Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar

Në kantonin Ticino Ticino në Zvicër Zvicër, gjashtë persona janë lënduar pas rrëzimit të një helikopteri nga rreth 20 metra lartësi, përcjell albinfo.ch.

Sipas Policisë Kantonale të Ticinos Ticino Cantonal Police, aksidenti ka ndodhur të hënën pasdite gjatë afrimit për ulje në një kantier ndërtimi në zonën e Mezzovico-Vira.

Në bord ndodheshin gjashtë persona, përfshirë pilotin e një kompanie private.

Autoritetet kanë bërë të ditur se një pasagjer ka pësuar lëndime me rrezik për jetën, dy të tjerë janë lënduar mesatarisht, ndërsa pjesa tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse./Albinfo.ch

KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike, si dhe ka caktuar numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor, përcjell albinfo.ch. 

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 janë ambasada dhe 15 konsullata.

Po ashtu, KQZ ka përcaktuar se numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar fizikisht në këto qendra është 66,450.

Gjatë mbledhjes u bë e ditur se ky kufizim vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërsa numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar.

Në rast se plotësohet numri maksimal i aplikuesve për votim fizik në përfaqësi diplomatike, aplikuesit do të udhëzohen që të regjistrohen për mënyrat e tjera të votimit, përfshirë votimin përmes postës, sipas parimit të kohës së aplikimit./Albinfo.ch 

Vjosa Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë politike

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk ka kërkuar të përfshihet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me ndonjë pozicion të caktuar në top dhjetëshen e saj, duke shmangur dhënien e një përgjigjeje të qartë për kandidimin e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, përcjell albinfo.ch.

E pyetur nëse do të kandidojë për presidente apo për deputete, Osmani tha se çdo vendim do të bëhet publik në kohën e duhur.

“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, ka thënë ajo, duke shtuar se kur të ketë diçka për të njoftuar, do ta bëjë të ditur.

Osmani theksoi se do të vazhdojë angazhimin e saj me qytetarët, duke përmendur edhe aktivitetet e përbashkëta në terren.

“Me Farije Hotin bashkë te qytetarët”, ka deklaruar ajo.

E pyetur për kritikat e disa ish-deputetëve të LDK-së ndaj rikthimit të saj në politikë, Osmani tha se fokusi i saj mbetet te qytetarët dhe mbështetja që merr prej tyre.

“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, ka shtuar ajo./Albinfo.ch

KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran

Perspektiva e punësimit për kompanitë zvicerane nuk po përkeqësohet, pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimeve të naftës, bëri të ditur të hënën Instituti Ekonomik i Zvicrës KOF Swiss Economic Institute, përcjell albinfo.ch.

Parashikimi bazohet në përgjigjet e rreth 4,200 kompanive të anketuara gjatë muajit prill.

Sipas analizës së KOF, tregu i punës në Zvicër pritet të vazhdojë me një performancë të moderuar si në tremujorin aktual, ashtu edhe në ata të ardhshëm, pavarësisht pasigurive gjeopolitike dhe rritjes së çmimeve të energjisë./Albinfo.ch

Rama injoron LDK-në, zyrtarizon nënkryetaren nga PDK-ja

Kosovë – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zyrtarizuar emërimin e Besianë Musmurati nga Partia Demokratike e Kosovës në pozitën e nënkryetares së komunës, pavarësisht deklarimeve paraprake të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) se nuk ekziston asnjë marrëveshje politike me PDK-në për bashkëqeverisje në kryeqytet, përcjell albinfo.ch.

Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur nisjen e një “bashkëpunimi të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës”, me synim, siç ka thënë ai, zhvillimin e Prishtinës dhe realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve.

“Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike”, ka shkruar Rama, duke njoftuar gjithashtu emërimin e Musmurati si nënkryetare të kryeqytetit.

Ai ka theksuar se ajo sjell përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, LDK, nga e cila Rama kishte dalë si fitues i zgjedhjeve lokale në Prishtinë, ka mohuar më herët ekzistencën e ndonjë marrëveshjeje me PDK-në për bashkëqeverisje në kryeqytet./Albinfo.ch

Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant

Partia e Gjelbër në Zvicër “Green Party of Switzerland” ka propozuar uljen e kufirit të shpejtësisë në autostradat zvicerane nga 120 km/h në 80 km/h, me qëllim reduktimin e konsumit të karburantit dhe kursimin e energjisë, porcjell albinfo.ch.

