Sekuestrohen prona prej 12 milionë CHF dhe një çantë me mbi një milion CHF

Gjatë bastisjeve në shtëpi të ndryshme në kantonet Aargau, Schwyz, Zug dhe Gjenevë të martën, më 5 maj 2026, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Zyra Federale e Policisë (fedpol) knë sekuestruar para të gatshme dhe aksesorë luksozë me një vlerë totale mbi 2 milionë CHF. Ata gjithashtu konfiskuan automjete dhe pasuri të paluajtshme me vlerë gati 11 milionë CHF, trnsmeton albinfo.ch.

Një person u arrestua. Operacioni ishte pjesë e procedurave penale të iniciuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kundër dy individëve për pastrim parash të rënduar dhe pjesëmarrje në ose mbështetje të një organizate kriminale, thuhet në një njoftim nga zyr në fjalë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Fedpol u mbështetën nga forcat policore të kantoneve të prekura.

Personi i arrestuar më 5 maj 2026 është në paraburgim. Personi tjetër i akuzuar tashmë po vuan një dënim me burg jashtë vendit për shkelje të Ligjit për Narkotikët dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, përcjell albinfo.ch. Procedurat penale të nisura nga Zyra e Prokurorit Federal (BA) bazohen në një kallëzim penal të paraqitur nga Zyra Federale e Policisë (fedpol), i cili u parapri nga hetime të gjera policore.

Pastrim parash i dyshuar në miliona

BA dyshon se të akuzuarit kanë pastruar asetet e dyshuara të fituara përmes trafikut të drogës në vlerë prej të paktën 8.1 milionë CHF, ose i kanë infiltruar ato në sistemin bankar zviceran. Ata dyshohet se e kanë bërë këtë duke bërë depozita të mëdha parash në llogari te ndërmjetës të ndryshëm financiarë. Ata gjithashtu dyshohet se kanë përdorur fondet e dyshuara të paligjshme për të blerë bizhuteri dhe gurë të çmuar, të cilat më pas ua shitën tregtarëve dhe i kishin depozituar të ardhurat në llogaritë e tyre. Për më tepër, të akuzuarit dyshohet se i kanë investuar fondet e dyshuara të paligjshme në pasuri të patundshme luksoze dhe automjete të nivelit të lartë.

Para të Sekuestruara në Çantë

Gjatë kontrollit të pronave, hetuesit zbuluan disa kasaforta që përmbanin një çantë me afërsisht 1.3 milionë CHF në para të gatshme, si dhe bizhuteri dhe ora luksoze me vlerë mbi 1 milion CHF. U sekuestruan gjithashtu pesë automjete të markave të ndryshme luksoze, me vlerë afërsisht 1.2 milionë CHF. U bllokuan po ashtu edhe disa prona me një vlerë totale prej 9.6 milionë CHF.

Zyra Federale e Drejtësisë (BA) dhe Zyra Federale e Policisë (fedpol) kanë paraqitur gjithashtu një raport në një agjenci kantonale të zbatimit të ligjit me dyshimin për marrjen e lejeve të qëndrimit duke dhënë informacione të rreme.

Prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë të përfshirët.

Alarm për fruthin në Kosovë: 14 raste të konfirmuara, rritet interesimi për vaksinim

Në Kosovë është shënuar rritje e rasteve me fruth, ku deri më tani janë konfirmuar 14 raste aktive, të gjitha tek fëmijë të pavaksinuar. Si pasojë, institucionet shëndetësore kanë intensifikuar thirrjet për vaksinim, ndërsa është vërejtur edhe rritje e interesimit të prindërve, përcjell albinfo.ch. 

Shefja e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Xhevrije Canolli, ka deklaruar se sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet janë regjistruar nga 16 prilli, dhe theksoi se vaksina është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse.

Ajo u bëri thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe të paraqiten në qendrat e mjekësisë familjare në rast se fëmijët nuk janë vaksinuar. Sipas saj, ekipet shëndetësore kanë identifikuar fëmijët e paimunizuar dhe po kontaktojnë prindërit përmes telefonit për t’i ftuar në vaksinim.

Canolli sqaroi se mbrojtja e plotë kundër fruthit arrihet vetëm përmes marrjes së dy dozave të vaksinës – doza e parë në moshën njëvjeçare dhe doza e dytë në moshën gjashtëvjeçare, ndërsa aktualisht po vaksinohen edhe nxënësit e klasave të para dhe të gjashta përmes ekipeve mobile.

Vetëm gjatë dy javëve të para të muajit maj, në Prishtinë janë vaksinuar mbi 500 fëmijë, ndërsa nga janari deri në prill ishin vaksinuar 686, çka sipas Canollit tregon se interesimi është pothuajse dyfishuar.

Ajo paralajmëroi se më të rrezikuar nga fruthi janë fëmijët e paimunizuar nën pesë vjeç, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobësuar. Komplikimet më të shpeshta përfshijnë pneumoninë, inflamacionin e veshit, humbjen e dëgjimit dhe në raste të rënda edhe encefalitin, i cili mund të jetë fatal.

