Fjalimi përfundimtar i Selimit: Liria nuk ishte zgjedhje, por domosdoshmëri

Ish-udhëheqësi i UÇK-s, Rexhep Selimi, ka deklaruar se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi, gjatë fjalës së tij përfundimtare të mbajtur të mërkurën para trupit gjykues në Hagë, përcjell albinfo.ch.

Selimi theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u formua nga dëshira, por nga nevoja për mbijetesë, përballë, siç tha ai, politikave shtypëse të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për t’u vrarë apo të iknim nga shtëpitë tona?”, u shpreh Selimi.

Ai shtoi se UÇK-ja u krijua si reagim i domosdoshëm ndaj dhunës dhe represionit.

“UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja. Për mua, të qenit bashkëluftëtar i Adem Jashari-t është nderi më i madh. Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare”, deklaroi ai, raporton KSP.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Selimi u shpreh i bindur se veprimet e ndërmarra nga ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë qenë të drejta.

“Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti edhe NATO-ja”, tha Selimi mes tjerash.

Veseli para Gjykatës në Hagë: Nuk ka asnjë provë se kam kryer krime

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se drejtësia, ndonëse mund të vonohet, nuk mund të mohohet, gjatë fjalës së tij para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përcjell albinfo.ch.

Veseli theksoi se të gjitha veprimet e tij kanë qenë në përputhje me ligjin dhe se, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me kryerjen e krimeve të luftës.

“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë”, u shpreh Veseli.

Ai shtoi se edhe në momentet më të vështira nuk e ka humbur besimin se e vërteta do të dalë në pah.

“Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi”, deklaroi ai.

Veseli foli gjithashtu për jetën e tij personale dhe sfidat me të cilat është përballur ndër vite, duke përmendur se familja e tij ka jetuar për një kohë të gjatë nën presion dhe kërcënime të vazhdueshme.

“Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të pandërprerë. E di shumë mirë se çfarë do të thotë të jetosh nën kërcënim të vazhdueshëm. Është një përvojë që nuk do t’ia dëshiroja askujt”, theksoi ai.

Në përmbyllje, Veseli nënvizoi se pas dekadash hetimesh dhe shqyrtimi dokumentesh, sipas tij, nuk është gjetur asnjë provë që ai ka kryer krime.

“Pas dekadash hetimesh dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, tha Veseli.

Ai shtoi se vendimi për t’u kthyer në Kosovë ishte i motivuar nga pamundësia për të qëndruar indiferent ndaj vuajtjeve të popullit të tij.

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij përmbyllës para trupit gjykues në Hagë, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura kundër tij, përcjell albinfo.ch.

Në fillim të fjalës, Thaçi uroi qytetarët shqiptarë me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, përpara se të adresonte drejtpërdrejt pretendimet e prokurorisë.

“Për gati tri vjet në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë – unë jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Thaçi, raporton KosovaPress nga Haga.

Ai rikujtoi se në fillim të vitit 1998 ndodhej jashtë Kosovës, duke studiuar në Zvicër, dhe theksoi se në atë periudhë nuk kishte asnjë plan për marrjen e pushtetit.

“Në kohën e masakrave në fillim të vitit 1998 isha student në Cyrih. Nuk po bëja plane për të marrë kontrollin e Kosovës. I vetmi që bënte plane morbide ishte Slobodan Millosheviq”, u shpreh ai.

Sipas Thaçit, vendimi për t’u kthyer në Kosovë ishte i diktuar nga ndjenja e përgjegjësisë morale dhe dëshira për të kontribuar në luftën për liri.

“Duke parë masakrat në vendin tim, nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të vij në Kosovë dhe të bëj atë që do të bënte secili prej jush. Për këtë jam krenar dhe nuk pendohem asnjëherë”, tha ai.

Ai shtoi se akuzat e ngritura ndaj tij përbëjnë, sipas tij, një fyerje për sakrificën e heronjve dhe viktimave të luftës, si dhe për përpjekjet e aleatëve ndërkombëtarë.

“Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave, si dhe për përpjekjet e NATO-s, me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, theksoi Thaçi.

Në përmbyllje, ai deklaroi se kundërshtari i vetëm i tij dhe i UÇK-s ishte regjimi i Millosheviqit.