Liderja e partisë, Liza Mazzone Liza Mazzone, ka theksuar se një masë e ngjashme ishte zbatuar edhe gjatë krizës globale të naftës në vitin 1973, kur mungesat e karburantit kishin detyruar autoritetet zvicerane të vendosnin përkohësisht kufirin e shpejtësisë në 100 km/h.

Sipas saj, masa të tilla mund të ndihmojnë në uljen e konsumit të energjisë në periudha të pasigurta ekonomike dhe gjeopolitike.

Në anën tjetër të spektrit politik, Partia Popullore Zvicerane Swiss People’s Party (SVP) po kërkon të kundërtën, duke propozuar rritjen e kufirit të shpejtësisë në autostrada në 130 km/h.

Ky debat ka hapur diskutime të reja në Zvicër mbi balancimin mes politikave të energjisë, mjedisit dhe lirisë së qarkullimit. /Albinfo.ch

Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore

Ministrja e Brendshme e Zvicrës, Elisabeth Baume-Schneider, ka deklaruar se kontributet e emigrantëve janë thelbësore për financimin e sistemit shtetëror të pensioneve në vend, përcjell albinfo.ch.

Në një intervistë për “Tribune de Genève”, ajo theksoi se në përgjithësi popullsia zvicerane merr më shumë përfitime nga pensionet shtetërore sesa që kontribuon në sistem, ndërsa situata është e kundërt për shtetasit e huaj, të cilët kontribuojnë më shumë sesa marrin mbrapsht.

Baume-Schneider i bëri këto komente në përgjigje të argumenteve të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), e cila në kuadër të fushatës së saj “Jo për 10 milionë banorë” ka pretenduar se të huajt përbëjnë barrë për sistemin e sigurimeve sociale.

Ministrja theksoi se këto të dhëna e kundërshtojnë këtë narrativë, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të emigrantëve në qëndrueshmërinë financiare të sistemit pensional në Zvicër. /Albinfo.ch

Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992–1995

Në Kantonin e Sarajevës, 5 maji shënohet si ditë zie në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të qytetit në luftën e Bosnje dhe Hercegovinës, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë viteve 1992–1995 janë vrarë 1.601 fëmijë, ndërsa mbi 14 mijë janë plagosur. Të paktën 53 prej tyre janë vrarë nga snajperët.

Qeveria e Kantonit të Sarajevës ka shpallur 5 majin Ditë Kujtimi në vitin 2019. Ndërkohë, Muzeu Historik i Bosnje dhe Hercegovinës ka krijuar instalacionin memorial “Dhoma e Bardhë”, ku ekspozohen sende personale të fëmijëve të vrarë.

Rrethimi i Sarajevës zgjati 1.425 ditë dhe është konsideruar një nga periudhat më të rënda për civilët, me disa dënime të shqiptuara nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje

Në Gjenevë, më 6 maj 2026, organizohet një mbrëmje diskutimi që i kushtohet trajtimit të dhunës shtëpiake, me fokus te mënyrat konkrete të ndërhyrjes dhe mbështetjes.

Aktiviteti zhvillohet nga ora 18:30 deri në 21:00 në Espace de Quartier Le 99 dhe sjell në një panel të përbashkët profesioniste nga fusha e shëndetit mendor, juridikut dhe punës sociale. Diskutimi do të trajtojë parandalimin, reagimin institucional dhe individual, si dhe qasjen në shërbimet ekzistuese për personat e prekur.

Në panel marrin pjesë Shqipe Shehu Brovina, psikiatre dhe psikoterapeute, Linda Rexhaj Maliqi, juriste, si dhe Rrezarta Sejdiu Shatri, punëtore sociale, të cilat do të trajtojnë çështjet e rrezikut, mbrojtjes dhe ndërhyrjes nga perspektiva profesionale.

Takimi është i hapur për publikun dhe synon të krijojë një hapësirë informimi dhe orientimi praktik për çështje që shpesh mbeten jashtë diskutimit publik. Hyrja është e lirë, ndërsa rezervimi duhet të bëhet paraprakisht në adresën elektronike [email protected], për shkak të kapacitetit të kufizuar.

ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, komuniteti shqiptar në Zvicër u mblodh në një aktivitet të veçantë kushtuar asaj që u quajt me të drejtë “ADN-ja shqiptare” – një metaforë e fuqishme që përmbledh identitetin, historinë dhe shpirtin e një kombi të lashtë.

Që në fjalën hyrëse, organizatorët theksuan rëndësinë e kësaj dite si një moment bashkimi rreth vlerave që na përkufizojnë si shqiptarë: gjuha, kultura, historia dhe ndjenja e përkatësisë. “Të jesh shqiptar nuk është vetëm përkatësi. Është ndjenjë, kujtesë dhe përgjegjësi,” u shpreh në hapje, duke vendosur tonin e një programi që ndërthurte reflektimin me artin.

Aktiviteti u hap nga nxënësit e shkollave shqipe, të cilët, nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu, interpretuan Himnin e Flamurit dhe këngën domethënëse “Pse jemi të ndarë?”. Pyetja e ngritur prej tyre u shndërrua në një bosht reflektimi gjatë gjithë programit, duke ftuar pjesëmarrësit të mendojnë mbi sfidat dhe nevojën për unitet kombëtar.

Një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e aktivitetit pati moderatorja Blenda Nyfeler, e cila me profesionalizëm dhe elegancë përcolli përshëndetjet dhe falënderimet për të gjithë mysafirët dhe kontribuuesit. Në emër të organizatorëve, ajo vlerësoi angazhimin e Këshillit Organizues dhe shprehu mirënjohje për të gjitha shoqatat dhe individët që bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti.

Në mënyrë të veçantë, ajo falënderoi Shoqatën “Bashkimi” në Uster, nën drejtimin e Guximtar Alushit dhe Bekim Bajraktarit; Shoqatën “Atdheu” nga Thuni me kryetarin Xhemshir Zenuni; si dhe Shkollën Shqipe në Uster me mësuesin Vaxhid Sejdiu. Gjithashtu u falënderuan veprimtarët për kontributin e dhënë rreth organizimit: Lulzim Kadriu, Shpend Limoni, Emiljano Hoxha, Kushtrim Sylejmani, Emrullah Sallahu dhe Bujar Zajmi.

Një falënderim i veçantë shkoi edhe për studentët e Universitetit të Bernës, së bashku me Aril Asllanajn, si dhe studentët e universiteteve të Cyrihut, St. Gallenit, Zugut dhe Baselit. Po ashtu u falënderuan për pjesëmarrje z. Riza Demaj, kryetar i LAPSH-it për Kantonin e Argaut, përfaqësuesit e Shoqatës Albakult, Shoqatës “Drita” – Kreuzlingen, Shoqatës “Iliria” nga St. Galleni, Ansamblit “Ura” dhe Ansamblit “Trojet”, si dhe mësueset dhe mësuesit e shkollave shqipe në Zvicër.

Një falënderim i veçantë iu drejtua gjithashtu përfaqësuesve diplomatikë, përfshirë ambasadorin e Shqipërisë, z. Ermal Dredha, dhe konsullin e Kosovës, z. Vigan Berisha, për praninë e tyre. Thirrja për një duartrokitje të përbashkët u shndërrua në një moment simbolik vlerësimi për gjithë kontributin e diasporës.

Një nga momentet kulmore të programit ishte prania e studiuesit dhe gazetarit të njohur Marin Mema, e cila javë më parë ishte paralajmëruar. Në fjalën e tij, ai solli reflektime të thella mbi rëndësinë e kujtesës historike dhe identitetit kombëtar. “Kemi nevojë ta duam më shumë vendin tonë,” theksoi ai, duke nënvizuar se një komb me identitet të fortë është një komb më i qëndrueshëm dhe më i bashkuar.

Përmes shembujve të shumtë nga hulumtimet e tij mbi rrënjët shqiptare, ai ka sjellë shpesh fakte dhe të vërteta që kanë lënë publikun pa fjalë. Nëpërmjet materialeve filmike, ai dëshmoi për proceset e asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, duke ngritur një pyetje thelbësore mbi të drejtën e njeriut për të jetuar dhe për t’u shprehur në gjuhën e vet.

Ai theksoi se shumë familje shqiptare në këto treva kanë përjetuar presione të vazhdueshme, deri në ndalimin e përdorimit të gjuhës amtare duke përfunduar në një asimilim të dhunshëm. Rrëfimet e tyre përbëjnë jo vetëm një tragjedi kombëtare, por edhe një tragjedi njerëzore, duke dëshmuar për dhimbjen dhe dëshirën për t’u kthyer te rrënjët.

