e Rajonit të Europës Juglindore.

Ndërkohë që rajoni në tërësi ka pësuar një tkurrje të lehtë prej 0.7% nga korriku 2024 në maj 2025, Shqipëria regjistron rënien me të madhe prej 5.3% të numrit total të punëtorëve aktivë në platformat kryesore, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.

Ky trend është veçanërisht i dukshëm në platformën Upwork, ku numri i shqiptarëve të angazhuar u ul me 7.5%, dhe në Freelancer, ku ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që patën rritje, Shqipëria shënoi një rënie prej 1%.

Raporti nxjerr në pah një tjetër Shqipëria ka popullsinë më pak aktive të freelancer në rajon, me vetëm 28.2% të punëtorëve që janë realisht të angazhuar me projekte, krahasuar me Maqedoninë e Veriut e cila kryeson me mbi 40%.

Ekspertët e raportit sugjerojnë se, ulja po vjen nga pasiguria në sektorin teknologjik global dhe efektet që ka dhënë rritja e inteligjencës Artificiale që po ndryshon kërkesën për shërbime.

Megjithatë, për rastin e Shqipërisë, faktorë si migrimi i të rinjve dhe mungesa e aftësive digjitale të specifikuara janë shkaqe kyçe që po dekurajojnë punëtorët e rinj të hyjnë ose të qëndrojnë në këtë treg.

Të dhënat nga Gigmetar tregojnë se në 2025 po punojnë në platforma 4108 shqiptare, me tkurrje 5.3 për qind nga viti 2024.

Pavarësisht rënies, Upwork mbetet platforma kryesore për shqiptarët, duke mbajtur 68.2% të tregut vendas. Tkurrja më e madhe vjen nga profesionet e zhvillimit të software-ve dhe dizajnit kreativ.

Ndërkohë që Shqipëria po braktis punën në platforma që lulëzoi gjatë pandemisë, vende si Rumania dhe Hungaria kanë shënuar stabilitet ose rritje të lehtë.

Pasagjerët e evakuuar nga anija: Një francez me simptoma

Deri më tani, 76 persona janë riatdhesuar në shtatë vende. Ata ishin në bordin e anijes turistike MV Hondius, e cila u prek nga një shpërthim i hantavirusit dhe aktualisht ndodhet pranë brigjeve të Tenerife-s.

Fluturime të tjera për në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Holandë janë planifikuar për orët e ardhshme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë spanjolle.

Sipas përditësimit të fundit operativ, 14 shtetas spanjollë, pesë shtetas francezë, katër shtetas kanadezë, 26 pasagjerë për në Holandë, 22 për në Mbretërinë e Bashkuar, dy për në Irlandë dhe tre për në Turqi janë riatdhesuar, transmeton albinfo.ch.

Ndërkaq, raportohet se një nga francezët e evakuuar ka shfaqur simptoma, teksa mjekët e kanë izoluar dhe kanë nisur procedurat e nevojshme.

Tre persona kanë vdekur në shpërthimin e epidemisë në anijen holandeze MV Hondius, përfshirë dy që u konfirmuan se kishin hantavirus.

Pritet rekord i diasporës për zgjedhjet e 7 qershorit

Procesi i regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës po shënon shifra të larta. Sipas të dhënave zyrtare të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), brenda vetëm katër ditëve nga nisja e periudhës së aplikimit, janë pranuar mbi 36 mijë kërkesa.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se nga 6 maji e deri në orët e para të ditës së sotme, platforma elektronike ka regjistruar saktësisht 36,154 kërkesa, shkruajnw mediat vendore, transmeton albinfo.ch.

Nga totali i aplikimeve të pranuara, KQZ ka procesuar dhe aprovuar deri më tani rreth 25 mijë prej tyre, ndërsa pjesa tjetër mbetet në pritje ose është refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve.

“Nga 25,376 aplikime të aprovuara, shumica dërrmuese – mbi 18 mijë shtetas – kanë zgjedhur të dërgojnë pakon me fletëvotim në kutitë postare jashtë Kosovës,” deklaroi Elezi, duke specifikuar se vetëm 6,280 persona janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Për herë të parë, procesi i votimit fizik jashtë vendit do të shtrihet në 48 përfaqësi diplomatike (33 ambasada dhe 15 konsullata), me një total prej 70 vendvotimesh. KQZ ka caktuar një tavan maksimal prej 66,450 votuesish që mund të votojnë fizikisht, për shkak të kapaciteteve logjistike të misioneve diplomatike.

Sipas rregullave të reja, votimi në ambasada do të organizohet vetëm në ato pika ku regjistrohen të paktën 50 votues. Nëse ky numër nuk arrihet, votuesit do të kalojnë automatikisht në sistemin e votimit përmes postës.

Për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë jashtë, këto janë datat kyçe: 17 Maj afati i fundit për regjistrim online; 25 Maj – 6 Qershor periudha e votimit përmes postës; 6 Qershor dita e votimit fizik në përfaqësitë diplomatike (nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas orës lokale).

Votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet një ditë përpara datës zyrtare të zgjedhjeve në Kosovë, duke u dhënë mundësinë autoriteteve të sigurojnë transportin e votave dhe integrimin e tyre në rezultatin final. KQZ u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë platformat zyrtare për regjistrim sa më parë, për të shmangur vonesat e minutës së fundit.

E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta

Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën e dytë. Por në disa raste të veçanta ndodh e kundërta.

Së fundmi, përdoruesit e aplikacionit të SBB (Swiss Federal Railways) kanë vënë re një situatë të pazakontë: një biletë “Saver Day” për festën e Ngjitjes (Ascension Day), më 14 maj, ofrohej më lirë në klasën e parë sesa në të dytën.