“U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri. Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të regjimit të Millosheviqit”, përfundoi ai. /Albinfo.ch

Amerikania shpërthen në lot: Në Zvicër më urrejnë sepse jam e huaj

Një e re nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale pasi ka deklaruar se përballet me armiqësi në Zvicër vetëm për faktin se është e huaj, përcjell albinfo.ch.

Në një video virale në TikTok, e cila ka arritur mbi 328 mijë shikime, gruaja amerikane tregon mes lotësh për përvojën e saj pasi u zhvendos në Zvicër “për një jetë më të mirë”.

Ajo shprehet se, ndonëse Zvicra shihet si një vend ideal për të jetuar, realiteti i saj personal ka qenë i mbushur me refuzim dhe ndjenja përjashtimi. Sipas saj, ekziston një “urrejtje ndaj emigrantëve” që ajo e ka ndjerë drejtpërdrejt në përditshmërinë e saj.

Gruaja, e cila jeton në kantonin Thurgau, thotë se është përballur vazhdimisht me qëndrime negative nga banorët vendas.

“Çfarë kam bërë që ta meritoj këtë – përveçse kam lindur në një vend tjetër?”, pyet ajo me zhgënjim në video.

Videoja ka nxitur mbi 15.600 komente, ku shumë përdorues kanë shprehur mbështetje dhe empati për situatën e saj. Megjithatë, ka pasur edhe reagime kritike, ku disa sugjerojnë se problemi mund të lidhet me mungesën e integrimit.

Një komentues shkruan:

“Sot shumë të huaj vijnë, nuk mësojnë gjuhën dhe presin që të gjithë të tjerët të përshtaten me ta. A ke provuar të mësosh gjuhën?”

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi integrimin e emigrantëve, pritshmëritë e shoqërive pritëse dhe sfidat emocionale me të cilat përballen të huajt në vendet e zhvilluara europiane. /Albinfo.ch

@collieloki

And I thought the Dutch were “blunt” and hostile to foreigners. 1 year in Switzerland has been harder than all 6 years in NL combined. I don’t know if the town I live in is just extra miserable or if it’s like this all across Switzerland, but it’s absolutely miserable to be surrounded by these types of people. #Switzerland #immigrant #immigration

♬ original sound – Loki & Adri

Motrat Arifi nga diaspora përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare të golfit

Dy motra me origjinë kosovare, Dafina dhe Geresa Arifi, të rritura në Gjermani, po bëjnë emër në botën e golfit, duke hapur rrugën për golfistët kosovarë në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Me pasion dhe përkushtim, motrat Arifi kanë arritur të bëhen modele të sportistëve të rinj nga diaspora, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat e Kosovës dhe duke realizuar ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në nivel profesionist.

Angazhimi i tyre në garat ndërkombëtare është një dëshmi e potencialit të të rinjve shqiptarë të diasporës dhe një shembull i qartë se sporti mund të shërbejë si urë lidhjeje me vendin e origjinës, duke promovuar identitetin dhe talentin kosovar jashtë kufijve.

Dafina dhe Geresa synojnë të frymëzojnë brezat e rinj të komunitetit kosovar dhe të rrisin prezencën e Kosovës në sportet ndërkombëtare, duke treguar se përkushtimi dhe pasioni mund të hapin dyer për suksesin global./Albinfo.ch

VIDEO – https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Fdafina-geresa-arifi-kosova-golf%2F33679596.html%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQPNDM3NjI2MzE2OTczNzg4AAEe5qp7BfWMyAS8kc-cLVC9rnpaMWAD-FVxcl365fm6qif5YROv8ppHyp9ptPs_aem_IadKEQsy5vSBLIa5LH9eog&h=AT1BWpzmLqDYh7-IjU-ivKtvsJu-1GsprKTvLdDNSf52Wyeboz5rA7z6FYw0mJ-hm-IWVvAhfXE8y9EXbkSiZeJH1SIYcBYY68JPcaWkID0aRUNwK8O4OBrh1SurU_g&s=1

Fjala e fundit e prokurorisë dhe mbrojtjes në Gjykatën Speciale

Mbrojtja e Krasniqit besimplotë se ai do të shpallet i pafajshëm

Kundërpërgjigjet e tyre para trupit gjykues në Hagë sot i paraqitën edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit, e cila tha se dëshmitë do të çojnë në atë që trupi gjykues të shpall të pafajshëm Krasniqin.

Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis u shpreh besimplotë karshi gjyqtarëve në Hagë.