Prezantimi i tij u nda në dy pjesë, duke u dhënë hapësirë edhe të rinjve, nxënësve të shkollave shqipe dhe anëtarëve të shoqatave që të shprehin atdhedashurinë e tyre ndaj gjuhës dhe identitetit. Pjesëmarrësit e shumtë e mirëpritën me duartrokitje dhe interes të madh, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj kontributit të tij.

Me interes të veçantë u përcoll edhe fjala e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Dredha, i cili përgëzoi organizatorët, nxënësit, mësuesit, shoqatat dhe gjithë komunitetin shqiptar për angazhimin në ruajtjen e identitetit kombëtar. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Marin Memës në shërbim të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare. Ndër të tjera, ai përgëzoi mësuesin Vaxhid Sejdiu për punën e tij në shërbim të komunitetit, duke përmendur edhe vlerësimin me medaljen “Shqiponja e Artë” në Samitin e Diasporës në Tiranë. Ambasadori theksoi mbështetjen e vazhdueshme institucionale për nisma të tilla, në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Kosovës.

Programi artistik solli një larmi interpretimesh që prekën emocionet e të pranishmëve. Vëllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuqi interpretuan këngën “Çka i bashkon shqiptarët me gjak – gjuha nënës si zambak”, ndërsa artisti Med Sadrija solli një recital me ngarkesë të lartë emocionale. Këngëtarja Ylljona Shala përcolli ndjenjën e mallit përmes këngës “Udhët e mia”.

Një vend të veçantë zunë edhe vallet tradicionale, të cilat sollën në skenë gjallërinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Shoqata “Atdheu” nga Thuni prezantoi “Vallen e Librazhdit”, ndërsa Shoqata “Bashkimi” nga Uster interpretoi vallen “Zoga kaçake” me motive nga Çamëria, duke dëshmuar se folklori shqiptar vazhdon të jetojë edhe në mërgatë.

Në fillim të aktivitetit pjesëmarrësit patën rastin të njihen me veprat artistike të artistëve shqiptarë Florim Shaqiri, Kushtrim Zeqiri, Dren Emini, Eshref Berisha, Florim Hasani, Avdi Hajdari, Naser Dushica, Rexhep Leci, Visar Kryeziu dhe Kushtrim Sylejmani nën drejtimin e të cilit u organizua dhe u zhvillua kjo ekspozitë.

Në përmbyllje, organizatorët rikujtuan mesazhin thelbësor të kësaj dite: identiteti shqiptar nuk është vetëm trashëgimi, por mbi të gjitha përgjegjësi – për ta ruajtur, kultivuar dhe përcjellë te brezat e ardhshëm.

Ky aktivitet nuk ishte vetëm një festë kulturore, por një thirrje për vetëdije kombëtare. Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, ruajtja e ADN-së shqiptare mbetet një mision i përbashkët – një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen dhe mban gjallë shpirtin e një kombi, kudo që ai jeton.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët

Më 16 maj, në Gjenevë do të mbahet eventi kulturor “Vallja na bashkon – Gëziminjë”, organizuar nga Association Rinia Contact, një mbrëmje e dedikuar promovimit të valles tradicionale shqiptare dhe bashkimit të të rinjve përmes trashëgimisë kulturore.

Në këtë aktivitet do të prezantohen tre grupe të rinjsh: nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja, të cilët do të sjellin në skenë repertorë të ndryshëm të valleve tradicionale, duke pasqyruar larminë dhe pasurinë e kulturës shqiptare.

Ngjarja zhvillohet në kuadër të vizitës katërditore që të rinjtë nga Prizreni dhe Kruja do të realizojnë në Gjenevë. Gjatë kësaj periudhe, ata do të mirëpriten dhe do të qëndrojnë pranë familjeve dhe bashkëmoshatarëve të komunitetit shqiptar, në një format që ndërthur mikpritjen me shkëmbimin kulturor.

Ky prezantim përbën një shembull të drejtpërdrejtë të bashkëpunimit mes të rinjve shqiptarë në diasporë dhe në troje, duke e vendosur traditën në një hapësirë të përbashkët përjetimi dhe komunikimi.