Sipas të dhënave të publikuara në aplikacion, çmimi për klasën e parë ishte 114 franga, ndërsa për klasën e dytë 119 franga.

Si funksionojnë biletat me zbritje

Biletat “Saver Day” mund të blihen online ose përmes aplikacionit dhe mund të ofrojnë deri në 50% zbritje. Çmimet ndryshojnë vazhdimisht në varësi të kërkesës, prandaj udhëtarët që planifikojnë më herët shpesh përfitojnë çmime më të ulëta.

Në këtë rast të veçantë, kërkesa më e lartë për biletat e klasës së dytë ka bërë që çmimi i tyre të rritet më shumë se ai i klasës së parë.

Sipas organizatës së sektorit të transportit publik Alliance SwissPass, kjo mund të ndodhë kur kërkesa për një kategori është më e lartë se për tjetrën, duke çuar në çmime më të ndryshueshme në kohë reale, transmeton albinfo.ch.

Situatë e përkohshme

Autoritetet theksojnë se ky lloj disbalanci zakonisht zgjat shumë pak, pasi tregu rregullohet shpejt kur më shumë udhëtarë fillojnë të blejnë bileta të klasës së parë.

Në fakt, në këtë rast, biletat me zbritje për të dyja klasat u shitën brenda të njëjtës ditë, duke e bërë mundësinë e kursimit me klasën e parë vetëm të përkohshme.

Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut

Raphael Golta është kryetari i ri i bashkisë së Cyrihut. Ai ishte kandidati i vetëm në raundin e dytë të votimit të dielën. Socialdemokrati pason bshkëpartiaken e tij Corine Mauch, e cila shërbeu si kryetare bashkie për 17 vjet.

Golta mori 41,098 vota (81.3 për qind). 9,481 vota të tjera shkuan për kandidatë të tjerë. Në raundin e parë të votimit më 8 mars, 50-vjeçari u distancua qartë nga konkurrenca, por nuk arriti të siguronte shumicën absolute.

Sfiduesi i tij më i fortë, kandidati i FDP-së Përparim Avdili, nuk mundi të kandidonte në raundin e dytë sepse nuk arriti të fitonte një vend në këshillin bashkiak.

Golta dëshiron të jetë një “kryetar bashkie i afrueshëm” dhe të angazhohet në dialog me njerëzit. Një nga detyrat e tij të para do të jetë ndarja e departamenteve të qytetit, shkruan Tages Anzeiger

Kryetarja në largim Corine Mauch (Partia Socialdemokrate) ishte një nga të parat që e uroi dhe e këshilloi: “Ju jeni kryetari i bashkisë i të gjithë banorëve të Cyrihut – atyre që nuk mund të votojnë, por edhe atyre që nuk do të kishin zgjedhur të votonin për ju.”

Mandati 17-vjeçar i Mauch përfundon pas dy javësh e gjysmë. Golta do të marrë detyrën më pas.

Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit

Sot, në dy qytetet më të mëdha të Kantonit të Cyrihut, në Cyrih dhe në Winterthur është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjes së kryetarëve të komunave përkatëse. Në Cyrih, zgjedhja e kandidtit të Partisë Socialdemokrate, Raphael Golta ishte vetëm çështje forme pasi ai nuk kishte kundërkandidt që i plotësonte kushtet për ta sfiduar, shkruan albinfo.ch. Ndërsa një garë e fortë është zhvilluar për postin e kryebashkiakut të Winterthurit, ku në raundin e parë dy kandidatët kishin një diferencë shumë të vogël mes vete.

Stefan Fritschi është kryetari i ri i bashkisë së Winterthurit. Politikani i FDP-së mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më shumë se kundërshtari i tij, Kaspar Bopp i SP-së, shkruan srf.ch. Bopp mori 15,460 vota. Ai kishte qenë në krye në raundin e parë.

Pjesëmarrja në votime ishte 44.1 përqind. Bopp ishte konsideruar prej kohësh si favorit në qytetin kryesisht me prirje të majta, ndërsa këshilltari i qytetit të FDP-së, Fritschi, u përball me një grevë të shoferëve të autobusëve gjatë fushatës së tij. Fritschi pason politikanin e qendrës Michael Künzle, i cili shërbeu si kryetar bashkie i Winterthurit për 14 vjet.

 

Ajri i Evropës në alarm: Maqedonia e Veriut ndër zonat më të rrezikuara nga ndotja

Një raport i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit ka nxjerrë në pah një situatë shqetësuese të ndotjes së ajrit në Evropë, ku grimcat e imëta PM 2.5 po arrijnë nivele të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit renditen ndër më të prekurit, duke u lidhur edhe me shkallë më të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme.

Sipas raportit, rreth një e pesta e stacioneve matëse në Evropë kanë regjistruar ndotje mbi kufijtë e lejuar. Problemi më i madh mbetet përqendrimi i lartë i PM 2.5, grimca shumë të vogla që depërtojnë thellë në mushkëri dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Ato krijohen nga trafiku, industria, djegia e lëndëve fosile, fabrikat dhe zjarret në natyrë.

Italia jugore ka shënuar disa nga nivelet më të larta të ndotjes në periudhën 2024–2025, ndërsa qytete si Celle Messapica dhe Torchiarolo kanë regjistruar vlera shumëfish mbi kufirin e Bashkimit Evropian. Ekspertët e lidhin këtë kryesisht me djegien e biomasës gjatë dimrit dhe kushtet atmosferike që pengojnë shpërndarjen e ndotjes.

Probleme serioze janë evidentuar edhe në Poloni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Rumani, Turqi dhe Danimarkë. Në veçanti, Sarajeva dhe disa zona industriale në Maqedoninë e Veriut përmenden si pika kritike.