Ellis gjatë fjalës së tij para trupit gjykues hodhi poshtë pretendimet e ZPS se Jakup Krasniqi ishte epror i Bislim Zyrapit.

“Ne jemi besimplotë se kur të zbatoni dhe bëni këtë vlerësim dhe kur të shikoni dokumentet së bashku me dëshmitë e dëshmitarëve dhe kur të zbatoni me rigorozitet parimin e barrës së provës ju do të pajtoheni me argumentet e parashtruara prej nesh dhe kjo do të çojë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit prej jush”, tha ai.

Përveç mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së sot trupit gjykues pas pushimit ë drekës do t’i drejtohen edhe vetë katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Avokati Roberts: Selimi të shpallet i pafajshëm

Geoffrey Roberts i cili përfaqëson Rexhep Selimin tha se klienti i tij duhet të shpallet i pafajshëm. Ai tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë “për të siguruar fajësinë e Selimit.

“Zoti Selimi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij. Asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, tha Roberts.

 

 Mbrojtja: ZPS-ja s’ka prova, Veseli të shpallet i pafajshëm

Avokati i Kadri Veselit, Dixon tha se nuk ka prova që Veseli ka marrë pjesë në të ashtuquajturën Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.

“Edhe kur ndodhej në Kosovë, Veseli ka marrë pjesë në shumë pak takime dhe ka shkuar shumë rrallë në Shtabin e Përgjithshëm. Nuk ka komanduar ndonjë strukturë të inteligjencës apo askënd dhe nuk ka qenë aktiv në Drejtorinë Politike. Madje as anëtarësia në këtë drejtori nuk është vërtetuar”, tha ai.

Dixon kërkoi që trupi gjykues ta shpallë të pafajshëm Kadri Veselin, pasi që nuk  ka prova që e lidhin atë me krimet e pretenduara në atakuzë.

Avokati i Thaçit: Gjykatës ju lutëm shpallni pafajësinë, ZPS-ja nuk ka prova

Avokati i Thaçit: ZPS nuk ka prova kundër Thaçit, nuk paraqitën asgjë

Lluka Mishetiq  avokati  i ish presidentit Hashhimtha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.

“Konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë të prentenduar që shënjestronte kundërshtarët. ZPS të hënën nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime.”, tha Mishetiq duke shtuar se jo në mungesë të kohës ngase i kishin edhe 45 minuta kohë por nuk kishin përgjigje.

Ai tha se prokuoria dështojë të gjejë prova.

“Mbrojtja e di që  të bëni punën tuaj do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, ata duan që jut ë bëni punën e  atyre. Ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin..Ata dështuan të gjenin prova”, tha Mishetiq.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri “mëkat të madh”, pasi sipas tij, premtoi shumë, por nuk i mbështeti pretendimet me prova.

“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, shtoi ai.

Mbrojtësi i viktimave: Nuk e kemi obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se nuk e kanë  obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve.

“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, tha Laws.

Nxënësit e Shqipërisë festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës

17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës u shënua  edhe në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri Edi Rama veçoi festimin në shkolla, duke e ilustruar me një varg fotgorafish të nxënësve të Shqipërisë.

“Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës, një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare.

Ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

Me ftesë të Trump, Rama niset sot drejt Uashingtonit

Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e sotme, përcjell albinfo.ch.

Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt në Uashington.

Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit me një mandat të përkohshëm prej tre vitesh.

Ky Bord i inicuar nga Presidenti Trump synon rindërtimin e Gazës dhe zgjidhjen e konflikteve në botë.

Vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në Uashington shefi i qeverisë pritet që të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Osmani konfirmon se nesër do të jetë në Washington për takimin e Bordit të Paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se do të jetë në Washington më 19 shkurt për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, pjesë e të cilit u bë edhe Kosova, përcjell albinfo.ch.

“Ne vërtet ndihemi krenarë që i jemi bashkuar presidentit Trump, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila themelimin e kishte në Davos kurse takimin e parë inaugurues e ka shumë shpejt në Washington D.C., për çka unë do të udhëtojë atje për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës”.

Në këtë takim inaugurues, ajo tha se “ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që e shprehin përkushtimin i cili më vonë konkretizohet”.

Osmani tha se janë bërë “shumë gjëra pozitive, përfshirë përkrahjen për anëtarësim në NATO” si “rezultat i një pune shumë të afërt me administratën ‘Trump’”.