Data: 16 maj
Ora: 19:30
Vendi: Salle Lully, Lancy (Gjenevë)
Hyrja: e lirë (vendet e kufizuara)

Turneu i futbollit dhe humanitar për Festën e Bajramit në Zvicër

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, komuniteti i bashkatdhetarëve në Zvicër organizon një turne futbolli me karakter humanitar, duke synuar të ndërthurë sportin me solidaritetin dhe ndihmën për ata që kanë më shumë nevojë.

Ky aktivitet po realizohet me iniciativën e rinisë së fshatit dhe me përkrahjen e shoqatës “17 Shkurti”, ndërsa një rol të rëndësishëm në organizim ka edhe klubi futbollistik KF Studenti, i cili do të marrë pjesë në turne edhe me ekipin e tij, transmeton albinfo.ch.

Turneu do të mbahet më 31 maj 2026 dhe pritet të mbledhë deri në 16 ekipe pjesëmarrëse, duke e bërë atë një ngjarje sportive me interes të madh për komunitetin. Organizatorët bëjnë të ditur se numri i ekipeve është i kufizuar dhe afati i fundit për regjistrim është 17 maji.

Përveç aspektit sportiv, turniri ka edhe një dimension të rëndësishëm humanitar. Një pjesë e të ardhurave të grumbulluara do të shkojë në mbështetje të klubit organizator, ndërsa pjesa tjetër do të dedikohet për familjet në nevojë në vendlindje.

Pagesa për pjesëmarrje është 350 franga për ekip, ku përfshihen edhe 7 kupona për secilin lojtar, që mbulojnë ushqim dhe pije gjatë aktivitetit.

Ngjarja do të hapet në mënyrë simbolike me ndeshje të ekipeve të fëmijëve, duke krijuar një atmosferë festive dhe familjare, përpara se të vazhdohet me përballjet e ekipeve pjesëmarrëse.

Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët dhe dashamirët e sportit që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, duke përfshi edhe kontribuues që kanë dëshirë të marrin pjesë në sponsorizimin e këtij eventi,  i cili premton emocione sportive, argëtim dhe mbi të gjitha një kontribut të vlefshëm për kauza humanitare.

Për informacione shtesë dhe regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin +41 76 377 94 05 ose përmes emailit: [email protected], si dhe në linkun e dedikuar për paraqitjen e ekipeve.

 

Linku: https://bit.ly/4e81Onp

 

Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”

Më 23 maj, në Bibliotekën Pestalozzi në Cyrih do të mbahet një aktivitet i veçantë kulturor ng sfera e arteve pamore. Është fjala për promovimin e librit të studiuesit të artit, Prof. Dr. Ilir Muharremi “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”, njofton albinfo.ch.

Në panel do të jetë edhe artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Sislej Xhafa.

Ky aktivitet sjell një vështrim mbi zhvillimin e artit konceptual në Kosovë dhe rolin e tij në kontekstin bashkëkohor kulturor politik dhe ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e organizatorit.

Në panel marrin pjesë: Prof. Dr. Ilir Muharremi, autor i librit, Sislej Xhafa, artist i njohur ndërkombëtar dhe Kushtrim Sylejmani, artist nga Kosova që jeton dhe krijon në Zvicër.

Në program të promovimit do të jetë historiku i artit konceptual, prezantimi i artistëve të përzgjedhur në libër, prezantimi i veprave të artistëve, krahasimi me zhvillimet në rajon, arti si mjet diplomatik dhe gjuhë politike.

Aktiviteti, i organizuar nga Kushtrim Sylejmani mbahet në Pestalozzi Bibliothek, Norstrasse 20, 8004, Zürich, me fillim në orën 17.00.

SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur

Në një kohë kur ruajtja e identitetit kulturor bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, një ngjarje e veçantë në Zvicër pritet të dëshmojë se kultura shqiptare jo vetëm që ruhet, por edhe shpaloset me dinjitet në skenat ndërkombëtare.

Në kuadër të “Festës së vallëzimit 2026 dhe festës ndërkulturore”, një festival që bashkon kultura të ndryshme përmes vallëzimit,  ku skena e Theater am Gleis në Winterthur do të mirëpresë shfaqjen “ALL EYES ON YOU!”, të rinjtë do të paraqesin aftësitë e tyre artistike para publikut.

Por këtë herë, sytë nuk do të jenë vetëm mbi vallëzimin, do të jenë edhe mbi shpirtin e një kulture shumë ngjyrëshe të shumë fëmijëve e të rinjëve .