Raporti thekson se Evropa Lindore dhe Ballkani kanë shkallën më të lartë të vdekjeve të lidhura me ndotjen afatgjatë të ajrit. Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Rumania gjithashtu preken ndjeshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 90% e qytetarëve evropianë thithin ajër më të ndotur se nivelet e rekomanduara. Ekspertët paralajmërojnë se, përveç PM 2.5, rrezik paraqesin edhe PM10, ozoni dhe substanca kancerogjene që vijnë nga djegia dhe tymi.

Autoritetet këshillojnë qytetarët në zonat e ndotura të shmangin ekspozimin e gjatë në ajër të hapur, sidomos gjatë orëve me trafik të rënduar, si dhe të përdorin masa mbrojtëse si pastrues ajri dhe kufizim të aktivitetit fizik jashtë.

Eurovision 2026: Shqipëria synon finalen në Vjenë, ja si mund të votoni për Alis me “Nan”

Vëmendja e publikut shqiptar dhe e diasporës është përqendruar te 14 maji, kur në Vjenë të Austrisë zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest, edicioni i 70-të i këtij festivali.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”, me synimin për të kaluar në finalen e madhe që mbahet më 16 maj.

Alis vjen në këtë skenë ndërkombëtare pas fitores në Festivalin e Këngës në RTSH dhe do të performojë i 13-ti në radhë gjatë gjysmëfinales.

Si mund ta votoni Shqipërinë?

Rregullat e Eurovision nuk lejojnë votim nga brenda Shqipërisë, ndaj vota e diasporës është vendimtare për kualifikimin.

Nëse jeni në një shtet pjesëmarrës në gjysmëfinale: Mund të votoni gjatë transmetimit të 14 majit duke përdorur numrin e artistit që do të shfaqet në ekran, përfshirë edhe kodin përkatës të votimit.

Nëse jeni në një shtet që nuk merr pjesë në Eurovision: Mund të votoni online përmes platformës zyrtare esc.vote, e cila lejon mbështetjen për artistët pjesëmarrës.

Si funksionon gara?

Nga çdo gjysmëfinale, vetëm 10 shtete me më shumë vota kalojnë në finalen e madhe. Rezultati përcaktohet nga një kombinim i votës së publikut dhe jurive profesionale.

Vendet e grupit “Big 5” (Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar), së bashku me Austrinë si vend organizator, kalojnë automatikisht në finale dhe kanë gjithashtu të drejtë vote.

Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin e mësuesve të gjuhës shqipe për komunitetet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, duke vazhduar njëkohësisht financimin e këtij programi me fondet e shtetit.

Në podkastin “Flasim”, Rama kishte të ftuar mësuesen e gjuhës shqipe në Nju Jork, Drita Gjongecaj, për të cilën tha se, së bashku me mësueset e tjera në diasporë, përfaqësojnë “heroinat e heshtura të shqiptarisë”.

Ai nënvizoi se programi “Mësues për Shqipërinë” do të forcohet edhe më tej, duke u zgjeruar me degë të posaçme për mësuesit shqiptarë në Greqi dhe Itali, transmeton albinfo.ch.

Gjatë bisedës, Gjongecaj foli për punën e saj në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptarë në SHBA. Ajo veçoi si sukses hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht në Bronks, brenda një shkolle publike amerikane.

Sipas saj, këto klasa nuk kufizohen vetëm në mësimin e gjuhës shqipe, por përfshijnë edhe zhvillimin e lëndëve të tjera në shqip. Ajo theksoi gjithashtu se interesimi i prindërve shqiptarë për këtë iniciativë ka qenë shumë i madh.

Në fund, Gjongecaj kërkoi më shumë ndihmë nga shteti shqiptar për përgatitjen e materialeve mësimore, ndërsa Rama premtoi se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të një takimi mes mësuesve shqiptarë në Nju Jork dhe drejtuesve të bashkisë së qytetit.

“Tubimi i Bashkimit” në Prishtinë: Abdixhiku dhe Osmani flasin për shpresë dhe unitet politik

Në një atmosferë të mbushur me brohoritje dhe simbolikë politike në Prishtinë, “Tubimi i Bashkimit” ka sjellë në një skenë të përbashkët Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun, duke shënuar një moment që u interpretua si mesazh afrimi dhe riorganizimi politik.

Në hapje të tubimit, Abdixhiku u shfaq krah Osmanit, madje edhe me një përqafim mes tyre, duke e cilësuar këtë moment si fillim të një “vale të re politike” në vend. Sipas tij, ky bashkim përfaqëson një etapë të re, ku forcat politike po dalin “më të forta, më të bashkuara dhe më të përkushtuara”.

Ai iu drejtua Osmanit me fjalët: “Vjosë, mirëserdhe në shtëpinë tënde”, duke nxitur reagime të shumta nga të pranishmit.

Nga ana tjetër, Vjosa Osmani, në një fjalim të mbajtur në kuadër të tubimit të LDK-së, tha se nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë plotësisht emocionin e këtij momenti. Ajo u prit me duartrokitje nga një numër i madh simpatizantësh, teksa tha: “Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, transmeton albinfo.ch.

Osmani shtoi se gjatë muajve të fundit ka vërejtur zhgënjim te qytetarët, por njëkohësisht edhe një ndjenjë të fortë shprese për ndryshim dhe bashkim. Sipas saj, në çdo shtrëngim duarsh është ndjerë një mesazh i qartë: “kthehu në shtëpi”, duke e lidhur kështu narrativën e saj me idenë e ikthimit dhe unitetit politik.

Tubimi u karakterizua nga mesazhe politike për afrim, reflektim dhe riorganizim.

Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike

Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e tyre me ata që vuajnë nga encefalomieliti mialgjik, i njohur edhe si sindroma e lodhjes kronike. Organizatorët e eventit po bëjnë thirrje për përmirësime në diagnostikim, kujdes mjekësor dhe kërkime në këtë fushë.