Kjo përkrahje ajo tha se “po reflektohet edhe në letrën të cilën e ka dërguar presidenti” për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë takim inaugurues, ajo tha se “ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që e shprehin përkushtimin i cili më vonë konkretizohet”.

Osmani tha se janë bërë “shumë gjëra pozitive, përfshirë përkrahjen për anëtarësim në NATO” si “rezultat i një pune shumë të afërt me administratën ‘Trump’”.

Kjo përkrahje ajo tha se “po reflektohet edhe në letrën të cilën e ka dërguar presidenti” për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Katër ish-krerët e UÇK-së flasin sot

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës vijon këtë të mërkurë me një nga momentet më të rëndësishme, paraqitjen e deklaratave përmbyllëse, përcjell albinfo.ch.

Në seancën e sotme do të flasin përfaqësuesi i viktimave, mbrojtja dhe më pas vetë të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Pas pushimit të drekës, secili prej tyre do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalime prej 20 minutash.

Sipas mediave në Kosovë, në seancën përmbyllëse pritet të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca.

Në seancën e fundit, pas deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Krasniqit, trupi gjykues dhe prokuroria drejtuan pyetje shtesë ndaj palëve.

Pas përfundimit të deklaratave, çështja kalon për vendimmarrje. Gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të shpallur vendimin ose për të kërkuar shtyrje të afatit.

Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin e katër ish-krerëve me nga 45 vite burg secilit.

Konjufca nga Haga: Verdikti i Speciales të jetë në përputhje me lavdinë e UÇK-së

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar nga Haga se shpreson që verdikti i Gjykatës Speciale të jetë në përputhje me “historinë dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përcjell albinfo.ch.

Para fillimit të seancës të mërkurën, në ditën kur katërshja e UÇK-së do të thotë fjalët përfundimtare, Konjufca ka thënë se gjatë këtij procesi ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, veçanërisht sa i përket të drejtës për një gjykim brenda një kohe të arsyeshme.

 Sipas tij, procesi që ka zgjatur mbi pesë vjet ka përbërë “ndëshkim të padrejtë” për të akuzuarit, duke theksuar se ata janë mbajtur të izoluar dhe larg familjeve të tyre për më shumë se pesë vjet.

“Është dita e fundit e një procesi që zgjati shumë. Pretendojmë se është shkelur e drejta elementare e njeriut për t’u gjykuar në kohë të arsyeshme, e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh ai.

Konjufca përsëriti qëndrimin kritik ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një gjykatë me fokus të njëanshëm ndaj UÇK-së.

“Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, mbrojtëse dhe e pastër. Qëllimi i saj nuk ishte sulmi ndaj asnjë populli tjetër, por përballja me forcat serbe që kryen krime në Kosovë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion”, deklaroi Konjufca.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi po akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale, lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i kanë mohuar të gjitha akuzat që u ngarkohen.

Në javën e shkuar e edhe të hënën është dhënë fjala përfundimtare nga palët. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja lirimin pasi ka konstatuar se organi i akuzës nuk ka argumentuar me asgjë pretendimet e saj.

Gjatë ditës së sotme, katërshja e UÇK-së do të thotë fjalën e vet përfundimtare. Secili kanë nga 20 minuta kohë për deklarime.

AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen

Shoqëria Kulturoartistike “AlbaKult” organizoi një manifestim solemn në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke mbledhur në Ostermundigen një numër të madh bashkatdhetarësh të të gjitha moshave, si dhe përfaqësues institucionalë nga Kosova dhe autoritetet lokale zvicerane, transmeton albinfo.ch.

Në këtë aktivitet festiv mori pjesë përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, Gjenis Haxhimehmeti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e shoqatave kulturore në ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë.

Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu presidenti i komunës së Ostermundigen, Thomas Itten, i cili uroi komunitetin shqiptar për festën e Pavarësisë. Ai shprehu dëshirën që, ashtu siç shoqata vendase Schützverein festoi së fundmi 100-vjetorin e themelimit në të njëjtën sallë, edhe “AlbaKult” në të ardhmen të shënojë një jubile të tillë në të njëjtin vend.