Duke folur për shqetësimet e disa prindërve, Canolli mohoi pretendimet se vaksina shkakton autizëm, duke theksuar se studimet shkencore ndërkombëtare kanë konfirmuar se nuk ekziston asnjë lidhje mes vaksinës kundër fruthit dhe çrregullimeve të spektrit të autizmit./Albinfo.ch 

KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të të gjitha aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan albinfo.ch. 

Sipas të dhënave zyrtare, KQZ ka pranuar gjithsej 142,803 aplikime, nga të cilat janë aprovuar 131,800 kërkesa për votim nga diaspora. Ndërkohë, 10,907 aplikime janë refuzuar, ndërsa 96 janë anuluar.

KQZ ka bërë të ditur se forma më e përzgjedhur e votimit nga diaspora vazhdon të mbetet ajo përmes postës.

“Nga 131,800 aplikime të aprovuara, 100,522 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,502 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 27,776 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas këtij institucioni, votimi përmes postës do të nisë më 25 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor, ndërsa votimi fizik në përfaqësitë diplomatike do të organizohet më 6 qershor, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë./Albinfo.ch 

Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore

Qyteti gjerman Donauwörth ka përjetuar një fundjavë të mbushur me gjallëri dhe aktivitete të shumta, ku përveç panairit tradicional të majit, vizitorët patën mundësinë të njihen edhe me atë që Kosova ka për të ofruar, transmeton albinfo.ch.

Në fundjavën e Panairit të Majit, qyteti u shndërrua në një qendër të vërtetë aktivitetesh kulturore dhe turistike. Në tregun kryesor u vendosën rreth 70 stenda, ndërsa u organizuan edhe shëtitje me varka në lumin Wörnitz, degustime vere nga partnerët austriakë të qytetit, si dhe panaire ushqimore me produkte lokale.

Ndërkohë, të shtunën u mbajt tregu i produkteve rajonale, ndërsa të dielën u organizua edhe dita e parë e mobilitetit në Donauwörth, e shoqëruar me program të larmishëm dhe ofertë të gjerë për qytetarët.

 

Kosova në qendër të vëmendjes në “Europa-Wochenende”

Prej disa vitesh, në kuadër të Panairit të Majit organizohet edhe fundjava evropiane, ku çdo vit prezantohet një shtet i ndryshëm. Këtë vit, vendi i përzgjedhur ishte Kosova.

Prezantimi u bë nga Shoqata Kulturore Gjermano-Shqiptare “Hasan Prishtina” nga Donauwörth, e cila ofroi specialitete tradicionale nga Kosova dhe solli një mysafir të veçantë.

Në sheshin Fischerplatz, kryetari i komunës Michael Bosse priti Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Afrim Nura, i cili mbulon rajonet e Bavarisë dhe Thüringenit.

 

Mesazh i fortë për lidhjet Kosovë–Gjermani

Gjatë fjalimit të tij, Konsulli Afrim Nura iu drejtua me fjalë emocionale bashkatdhetarëve në Donauwörth dhe vizitorëve të panairit, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe marrëdhëniet gjermano-kosovare duhet të jetohen përmes takimeve dhe bashkëpunimit në nivel rajonal dhe evropian”, u shpreh ai.

Ai falënderoi gjithashtu organizatorët lokalë Ram Avdullahi dhe Zaim Alimi për angazhimin dhe organizimin e kësaj ngjarjeje.

 

Valle tradicionale kosovare në zemër të Gjermanisë

Atmosfera u bë edhe më festive me performancën e grupit të vallëzimit FC Alba nga Augsburgu, i cili argëtoi publikun me valle tradicionale kosovare, duke sjellë kulturën dhe traditën shqiptare në qendër të vëmendjes.

Ngjarja u mirëprit nga vizitorët dhe u vlerësua si një prezantim i suksesshëm i Kosovës në kuadër të aktiviteteve evropiane në Donauwörth./Albinfo.ch

 

 

https://www.augsburger-allgemeine.de/donauwoerth/viel-trubel-in-der-stadt-ein-kosovarisches-wochenende-in-donauwoerth-114170948?at_campaign=facebook_feed&at_department=red&at_location=aa&at_medium=feed&at_product=news&fbclid=IwZnRzaAR4cQZleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEemniXFMPm4U3TQp9y_CcNounEu9qadM-FempjeXPuygn-k-VR2GpLL6bPDBE_aem_ZmFrZWR1bW15MTZieXRlcw

Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”

Artistja shqiptare po tërheq vëmendje ndërkombëtare me pjesëmarrjen në këngën “Slap The City”, një nga pjesët më eksperimentale të albumit.

Bëhet fjalë për Qendresën, e cila po shënon një hap të madh në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e projektit më të ri muzikor të superyllit botëror Drake, të titulluar “HABIBTI”, trandmeton albinfo.ch.