Organizatorët vlerësuan se 800 persona morën pjesë në eventin, të quajtur #MillionsMissing. Në Zvicër, rreth 60,000 njerëz jetojnë me encefalomielit mialgjik (ME), i njohur edhe si sindroma e lodhjes kronike (CFS) ose intolerancë sistemike ndaj sforcimit, shkruan swissinfo. Është një gjendje serioze dhe kronike neuro-imunologjike. Përveç kësaj, ka rreth 400,000 njerëz që vuajnë nga Long Covid, transmeton albinfo.ch.

Gjatë kësaj dite veprimi, organizatorët nga shoqata zvicerane për ME dhe CFS theksuan mungesën e plotë të qendrave të specializuara në shumicën e kantoneve dhe përhapjen e shërbimeve ad hoc. Ata argumentojnë se diagnoza shpesh bëhet shumë vonë, kryesisht për shkak të boshllëqeve të konsiderueshme në trajnimin mbi këtë temë.

Më 12 maj, një ditë kombëtare veprimi në mbështetje të personave me ME, vende dhe monumente të ndryshme në të gjithë vendin do të ndriçohen me ngjyrë blu.

Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave

Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së popullsisë me paratë e gatshme, paratë e gatshme po zëvendësohen gradualisht nga ato dixhitale. Kush e donte këtë evolucion dhe pse? Dhe a është e pashmangshme? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë më komplekse nga sa duken.

Kush, sot, paguan për blerjet ose kafenë e tyre me para të gatshme? Nga një këndvështrim statistikor, përgjigjja dihet: sipas shifrave nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB), në vitin 2025, vetëm 30% e popullsisë ende paguante me para të gatshme në dyqane dhe restorante. Në vitin 2017, kjo përqindje ishte ende afër 70%.

Në pak vite, telefonat celularë dhe kartat e kreditit kanë zëvendësuar monedhat dhe kartëmonedhat. Megjithatë, zviceranët mbeten shumë të lidhur me paratë e gatshme dhe e kanë shprehur qartë këtë në votime. Marsin e kaluar, më shumë se 70% e popullsisë votoi në favor të përfshirjes në Kushtetutë të parimit të disponueshmërisë së parave të gatshme.

Në përmbledhje, ne i pëlqejmë paratë e gatshme, por gjithmonë i përdorim më pak.

Kur pagesa me para në dorë kushton më shumë

Në disa situata, nëse refuzoni sistemin dixhital, paguani më shumë. Nuk ka mungesë shembujsh. Ky është rasti, ndër të tjera, për vendet e parkimit në disa stacione. Nuk ka më terminale me pagesë me para në dorë ose me kartë: SBB kërkon instalimin e aplikacionit P+Rail si një sistem pothuajse të vetëm pagese për të parkuar makinën tuaj në afërsi të disa kryqëzimeve hekurudhore.

Për njerëzit që nuk mund ose nuk duan të kalojnë në të gjithë sistemin dixhital, ndonjëherë ekziston vetëm një mundësi: të shkojnë në sportel ose në bankomate dhe të blejnë një biletë parkimi ditore, madje edhe për një orë të vetme. Konkretisht, ata që nuk e përdorin aplikacionin paguajnë shumë më tepër. Dhe në rast mosrespektimi të këtyre dispozitave, gjobat bien.

Nxitja për të kaluar në zgjidhjen dixhitale është e qartë. Klientët shtyhen të shkarkojnë aplikacione dhe, shpesh, për këtë arsye, të japin të dhënat e tyre. Kjo ngre gjithashtu pyetje ligjore. A është kjo një mënyrë e saktë për të vepruar? A nuk ka SBB një mandat shërbimi publik që ofron përfitime dhe mjete pagese për të gjithë përdoruesit?

Paratë e gatshme kushtojnë edhe për kompanitë

Ngrihet një pyetje tjetër: pse kompanitë po shtyjnë kaq shumë për digjitalizimin? Nuk është sekret: ofrimi i opsioneve të pagesave analoge ka një kosto që shumë kompani nuk duan ta marrin më përsipër. Sidomos pasi shpesh nuk ia vlen më.

Për shembull, në muajt në vijim, komuniteti i tarifave të transportit publik të Ticinos do të heqë të gjithë shpërndarësit që pranojnë para të gatshme. Një vendim i ngjashëm u mor në shumë pjesë të vendit. Pse? Këto pajisje mbledhin gjithnjë e më pak kusur, disa vetëm disa dhjetëra franga në vit, ndërsa mirëmbajtja e tyre është e kushtueshme, transmeton albinfo.ch.

Shpesh, transporti publik favorizon aplikacionet mobile, shumë më pak të kushtueshme se sistemet fizike të pagesave. Për njerëzit që kujdesen për paratë e gatshme, abonimet ose kartat e parapaguara do të mbeten. Por rruga dixhitale është gjurmuar dhe duket e pamundur që ne të tërhiqemi.

Shkurt, sa më pak të përdorim para të gatshme, aq më pak na jepet mundësia ta bëjmë këtë.

Po siguria? Rasti suedez

Braktisja graduale e shërbimeve të pagesave fizike ngre gjithashtu çështje sigurie. Çfarë rreziqesh merren duke u mbështetur pothuajse ekskluzivisht në dixhitale? Si të sigurohemi që gjithçka funksionon në mënyrë perfekte, edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike ose hakimit?

Kohët e fundit, Suedia i ka parë seriozisht këto çështje. Vendi skandinav është përmendur prej kohësh si shembull për udhëheqjen e tij në fushën e dixhitalizimit të pagesave. Në Stokholm, nga hotelet te restorantet, muzetë te tualetet publike, është bërë jashtëzakonisht e vështirë të paguash me para në dorë.