Manifestimi u nderua edhe nga veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë Behide Hasanajn, e cila mban titullin “Anëtare Nderi e Diasporës”, si dhe përfaqësues nga komuniteti afrikan në Zvicër, ndër ta priftëresha nga Nigeria, Pat Sanschi, dhe anëtarë të Forumit Zvicerano-Afrikan.

Pjesë e programit ishte edhe prezantimi i Shkollës Shqipe në Bernë, ku mësimdhënësja Mirsime Muja Durmishi po zhvillon mësimin në gjuhën shqipe në Bümpliz për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, duke dëshmuar angazhimin për ruajtjen e gjuhës amtare tek brezat e rinj.

Festa nisi me valle tradicionale dhe vijoi me një program të pasur me këngë dhe valle nga repertori kombëtar. U theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy shoqatave simotra, “Atdheu” dhe “AlbaKult”, të cilat përmes aktiviteteve të përbashkëta kontribuojnë në kultivimin e vlerave kulturore shqiptare në diasporë.

Atmosfera kulmoi me performancën e këngëtarit Adnan Daci, i cili solli energji dhe entuziazëm në sallë, duke bërë që vallja të vazhdojë gjatë gjithë mbrëmjes.

Një nga elementet më domethënëse të kësaj feste ishte pjesëmarrja e madhe e të rinjve, veçanërisht e moshës 18-vjeçare, të cilët iu bashkuan valleve tradicionale. Organizatorët e konsideruan këtë si një tregues pozitiv për vazhdimësinë e misionit të shoqërisë dhe për përfshirjen aktive të brezit të ri në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar. /Albinfo.ch

Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar

Në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shoqata e shkollave shqipe “Ardhmëria” në Londër organizoi një aktivitet të gjerë kulturor dhe artistik, duke mbledhur nxënës, prindër, mësimdhënës dhe përfaqësues institucionalë në një manifestim me karakter edukativ dhe patriotik, transmeton slbinfo.ch. 

Veprimtaria u nderua me praninë e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, si dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Uran Ferizi. Në fjalët e tyre përshëndetëse, të dy diplomatët theksuan rëndësinë e shkollave shqipe në diasporë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke e cilësuar arsimin plotësues në gjuhën amtare si një shtyllë kyçe të lidhjes së brezave me atdheun.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë së Westminster-it, Paul Dimoldenberg, i cili vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në jetën sociale dhe kulturore të Londrës, si dhe rolin aktiv të tij në forcimin e diversitetit dhe bashkëjetesës në kryeqytetin britanik.

Në emër të organizatorëve, kryetari i shoqatës “Ardhmëria”, Lutfi Vata, dhe kryetari i bordit, Lavdrim Krashi, nënvizuan përkushtimin shumëvjeçar për ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm shkollash shqipe në Londër, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me prindërit dhe komunitetin.

Programi artistik përfshiu interpretime muzikore, recitime dhe valle tradicionale, të realizuara nga më shumë se 100 nxënës që përfaqësojnë rreth 30 shkolla shqipe të rrjetit “Ardhmëria” në Londër. Aktivitetit i dhanë ngjyrim të veçantë edhe performancat instrumentale nga dy artiste shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, Greta Papa në violinë dhe Amadea Topalli në saksofon, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë. /Albinfo.ch 

Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë

Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në Kosovë dhe në mërgatë janë zhvilluar një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, duke përfshirë ceremoni, organizime kulturore dhe iniciativa simbolike, transmeton albinfo.ch.

Një nga ngjarjet që tërhoqi vëmendje të veçantë këtë vit ishte prezantimi i flamurit të Kosovës në ekranet elektronike të Times Square, në qendër të New York City. Shfaqja e simbolit shtetëror në një nga hapësirat më të ekspozuara mediatikisht në botë u konsiderua një moment domethënës për komunitetin shqiptar atje.

Ekranet gjigante të këtij sheshi të njohur globalisht transmetuan imazhin e flamurit të Kosovës, duke përcjellë mesazhe urimi dhe krenarie. Kjo paraqitje simbolike u pa si një dëshmi e pranisë dhe organizimit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, si dhe si një formë afirmimi të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
VIDEO https://x.com/admirim/status/2023542016765002193?s=20

Mbreti Suedisë me urim të veçantë për Kosovën

Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit, përcjell albinfo.ch.