SH.K.A  “Dardania” sjell traditën shqiptare në një skenë ndërkombëtare.

Mes shumë stileve të ndryshme, duke vijua nga vallëzimi modern, baletit klasik, deri te forma të tjera skenike,  zë një vend të veçantë edhe Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania” nga Winterthuri.

Me një veprimtari mbi tri dekada, kjo shoqëri nuk paraqitet vetëm si pjesëmarrëse, por si bartëse e një tradite të gjallë, që përcillet brez pas brezi.

Në këtë skenë ku takohen kultura nga vende të ndryshme, paraqitja shqiptare bëhet një dëshmi e qartë: identiteti nuk humbet, ai ruhet dhe prezantohet me krenari.

Një festival që bashkon kulturat dhe ngjyra e botës kulturore!

“Interkulturelles Tanzfest” është një festë e përbashkët e kulturave, ku dallimet nuk ndajnë, por afrojnë.

Në këtë kuadër, “ALL EYES ON YOU!” shndërrohet në një hapësirë ku të rinjtë shprehen përmes lëvizjes, ritmit dhe krijimtarisë së tyre, duke sjellë në skenë gjallëri dhe emocion.

Një mbrëmje ku të gjithë sytë janë tek talenti!

Shfaqja do të mbahet më 09 maj 2026, nga ora 18:00, në Theater am Gleis në Winterthur dhe pritet të tërheqë një numër të madh të interesuarish.

Organizatorët bëjnë të ditur se hyrja është e mundur vetëm me biletë dhe rezervim paraprak, për shkak të numrit të kufizuar të vendeve.

Më shumë se një paraqitje dhe një përfaqësim i denjë!

Pjesëmarrja e SH.K.A “Dardania” nuk është vetëm një paraqitje artistike.
Ajo është një përfaqësim i komunitetit shqiptar në Zvicër, një dëshmi se kultura jonë jo vetëm ruhet në mërgatë, por edhe bëhet pjesë e jetës kulturore të vendit mikpritës.

Në një skenë ku bashkohen kultura të ndryshme, Shqipëria, dhe trojet tona kombëtare vijnë përmes vallëzimit, ritmit dhe shpirtit të saj autoktor përmes veshjeve, dokeve dhe zakoneve tona të trashigimisë.

Dhe në këtë mbrëmje, të gjithë sytë do të jenë tek ajo, sepse ne jemi aty ku kërkohet!

📍 Theater am Gleis, Untere Vogelsangstrasse 3,  8400 Winterthur
📅 09.05.2026
🕓 Ora 18:00

📞 Kontakt:
Shefqet Cakolli – 079 672 41 82
Albulena Kqiku – Cakolli – 076 575 88 81

Çfarë dihet deri tani për sulmin me veturë në Leipzig

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të hënën pasdite qytetin gjerman të Leipzig, ku një automjet është futur në një turmë njerëzish në një zonë të frekuentuar për këmbësorë në qendër të qytetit, përcjell albinfo.ch.

Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 16:45 në sheshin e tregut. Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se automjeti lëvizte me një shpejtësi të lartë, rreth 70 deri në 80 kilometra në orë, përpara se të përplasej disa herë dhe të ndalonte.

Si pasojë e sulmit, dy persona humbën jetën: një grua 63-vjeçare dhe një burrë 77-vjeçar. Përveç viktimave, disa persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa të paktën tre prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë. Në orët e para pas ngjarjes pati informacione kontradiktore për numrin e viktimave dhe të plagosurve.

Policia bëri të ditur se autori i dyshuar është një shtetas gjerman 33-vjeçar, i lindur në rajonin e Leipzig. Ai u arrestua në vendin e ngjarjes pa bërë rezistencë. Shefi i policisë, René Demmler, deklaroi se i dyshuari u kap brenda automjetit.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një person që ka qenë i njohur më parë për policinë. Hetuesit dyshojnë se ai ka vepruar i vetëm dhe theksojnë se aktualisht nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun. Ndaj tij po zhvillohen hetime për vrasje dhe tentativa të shumta për vrasje, ndërsa pritet që ai të dalë para gjykatës.