Për mirë? Jo tamam. Alarmi erdhi nga një ish-zyrtar i lartë i policisë dhe ish-president i Interpolit, Björn Eriksson, i cili madje nisi një lëvizje proteste me një emër sugjestiv: “Kontantupproret”, rebelimi i parave në dorë.

Rivendosja e detyrimit për të pranuar para në dorë?

Fillimisht margjinale dhe pothuajse folklorike, lëvizja është bërë një fenomen i vërtetë, veçanërisht pas luftës në Ukrainë. “Operacioni special” i Vladimir Putinit ka nxjerrë në pah rreziqet që lidhen me varësinë e tepërt nga teknologjia dixhitale. Suedia tani po frikësohet gjithnjë e më shumë nga sulmet kibernetike dhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Prandaj, kërkesat në favor të parave në dorë papritmas duken shumë më pak të paarritshme.

Sot, qeveria suedeze po tërhiqet dhe po shqyrton rikthimin e detyrimit për të pranuar para në dorë. Një kthesë e mirëpritur nga shoqatat e konsumatorëve, të cilat kanë bërë fushatë prej vitesh për të garantuar të gjithëve të njëjtat mundësi pagese, qoftë analoge apo dixhitale.

Në kontekstin aktual ndërkombëtar, rasti suedez vëzhgohet nga afër nga vendet e tjera evropiane, të cilat shpesh e kishin përmendur Suedinë si model. Prandaj, rruga drejt dixhitalizimit mund të mos jetë aq lineare sa mendonim.

Fundjavë me stuhi në Zvicër

Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava e Ngjitjes ndoshta “bie në ujë”.

Dita ka filluar e ngrohtë dhe me diell me disa fusha resh që trashen drejt mesditës. Në pasdite, një stuhi përfshin Zvicrën dhe ndonjëherë sjell shira të rrëmbyeshëm, sipas MeteoSchweiz.

Është fillimi i një jave të vështirë. Temperatura në ultësira bie nga 21 gradë Celsius të dielën në 11 gradë të hënën. Ndërsa e marta dhe e mërkura do të jenë me re, por do të mbeten të thata, priten shira në fundjavën e hyrjes.

Në gjysmën e dytë të ditës ka disa shira dhe stuhi, pjesërisht të forta, shkruan Meteoschweiz. Megjithatë, autoriteti nuk paralajmëron për rrezik nga moti i keq. Në fillim të pasdites, një stuhi krijohet në Zvicrën Perëndimore dhe më pas lëviz në verilindje.

Rajoni Olten-Aarau do të preket veçanërisht nga ora 17:00. dhe Lucern nga ora 6 pasdite. Në orën 6:30 pasdite, stuhia arrin në Cyrih e dobësuar dhe në orën 8 të mbrëmjes riformohet mbi St. Gallen.

Do të vazhdojë deri të mërkurën

E hëna fillon me shumë re dhe sjell reshje të përhapura. Pasdite do të jetë me re të ndryshueshme me shira, dhe janë të mundshme stuhi të izoluara. Ndërmjet tyre mund të ketë pjesë të shkurtra me diell. Në mbrëmje dhe natën ka përsëri reshje të përhapura, pjesërisht të dendura.

Të martën do të ketë disa reshje të mbetura në mëngjes. Pas kësaj, moti do të ndriçohet pak. Në shpatin verior të Alpeve do të jetë shumë me re. E njëjta gjë do të vazhdojë edhe të mërkurën. Në gjysmën e dytë të ditës do të ketë më shumë diell. Por retë e para të pranverës tashmë po formohen në Alpe, transmeton albinfo.chs.

Fundjava e Ngjitjes është ende shumë larg për të qenë në gjendje të bëhen parashikime të hollësishme. Megjithatë, shenjat e para nuk duken të mira. Të enjten do të jetë pjesërisht me re dhe gjatë ditës priten më shumë reshje. Temperatura maksimale pritet të jetë rreth 14 gradë.

Të premten do të jetë “ndoshta shpesh shumë me re dhe do të ketë disa reshje”. Të shtunën do të vazhdojë me re dhe reshje të izoluara. Megjithatë, këto do të pakësohen në mbrëmje. Të dielën ndoshta do të mbetet thatësirë ​​dhe madje do të ketë përsëri diell.

Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër

Në Zvicër, fermat zhduken çdo ditë. Shumë të ashtuquajtur neo-fermerë duan të marrin përsipër – por çmimet e larta e bllokojnë rrugën.

Vincent Herzog është 41 vjeç, vjen nga kantoni i Vaud dhe nuk është rritur në një fermë. Megjithatë, ai ëndërron të bëhet fermer.

“Midis 1 tetorit dhe 31 dhjetorit 2025 vizitova rreth 15 ferma dhe kontaktova rreth 30 pronarë. Por të gjitha përpjekjet kanë dështuar”, tha ai për Radion dhe Televizionin Zviceran (RTS). Arsyet ishin të ndryshme: çmime shumë të larta blerjeje, një vendndodhje e pafavorshme ose mosmarrëveshje në lidhje me menaxhimin.

Një brez i ri fermerësh

Vincent Herzog i përket një brezi të ri njerëzish të interesuar në profesione në bujqësi. Këta të ashtuquajtur neo-fermerë janë gjithnjë e më të pranishëm në shkollat ​​bujqësore.

Një çmim me një ndryshim të madh

Çmimi i shitjes së një ferme në Zvicër varet nga profili i blerësit.

Për fëmijët e fermerëve, zbatohet e ashtuquajtura vlerë e rendimentit. Kjo varet nga performanca aktuale e prodhimit të uzinës. Rregullorja u prezantua në vitin 1991 me Ligjin Federal për Ligjin e Tokës me qëllim mbrojtjen e bujqësisë nga spekulimet me tokën.