Në mesazhin e tij zyrtar, monarku suedez ka përcjellë urimet më të sinqerta për këtë përvjetor të rëndësishëm shtetëror, duke i dëshiruar popullit të Kosovës prosperitet dhe mirëqenie të vazhdueshme. Sipas komunikatës, ai ka shprehur mbështetjen dhe respektin për arritjet e deritanishme të shtetit të Kosovës.

Kosova shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008, në orën 15:39, në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur në Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në atë mbledhje morën pjesë 109 nga 120 deputetë, të cilët votuan njëzëri për ta shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklaratën e Pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, duke kurorëzuar një proces të gjatë politik dhe historik që synonte realizimin e aspiratës për liri dhe mëvetësi të popullit të Kosovës. /Albinfo.ch

Marrëveshjet kolektive mund të kenë përparësi mbi pagat minimale kantonale

Komisioni Ekonomik i Këshillit të Shteteve ka propozuar që pagat minimale të përcaktuara në marrëveshje kolektive me fuqi detyruese të kenë përparësi mbi pagat minimale kantonale. Kjo do të thotë se kantonet nuk do të mund të vendosin më lirshëm nivelin e pagës minimale, përveç Gjenevës dhe Neuchâtelit, të cilat tashmë kanë paga më të larta.

Qëllimi i propozimit është të mbrohet partneriteti social dhe të shmangen konflikte me kushtet e punës të përcaktuara në marrëveshjet kolektive. Por Këshilli Federal dhe sindikatat e konsiderojnë masën problematike, duke argumentuar se mund të dëmtojë punonjësit me paga të ulëta dhe të shkelë kompetencat kantonale.

Vendimi përfundimtar i Këshillit të Shteteve pritet në mars.

Kumanovë: Mjekët shqiptarë ende pak të përfaqësuar në pozita drejtuese

Në Kumanovë, mjekët shqiptarë vazhdojnë të jenë dukshëm të pakët në pozitat udhëheqëse të Spitalit të Qytetit. Drejtori i spitalit, Sasho Stoshevski, ka deklaruar se përfaqësimi është bërë sipas ligjit dhe se procesi i avancimit të mjekëve shqiptarë është i drejtë. Ai na udhëzoi të shohim udhëheqësit e reparteve në faqen zyrtare të spitalit, shkruan alsat transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, statistikat tregojnë një dallim të madh mes mjekëve maqedonas dhe shqiptarë:

Spitali i Qytetit: 53 udhëheqës maqedonas, 11 shqiptarë

Reparti i Internos: 6 maqedonas, 0 shqiptarë

Pozitat kryesore drejtuese në disa reparte si Interno, kujdesi intensiv, diabet, pediatria, kirurgjia, infektivi, psikiatria, psikologjia dhe dermatologjia, si dhe rolet e motrave kryesore, mbahen kryesisht nga mjekët maqedonas. Reparti i anestezisë nuk ka as mjek as kryeshef shqiptar.

Edhe pse disa pozita janë parashikuar për shqiptarët, përfaqësimi i tyre mbetet i pamjaftueshëm. Po ashtu, bordi dhe administrata e spitalit nuk reflektojnë përqindjen e shqiptarëve në nivel prej rreth 40%.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar më parë se ndryshimet e ardhshme në Ligjin për Shëndet Publik do të krijojnë mekanizma për të kufizuar vendimmarrjen e drejtorëve në rekrutimin dhe avancimin e stafit mjekësor.

Rriten rastet e helmimeve në Zvicër, paralajmërohen prindërit dhe profesionistët mjekësorë

Numri i helmimeve në Zvicër po rritet. Sipas të dhënave të publikuara nga Tox Info Suisse, linja telefonike e ndihmës për helmimet (145) ka marrë gati 45,000 thirrje gjatë vitit të kaluar.

Colette Degrandi, mjeke e lartë në Tox Info Suisse, shpjegon se shumica e helmimeve janë aksidente dhe nuk janë të rrezikshme për jetën. Shpesh bëhet fjalë për fëmijë të vegjël që, duke eksploruar mjedisin, hyjnë në kontakt me substanca të dëmshme, si detergjentët e larjes së enëve. Megjithatë, edhe këto raste kërkojnë këshillim profesional për qetësimin e prindërve.

Një shqetësim i veçantë janë përpjekjet për vetëvrasje mes të rinjve, të cilat përfshijnë përdorimin e lëndëve toksike, kryesisht medikamenteve. Edhe pse numri i rasteve është relativisht i ulët, stafi i Tox Info Suisse monitoron situatën me kujdes.