Lidhur me motivin e mundshëm të sulmit, kryetari i bashkisë së Leipzig, Burkhard Jung, dhe ministri i Brendshëm i landit të Saxony, Armin Schuster, e cilësuan ngjarjen si një sulm serioz. Megjithatë, sipas hetimeve paraprake të policisë dhe prokurorisë, deri tani nuk ka indikacione për motive politike apo fetare.

Mediat gjermane raportojnë se ekzistojnë dyshime që i dyshuari mund të jetë liruar së fundmi nga një institucion psikiatrik, megjithatë ky informacion ende po verifikohet nga autoritetet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje tragjike vazhdojnë./Albinfo.ch

A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit?

Pas një sezoni nën pritshmëri, te FC Basel pritet një verë me shumë ndryshime. Sipas mediave zvicerane, deri në 15 futbollistë mund të largohen nga skuadra gjatë merkatos së verës, transmeton albinfo.ch.

Ndryshimet vijnë edhe në drejtim, pasi drejtori sportiv Daniel Stucki do të largohet nga posti i tij. Derisa të emërohet pasardhësi, vendimet për transferet pritet t’i marrë komisioni sportiv i klubit.

Disa lojtarë tashmë konsiderohen si kandidatë për largim, ndërsa klubi synon të përfitojë financiarisht nga shitja e futbollistëve si Bénie Traoré dhe Metinho, për të cilët ekziston interes nga jashtë.

Nga ana tjetër, disa futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet afatgjata për shkak të formës ose dëmtimeve, ndërsa për disa të tjerë po shqyrtohen mundësi huazimi, shkruan Blick.

Ndër lojtarët që pritet të qëndrojnë në skuadër është edhe ylli kosovar Xherdan Shaqiri, i cili ka kontratë edhe për një sezon tjetër dhe mbetet pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.

Me një skuadër që mund të ndryshojë ndjeshëm, drejtuesit e FC Basel pritet të përballen me një verë shumë të ngarkuar në ndërtimin e ekipit për sezonin e ri./Albinfo.ch

Kosova drejt humbjes së dhjetëra milionave euro nga fondet e BE-së

Kosova rrezikon të humbë dhjetëra miliona euro nga fondet e European Union, si pasojë e krizës politike dhe mungesës së institucioneve funksionale. Kështu ka paralajmëruar korrespodenti në Bruksel i Koha, Augustin Palokaj, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, edhe në kushte normale do të ishte e vështirë që Kosova t’i shfrytëzonte mjetet brenda afateve të përcaktuara, ndërsa situata aktuale politike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve të parakohshme e bëjnë këtë pothuajse të pamundur.

Palokaj thekson se vendi tashmë ka humbur kohë të çmuar për shkak të krizës politike dhe masave ndëshkuese të BE-së që zgjatën gati tre vjet. Edhe pse fondet janë liruar, mungesa e institucioneve të qëndrueshme po e vështirëson përdorimin e tyre.

Sipas përllogaritjeve, vetëm në muajin qershor Kosova rrezikon të humbë rreth 68.8 milionë euro, pasi nuk janë përmbushur reformat e kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, nga i cili Kosova pritej të përfitonte rreth 880 milionë euro.

Ndërkohë, vendi pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 7 qershor, një proces që pritet të kushtojë mbi 10 milionë euro, ndërsa humbjet nga fondet e BE-së mund të jenë shumëfish më të mëdha./Albinfo.ch

Kryeministri i Kosovës takohet me Sekretarin e NATO-s dhe me presidentin e Ukrainës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar disa takime me liderë ndërkombëtarë gjatë pjesëmarrjes në European Political Community Summit që po mbahet në Yerevan të Armenia, përcjell albinfo.ch.

Gjatë samitit, Kurti ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, si dhe me presidentin e Ukraine, Volodymyr Zelensky. Ai theksoi se Kosovo mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në European Union dhe anëtarësimit në NATO, duke e konsideruar këtë proces thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Kurti gjithashtu kërkoi avancimin e statusit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në BE, duke theksuar se njohja e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë do të ndihmonte në përparimin e këtij procesi.

Në kuadër të samitit, ai mori pjesë edhe në dy panele diskutimi: “European Coalition Against Drugs” dhe “Reinforcing Democratic Resilience and Addressing Hybrid Threats”, si dhe zhvilloi takime me disa liderë shtetesh.

Një ndër takimet ishte edhe me Përfaqësuesen e Lartë të European Union për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Sipas njoftimit të qeverisë, në këtë takim u diskutua situata politike në rajon dhe çështjet e sigurisë në kontekstin e sfidave ndërkombëtare.

Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, duke theksuar progresin e arritur dhe nevojën për një qasje të drejtë dhe të bazuar në meritë ndaj Kosovës./Albinfo.ch

Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun

Shoqata shqiptare “Atdheu” fton bashkatdhetarët dhe qytetarët në Thun që të marrin pjesë në një prezantim të veçantë me valle kombëtare shqiptare, i cili do të mbahet më 6 maj 2026 (e mërkurë), transmeton albinfo.ch.

Aktiviteti do të zhvillohet në Aarefeldplatz (Manor), 3600 Thun, pranë PostFinance, ndërsa performanca artistike nga valltarët dhe valltaret e shoqatës do të realizohet në intervalin kohor 18:25 – 18:35.

Me këtë paraqitje, Shoqata “Atdheu” synon të sjellë para publikut traditën, kulturën dhe shpirtin shqiptar, duke promovuar vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare në kuadër të festivalit lokal në Thun.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të bashkohen dhe të ndajnë së bashku një moment kulturor që përfaqëson krenarinë shqiptare./Albinfo.ch

Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë

Në komunën Francavilla al Mare, në rajonin Abruzzo të Italisë, është mbajtur ceremonia e hapjes së shkollës shqipe, një nismë e rëndësishme që synon ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare tek fëmijët shqiptarë që jetojnë në diasporë, trandmeton albinfo.ch.

Hapja e kësaj shkolle përbën një hap domethënës për komunitetin shqiptar në këtë zonë, duke krijuar një hapësirë të re ku fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe, të njihen me kulturën dhe traditat shqiptare, si dhe të forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre.

Në një realitet ku brezat e rinj rriten mes dy kulturave, shkolla shqipe shihet si një urë që lidh familjet shqiptare me atdheun, duke ruajtur gjallë identitetin kombëtar dhe duke ndihmuar që gjuha shqipe të mos humbasë në rrjedhën e integrimit.

Organizatorët e kësaj nisme theksuan se shkolla nuk do të jetë vetëm një vend mësimi, por edhe një vatër komunitare, ku do të zhvillohen aktivitete edukative dhe kulturore që do ta mbajnë të gjallë frymën shqiptare në Itali./Albinfo.ch

Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’

E lindur dhe rritur në Kanada nga dy prindër shqiptarë, Evisa Pacolli, 21 vjeç, do të marrë pjesë në garën për kurorën e bukurisë “Miss Universe Albania”, konkurs nga i cili përzgjidhet edhe përfaqësuesja shqiptare për garat ndërkombëtare të bukurisë, transmeton albinfo.ch.

Pacolli shënon një moment të veçantë për diasporën, pasi është pjesëmarrësja e parë shqiptare nga Kanadaja që konkurron në këtë event prestigjioz.

Me pjesëmarrjen e saj, Evisa synon të përfaqësojë jo vetëm bukurinë shqiptare, por edhe vlerat, kulturën dhe traditat kombëtare, duke e bërë krenare komunitetin shqiptar jashtë vendit.

Aktualisht, ajo jeton dhe punon në Kanada, ku është e angazhuar si menaxhere në një dyqan, ndërsa paralelisht po përgatitet për garën “Miss Universe Albania”, ku do të prezantojë historinë dhe rrugëtimin e saj si pjesë e diasporës shqiptare./Albinfo.ch

 

Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Valleve, në qendër të Stokholmit u organizua një festival i veçantë me pjesëmarrjen e grupeve valltare nga vende të ndryshme të botës, transmeton albinfo.ch.

Shqipëria u përfaqësua në këtë festival nga Albanian Folkgroup “Tradita”, i cili solli një atmosferë të ngrohtë dhe festive nën tingujt e valleve kombëtare shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke promovuar kulturën tradicionale shqiptare në Suedi.

Ky grup, së bashku me “Këngë Labe në Stockholm”, do të performojnë gjithashtu më 9 maj, në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, në parkun Kungsträdgården në Stokholm. Performanca e tyre është planifikuar të mbahet në ora 17:20.

Ngjarja do të jetë e hapur për publikun nga ora 11:00 deri në 18:00, ndërsa edhe Ambasada do të jetë pjesëmarrëse me tendën e saj kombëtare, duke kontribuar në promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare në këtë festë evropiane./Albinfo.ch