Për të gjithë blerësit e tjerë, zbatohet vlera e tregut. Ajo korrespondon me çmimin e tregut dhe gjithashtu prek fermerët e rinj, transmeton albinfo.ch.

Në kantonin e Vaud, kjo vlerë tregu për pronat e ndërtuara është midis 2.5 dhe 5 herë më e lartë se vlera e rendimentit. Në kantonin e Jura-s, diferenca është 2.5 deri në 3 herë.

Një ligj për mbrojtjen e familjeve

Qëllimi i ligjit fillimisht ishte kuptimplotë, thotë shkencëtarja mjedisore Mathilde Vandaele nga Universiteti i Lozanës. Megjithatë, sot, blerjet brenda familjes nuk ishin më të mjaftueshme për të siguruar fermat në planin afatgjatë.

“Vlera e të ardhurave duhet të bëjë të mundur marrjen përsipër të një biznesi në kushte të mira ekonomike dhe shlyerjen e investimeve gjatë karrierës profesionale.”

Shumë kompani para fundit

Në pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme, më shumë se gjysma e fermerëve zviceranë do të arrijnë moshën e pensionit. Sipas Agroscope, vetëm 44 përqind mund të mbështeten në një trashëgimi familjare. “Në rastet e tjera, fermat ndahen dhe toka u jepet me qira fqinjëve”, thotë Vandaele.

Qira në vend të blerjes

Për fermerët që dalin në pension, qiraja është shpesh një zgjidhje. Ata mund ta mbajnë pronën e tyre dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Interesi i qirasë rregullohet me ligj dhe duhet të miratohet nga kantonet.

Megjithatë, për neo-fermerët, qiraja nuk do të thotë se nuk janë të nevojshme investime. Samuel De Oliveira e di këtë nga përvoja e tij. Kopshtari i ri i perimeve nga Bulle FR gjeti një kontratë qiraje pas katër vitesh kërkimi nëpërmjet platformës remisedeferme.ch.

Përveç qirasë mujore, ai duhej të merrte përsipër të ashtuquajturin kapital qarkullues. Kjo përfshin makineri, traktorë dhe sisteme. Shuma arriti në rreth 400,000 franga.

“Ishim dy prej nesh dhe sollëm kapital”, thotë ai. “Pas kësaj, bëmë një mbledhje fondesh. Megjithatë, ende nuk kishte para. Në fund, na duhej një kredi investimi.”

Hyrja në punën e ëndrrave

Një kontratë qiraje bujqësore në Zvicër është e vlefshme për të paktën nëntë vjet. Siguria e planifikimit është e kufizuar. Megjithatë, për shumë fermerë të rinj, kontrata e qirasë mbetet e vetmja mënyrë për të punuar.

Libani njofton se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona

Ministria e Shëndetësisë në Liban ka raportuar se 39 persona janë vrarë gjatë sulmeve izraelite në Liban.

Sipas njoftimit, një nga sulmet izraelite në qytetin jugor Saksakiyeh vrau të paktën shtatë persona, përfshirë një fëmijë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kishin në shënjestër grupin e armatosur libanez Hezbollah dhe se janë “në dijeni të raportimeve për dëmtimin e civilëve të pafajshëm”, transmeton albinfo.ch.

Mediat e huaja raportojnë se IDF deklaroi se kishte goditur “terroristë të Hezbollahut që vepronin brenda një objekti të përdorur për qëllime ushtarake” në atë zonë.

Sot afati i fundit për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Sot, më 10 maj në orën 24:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbyllë afatin për subjektet e reja politike, si nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, për të aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të radhës.

Subjektet e reja politike mund t’i shtohen edhe listës së 22 partive politike dhe 3 koalicioneve që deri më 7 maj njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë një ditë më herët se certifikimit do t’i nënshtrohen vetëm subjektet e reja politike, siç janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, por jo edhe partitë politike, që ligji për zgjedhjet e përgjithshme i konsideron të certifikuara automatikisht.

“Deri më 10 maj, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, tha Elezi.

Ndërkaq deri më 12 maj, të gjitha subjektet politike kanë kohë për të dorëzuar online në KQZ listën me emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet për Kuvend.

“Më 12 maj përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha ai.

SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%

Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë. “Qëllimi është të zvogëlojmë stafin tonë administrativ me rreth 10%”, tha Jens Fehlinger, CEO i SWISS, në një intervistë me gazetën NZZ am Sonntag.

Kompania ajrore nuk dëshiron të përdorë shkurtime të vendeve të punës, tha Fehlinger në një intervistë të botuar të dielën. Ulja do të arrihet vetëm përmes largimeve vullnetare, shtoi ai.

Për të arritur kursime në nivel administrativ, SWISS po ofron stimuj financiarë, siç bëri për ekuipazhin e kabinës. Për shembull, personeli mund të marrë 20% të pagës bazë të kursyer nëse merr leje të papaguar.

CEO e justifikoi këtë masë duke treguar presionin mbi kostot që përfshinte jo vetëm një rritje të çmimeve të vajgurit. “Ne kemi kosto strukturore më të larta”, tha Fehlinger, duke përmendur si shembuj mirëmbajtjen e avionëve, taksat mjedisore dhe rritjen e kostove të personelit. Në total, dega e Lufthansa dëshiron të zvogëlojë kostot e saj me 10%. Kjo është e nevojshme vetëm për të ruajtur strukturën e kostos, shpjegoi ai.

Grupi Lufthansa, i cili përfshin SWISS dhe Edelweiss, njoftoi masa të reja për kursimin e kostove në mesin e prillit. Si rezultat, nuk do të punësohen punonjës të rinj, transmeton albinfo.ch.