Mjekja Degrandi thekson se një e treta e thirrjeve vijnë nga profesionistë të shëndetësisë, të cilët ndonjëherë nuk janë të njohur me helmimet komplekse që përfshijnë medikamente ose ilaçe psikotrope. Kjo tregon rëndësinë e këshillimit nga ekspertët e helmimeve.

Për parandalim, ekspertët rekomandojnë ruajtjen e medikamenteve dhe substancave toksike jashtë arritjes së fëmijëve, si dhe kufizimin e sasive të disponueshme për të rinjtë.

Sipas Tox Info Suisse, shumica e thirrjeve ndodhin në mbrëmje dhe janë më të shpeshta gjatë verës.

Gjykata urdhëron qeverinë zvicerane të publikojë kontratat për vaksinat Covid

Qeveria zvicerane duhet të publikojë kontratat e saj me kompanitë farmaceutike për furnizimin me vaksina kundër Covid-19. Kjo vendosje u mor nga Gjykata Federale Administrative, e cila pranoi ankesat e tre individëve privatë.

Kërkesat për qasje në kontrata u bënë ndaj Zyres Federale të Shëndetit Publik (FOPH) dhe farmacisë ushtarake, duke u mbështetur në Ligjin për Lirinë e Informacionit. FOPH i kishte refuzuar këto kërkesa në fund të vitit 2023. Kontratat në fjalë përfshinin kompanitë Novavax, Moderna Tx dhe Moderna Switzerland, transmeton albinfo.ch.

Në vendimin e publikuar të martën, gjykata saktësoi se nuk ekzistojnë arsye të jashtëzakonshme ligjore që të justifikojnë refuzimin e qasjes. Konkretisht, nuk ka arsye për të shqetësuar interesat e politikës së jashtme të Zvicrës.

Gjithashtu, nuk u paraqitën prova që të justifikonin mbajtjen e konfidencialitetit për çmimet, kushtet e dorëzimit apo pika të tjera të kontratave. Vendimi nuk është ende përfundimtar ligjërisht.

Viktimat e zjarrit në Crans-Montana kthehen në Zvicër për rehabilitim

Disa javë pas zjarrit shkatërrues në Crans-Montana, pacientët e parë që u dëmtuan janë kthyer në Zvicër për rehabilitim. Ata fillimisht u trajtuan në qendra të specializuara jashtë vendit dhe tani, për shkak të përmirësimit të gjendjes shëndetësore, po nisin procesin e rehabilitimit në Zvicër.

Aktualisht, 36 persona që jetojnë në Zvicër vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor jashtë vendit: 16 prej tyre ndodhen në Francë, 12 në Itali, pesë në Gjermani dhe tre në Belgjikë. Disa prej të plagosurve janë ende në gjendje kritike.

Zgjerimi i kapaciteteve

Në Zvicër, 31 të plagosur po marrin trajtim spitalor: 22 në spitale për kujdes akut dhe 9 në klinika rehabilituese. Paralelisht me rikthimin e pacientëve nga jashtë, po planifikohet edhe transferimi i pacientëve nga spitalet e kujdesit akut në qendrat rehabilituese.

Klinikat Suva në Bellikon (AG) dhe Sion (VS), të specializuara në trajtimin e djegieve, po zgjerohen për të krijuar kapacitetet e nevojshme. Sipas Autoritetit Federal të Mbrojtjes Civile (BABS), të gjithë të prekurit me shtetësi zvicerane ose që jetojnë në Zvicër do të mund të trajtohen në klinika zvicerane. Mbështetja psikososiale është gjithashtu pjesë e rëndësishme e trajtimit.

Koordinimi i rehabilitimit

Koordinimi i këtij procesi kompleks është i ndarë qartë: Konferenca e Drejtorëve të Shëndetësisë së kantoneve planifikon strategjikisht kapacitetet e rehabilitimit, ndërsa një Bord Mjekësor i specializuar koordinon transferimin operacional të pacientëve në Zvicër. Ky bord siguron kontakt me qendrat evropiane të djegieve dhe organizon transportin dhe pranimin në qendrat zvicerane.

Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër

Një numër gjithnjë e më i madh zviceranësh po përdor telefonin e mençur për të paguar, duke lënë pas kartat bankare dhe paratë në dorë, sipas një sondazhi të fundit. Ky trend drejtohet kryesisht nga gjeneratat më të reja.