Sipas Fehlinger, kompania mëmë po kursen 20% në administratë, ndërsa SWISS po shkurton me “vetëm 10% për momentin”. Ai e konsideron këtë si “një masë të arsyeshme”. Kompania ajrore është sigurisht fitimprurëse, por disa konkurrentë e kanë tejkaluar atë në aspektin e fitimprurshmërisë, shtoi ai. SWISS duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe të rritet, dhe kërkesa për fluturime është aty, tha Fehlinger, duke shtuar: “Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë, të tjerët do ta bëjnë.”

Në fund të vitit të kaluar, stafi tokësor i SWISS, përfshirë personelin administrativ, arriti në total 3,432 persona, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Rreth 140 punonjës kanë dhënë dorëheqjen

Sipas CEO-s së SWISS, qëllimet janë arritur sa i përket ekuipazhit të kabinës. Edhe këtu, SWISS u mbështet në një ofertë për largime vullnetare, të cilën kompania e kishte njoftuar në mars. Kjo ofertë u drejtohej afërsisht 4,000 anëtarëve të ekuipazhit të kabinës në bazën e Cyrihut. Sipas NZZ am Sonntag, atyre iu premtua një bonus prej 15,000 CHF (19,300 dollarë) nëse jepnin dorëheqjen para fundit të prillit.

Nuk do të ketë pushime nga puna në mesin e ekuipazhit të kabinës. “Falë këtyre masave thjesht vullnetare, ne kemi qenë në gjendje të zvogëlojmë fuqinë punëtore të tepërt”, i tha Fehlinger gazetës. Në total, rreth 140 anëtarë të ekuipazhit të kabinës do të largohen nga SWISS.

Pas protestës së fermerëve në Kosovë, Qeveria shton kontrollet në sektorin e qumështit

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, tha të dielën se autoritetet në Kosovë kanë identifikuar raste kur produkte të qumështit të shitura në treg nuk e pasqyrojnë saktë përbërjen e tyre, mes dyshimeve për përdorim të qumështit pluhur dhe vajit të palmës si zëvendësues të qumështit të freskët dhe yndyrave shtazore.

Në një konferencë për media bashkë me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Muja tha se sektori i qumështit po përballet me “presione të jashtme”, duke përmendur rritjen e importeve të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, që sipas tij po ndikon drejtpërdrejt te fermerët vendorë.

“Sektori i qumështit po përballet me dy presione… tendenca për ta zëvendësuar qumështin e freskët me qumësht pluhur dhe tendenca për t’i zëvendësuar yndyrat shtazore me yndyra bimore, me vaj palme”, tha Muja.

Sipas tij, të dhënat e Doganës dhe verifikimet e AUV-it tregojnë rritje të importeve të qumështit pluhur dhe fraksioneve të vajit të palmës që përdoren në industrinë e përpunimit të qumështit.

Debati për sektorin e qumështit u intensifikua pas raportimit të Radios Evropa e Lirë se rreth 30 për qind e qumështit vendor po mbetet pa u shitur, ndërsa fermerët dhe përpunuesit fajësojnë importet dhe përdorimin e produkteve zëvendësuese për çrregullimet në treg.

Muja tha se gjatë javës së parë të kontrolleve janë marrë 118 mostra në kufi dhe 52 mostra në tregun vendor, ndërsa analizat laboratorike kanë identifikuar raste të mospërputhjes.

“Ani pse produktet mund të paraqiten si me përbërje qumështi, pas analizave ato rezultojnë që kanë përbërje tjetër”, tha ai.

Sipas ministrit, një pjesë e ngarkesave të importuara janë ndaluar përkohësisht në kufi dhe disa prej tyre janë kthyer mbrapsht për shkak të mospërputhjes me standardet dhe legjislacionin në fuqi.

Ai tha se qëllimi i masave të reja është garantimi i sigurisë ushqimore dhe rritja e transparencës për konsumatorët.

“Konsumatori ka të drejtë me ditë çka po blen dhe çka po han”, tha Muja.

Ministri njoftoi se Qeveria do të publikojë dy vendime të reja për sektorin e qumështit. Njëri parasheh klasifikim më të saktë të produkteve të qumështit, ndërsa tjetri krijimin e një sistemi të ndarë prodhimi për produktet që përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme.

Sipas tij, emërtimet tradicionale si “qumësht”, “djathë”, “gjizë” apo “krem” do të mund të përdoren vetëm për produktet me përbërje nga yndyrat shtazore.

“Në momentin kur shtohen [përbërës të tjerë], nuk vlejnë më këto emërtime tradicionale”, tha Muja.

Ai shtoi se operatorët ekonomikë që përdorin vaj palme dhe qumësht pluhur do të duhet të riaplikojnë për licenca të veçanta dhe produktet e tyre nuk do të mund të tregtohen me emërtime tradicionale të produkteve të qumështit.

Sipas Mujës, me këto vendime pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur në përpunimin e produkteve të qumështit deri në krijimin e një kuadri të ri rregullativ nga AUV-i.

Konferenca u mbajt disa ditë pasi fermerët protestuan duke hedhur qumështin në lum, në shenjë pakënaqësie për rënien e çmimit të grumbullimit dhe vështirësitë në treg./REL

Në Vjenë promovohet libri “I dashtuni im zdrukthtar” i autores Gabriela Mujaj

Në një ambient të bukur artistik edhe në kryeqytetin e Austrisë u promovua përmbledhja me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’.

Ky libër u botua muaj më parë në kuadër të shtëpisë botuese ‘‘Onufri’’, njëra ndër më prestigjioze në Shqipëri, botuese e veprave të Kadaresë. Redaktimin e tij e ka bërë shkrimtari shkodran Stefan Çapaliku, i cili ka shkruar edhe parathënien.

Një pasthënie për librin e ka përpiluar Artan Gjizel Hasani. Ky vëllim ka 99 poezi të shkruara në dialektin gegë. Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’, i cili nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve letrare në mërgatë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme, intelektualë dhe aktivistë të komunitetit tonë në Austri. Me praninë e saj evenimentin e nderoi edhe Blerina Serjani, diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Shkrimtarja Gabriela Mujaj po hyn me hapa të mëdhenj dhe të sigurt në skenën e letërsisë shqipe.

Me prejardhje nga Malësia e Madhe e veriut të Shqipërisë dhe me vendqëndrim tash e disa vite në Vjenë, ku dhe studion, ajo vjen para publikut artdashës me një stil të veçantë, unik, si në formë ashtu dhe në përmbajtje. Poezia e saj flet dhe ngacmon ndërgjegjen e njeriut në kuptimin e kërkimit të humanes në të. Vargjet e saj bëjnë dialog me jetën dhe vdekjen, me qiellin dhe tokën, me të ndodhurën dhe të pa ndodhurën. Ajo nuk mund të heshtë para padrejtësive por dëshiron të vë në pah fenomenet që janë prezentë në shoqëri, e vetëdijshme se poezia nuk mund të ndalë luftëra dhe konflikte por që ajo mund të shëroj shpirtin.

Në një bashkëbisedim me Anton Markun ajo shpalosi pjesë nga fëmijëria e saj, ëndrra për të gjetur të bukurën në zemrën e tjetrit dhe vendosmërinë për të mbetur vetvetja pa dëshirën për t’u imponuar.

Pos autores, poezi nga libri ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ interpretuan edhe Gesu Zefi, soprano, Fatmire Loci, shkrimtare dhe Nereida Limani, lexuese e pasionuar. Në pjesën e tretë, autorja Gabriela Mujaj iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve, të cilat kishin të bënin kryesisht me stilin e shkrimit, përdorimin e dialektit gegë në letërsi, lirinë krijuese, etj.

Ishte konstatim i përgjithshëm se ajo shpërfaqë artin në fjalë dhe se ato janë rrobat e mendimeve të saj. Kësaj mbrëmje artistike i dha një intonacion të veçantë edhe pjesët muzikore në piano të interpretuara me mjeshtri nga Vlora Melchard. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ është themeluar në vitin 2011.

Ajo sivjet feston 15-të vjetorin e krijimit dhe është adresë e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe pikë referimi për sa i përket letërsisë shqipe në këtë shtet. Me një qasje serioze dhe cilësi në organizimin e më shumë se 80 orëve letrare dhe promovimeve të librave, ajo ka komunikuar në mënyrë shumë të frytshme me institucionet në nivel kombëtar, si Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe Diasporës, me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, me shoqatat dhe individët e ndryshëm, etj.

Ajo po ashtu ka bashkëpunim shumë domethënës edhe me organizatat austriake, sidomos me PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.

Tekstin e përpiloi: Anton Marku

 

 

Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar

Kardiokirurgu i famshëm zviceran René Prêtre, bashkautor i raportit hetimor mbi kirurgjinë kardiake në Spitalin Universitar të Cyrihut, bëri thirrje për qetësi. “Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona”, tha kirurgu kardiak.

Ai ka ushtruar profesionin në pesë vende të ndryshme perëndimore dhe mund t’i sigurojë të gjithë se në Zvicër po bëhet punë e mirë, thotë ai në një intervistë me “Le Matin Dimanche”.

“Ajo që ndodhi në Cyrih është një përjashtim dhe nuk duhet të hedhë dritë negative mbi pjesën tjetër”, tha Prêtre, transmeton albinfo.ch.

Ai gjithashtu hodhi poshtë idenë e një kodi heshtjeje në botën mjekësore. “Ky është një rast ekstrem, i cili, sipas njohurive të mia, është i pashembullt në Zvicër”, tha ai.

Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave

Qeveria zvicerane po planifikon të ashpërsojë ligjet kundër vjedhjes së biçikletave, pas kritikave se shumë autorë po shmangin ndëshkimet e rënda duke pretenduar se i kanë marrë biçikletat vetëm për përdorim të përkohshëm.

Këshilli Federal ka mbështetur një propozim të deputetit të Swiss People’s Party (SVP), Lukas Reimann, që synon forcimin e dënimeve për të ashtuquajturën “vjedhje për përdorim”, një dispozitë në ligjin zviceran të trafikut rrugor, transmeton albinfo.ch.

Aktualisht, disa hajdutë arrijnë të shmangin dënime serioze duke deklaruar se vetëm “e gjetën” ose e përdorën për pak kohë biçikletën apo biçikletën elektrike, pa synim për ta mbajtur përgjithmonë. Sipas propozimit të ri, raste të tilla nuk do të trajtohen më automatikisht si shkelje të lehta, sidomos kur bëhet fjalë për biçikleta me vlerë të lartë.

Megjithatë, ligji do të lejojë ende fleksibilitet në raste specifike, si mosmarrëveshje familjare apo situata kur dikush kishte leje të përgjithshme për përdorimin e një mjeti, por e tejkaloi atë autorizim. Për rastet e tjera parashikohen sanksione penale më efektive.

Sipas të dhënave, në Zvicër vidhen rreth 50 mijë biçikleta çdo vit, ndërsa problemi është bërë edhe më i madh me rritjen e përdorimit të biçikletave elektrike, të cilat shpesh kanë vlerë të lartë.

Organizatat që mbrojnë çiklistët theksojnë se dënimet më të ashpra nuk mjaftojnë vetë. Ato kërkojnë edhe përmirësim të infrastrukturës për parkim dhe sigurim të biçikletave në qytetet zvicerane, ku mungesa e vendeve të sigurta për lidhje dhe ruajtje konsiderohet një nga arsyet kryesore të vjedhjeve.