Për herë të parë, telefonat e mençur janë bërë metoda e preferuar e pagesës për konsumatorët zviceranë, sipas Visa Payment Monitor, një sondazh i publikuar të hënën dhe i kryer në bashkëpunim me institutet e kërkimit të tregut Forsa. Pagesat mobile preferohen nga 28% e të anketuarve, krahasuar me 27% që favorizojnë kartat debit dhe 25% që përdorin para në dorë.

Nëse do të duhej të zgjidhnin midis portofolit dhe telefonit kur dalin nga shtëpia, gjashtë nga dhjetë persona (59%) tani do të zgjidhnin telefonin — një rekord i ri që nga fillimi i sondazheve (+11% krahasuar me 2022).

Pasojat për bizneset

Edhe pse shumica e të anketuarve ende besojnë te paratë në dorë, pothuajse gjysma (49%) i mbajnë ato kryesisht nga frika se nuk do të mund të paguajnë në mënyrë dixhitale në disa vende.

Kjo shqetësim ka pasoja për tregtinë: pothuajse një e treta (32%) shmangin dyqanet që pranojnë vetëm para. Zviceranët janë kështu shumë më të prirur drejt tregtisë dixhitale sesa fqinjët e tyre gjermanë (20%) dhe austriakë (26%).

Gjysma e zviceranëve (51%) beson se brenda pesë viteve do të jetë normale të mos paguhet më me para. Një e treta (30%) gjithashtu mendon se në të ardhmen blerjet mund të menaxhohen nga inteligjenca artificiale.

Rinia vendos ritmin

Kërkesa për zgjidhje dixhitale pagese është veçanërisht e fortë mes të rinjve. Pothuajse tre të katërtat (72%) e të rinjve nga 18 deri në 35 vjeç besojnë se duhet të jetë e mundur të paguhet kudo me kartë ose telefon. Ky qëndrim krejt dixhital reflektohet edhe në interesin e tyre për teknologjitë e ardhshme: 65% planifikojnë të përdorin e-ID-në zvicerane sapo të bëhet e disponueshme.

Megjithatë, shqetësimet mbi sigurinë e identitetit dixhital mbeten: 45% janë të shqetësuar për mbrojtjen e të dhënave në rast humbjeje të pajisjes, ndërsa një e treta (32%) vlerësojnë avantazhin e të pasurit dokumentet e identitetit në një vend ose të autentifikohen shpejt (30%).

Twint po rritet vazhdimisht

Sistemi zviceran i pagesave dixhitale Twint pritet të regjistrojë rritje të konsiderueshme deri në 2025, me më shumë se 6 milion përdorues dhe 901 milion transaksione vitin e kaluar, një rritje prej 16,5% krahasuar me 2024, transmeton albinfo.ch.

Rreth 77% e transaksioneve janë tregtare, ndërsa 23% ndodhin mes individësh. Twint përdoret nga 81% e bizneseve fizike dhe 86% e dyqaneve online, me 65% të transaksioneve tregtare të kryera personalisht.

Twint, themeluar në 2016, është në pronësi të Vaud Cantonal Bank (BCV), PostFinance, Raiffeisen, UBS, Zurich Cantonal Bank (ZKB), si dhe operatorit të Swiss Stock Exchange SIX dhe ofruesit të shërbimeve të pagesave Worldline.

Treni i devijuar në Valais, linja Goppenstein–Brig e pezulluar deri të shtunën

Një tren u devijua të hënën në mëngjes në afërsi të Goppenstein, në kantonin e Valais, për shkak të një rrëshqitjeje të madhe të borës që mbuloi shinat. Pesë persona u lënduan, por vetëm një u dërgua në spital, ndërsa katër të tjerët morën trajtim në vend.

Të gjithë 29 pasagjerët e trenit evakuan në mënyrë të sigurt. Përkohësisht, trafiku hekurudhor midis Goppenstein dhe Brig mbetet i pezulluar dhe autobusë zëvendësues janë vendosur për udhëtarët. Evakuimi i trenit do të jetë një “operacion i vështirë” për shkak të rrezikut të lartë të rrëshqitjes së borës.

Autoritetet njoftojnë se rreziku i rrëshqitjeve të borës është i lartë në kantonin e Valais dhe këshillojnë kujdes për udhëtarët dhe banorët.