Kënga “Slap The City”, ku merr pjesë edhe Qendresa, po cilësohet nga dëgjuesit si një nga momentet më artistike dhe eksperimentale të albumit. Ajo vjen me një kombinim interesant të alternative R&B, tingujve modernë dhe influencave elektronike, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe ndryshe nga projektet e zakonshme të Drake.

Qendresa njihet për stilin e saj unik, ku ndërthur R&B, soul dhe elemente të kulturës underground londineze, ndërsa ky bashkëpunim po e vendos emrin e saj dhe njëkohësisht edhe emrin shqiptar  në një nga projektet më të komentuara muzikore të momentit.

From London to the world”  artistja shqiptare po dëshmon se talenti shqiptar ka potencial të depërtojë në skenat më të mëdha botërore, duke u bërë pjesë e industrisë ndërkombëtare të muzikës./Albinfo.ch

 

Shaqiri i vendosur: Do ta rikthej Basel te titujt, nuk largohem në verë

Pas një sezoni zhgënjyes dhe humbjes së rëndë ndaj Luganos, Xherdan Shaqiri thotë se do të qëndrojë në Basel dhe synon ta rikthejë klubin te trofetë, trandmeton albinfo.ch.

Xherdan Shaqiri, kapiteni i FC Basel, ka reaguar pas përfundimit zhgënjyes të sezonit, ku skuadra e tij u mposht bindshëm me rezultat 0:4 nga Lugano në ndeshjen e fundit të kampionatit.

34-vjeçari nuk arriti të gjejë një shpjegim të qartë për paraqitjen e dobët të ekipit, duke e cilësuar atë si të papranueshme për standardet e klubit.

“E di vetëm që nuk u paraqitëm siç i ka hije FC Basel. Jam shumë i zhgënjyer nga këto rezultate”, u shpreh Shaqiri.

Shaqiri kritikon mungesën e mentalitetit dhe stabilitetit

Sipas Shaqirit, një nga arsyet kryesore të sezonit të dobët ishte mungesa e vazhdimësisë dhe e përqendrimit në disa ndeshje. Ai theksoi se edhe lojtarët e rinj duhet të kuptojnë se futbolli nuk është gjithmonë i lehtë dhe kërkon përgjegjësi, shkruan Blick.

“Edhe lojtarët tanë të rinj duhet të mësojnë se gjërat mund të shkojnë ndryshe. Shpresoj që të nxjerrim mësimet e duhura dhe sezonin tjetër të paraqitemi më mirë”, deklaroi ai.

Baseli ende varet nga Shaqiri

Pavarësisht sezonit të luhatshëm të Basel, Shaqiri mbetet lojtari më i rëndësishëm i ekipit. Në 47 ndeshje zyrtare këtë sezon, ai ka kontribuar me 29 pikë skorerësh, duke qenë sërish golashënuesi dhe asistuesi kryesor i klubit.

Megjithatë, ai nuk arriti të përsërisë statistikat e sezonit të kaluar, kur kishte regjistruar 43 kontribute direkte në gola.

Largimi në verë përjashtohet

Ditët e fundit janë përfolur spekulime për një largim të mundshëm të Shaqirit, sidomos pas ardhjes së trajnerit të ri Stephan Lichtsteiner, ku Shaqiri kishte më pak minuta loje për shkak edhe të disa lëndimeve të vogla.

Megjithatë, kapiteni i Basel i ka mbyllur këto diskutime duke thënë qartë se nuk e ka ndërmend të largohet.

“Unë jam ai që do të udhëheq dhe do të përpiqem ta kthej FC Basel aty ku i takon – dhe kjo është të luftojë për tituj”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se ka ende kontratë me klubin dhe situata është e qartë.

“Kam edhe një vit kontratë. Prandaj gjithçka është e qartë”, përfundoi ai.

FC Basel e mbylli sezonin në vendin e pestë dhe mbeti jashtë garave evropiane, ndërsa pritet që klubi të bëjë analiza dhe ndryshime për sezonin e ardhshëm./Albinfo.ch

Grevë mbarëkombëtare në Itali kundër riarmatimit dhe luftës në Gaza

Një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare u zhvillua të hënën në Italy, në shenjë proteste kundër politikave të riarmatimit dhe në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

Greva u organizua nga sindikata USB (Unione Sindacale di Base) dhe grupe të tjera të shoqërisë civile, nën sloganin “Ne bllokojmë gjithçka”.

Protestuesit kundërshtuan rritjen e kostos së jetesës dhe shtimin e shpenzimeve ushtarake, duke akuzuar qeverinë se po i jep përparësi armatimit në vend të shërbimeve publike si shëndetësia dhe arsimi.

Pjesëmarrësit shprehën gjithashtu mbështetje për palestinezët dhe kundërshtuan sulmet në Gaza. Gjatë protestave u panë flamuj palestinezë dhe u dëgjuan thirrje për një “Palestinë të lirë”.

Demonstrata u zhvilluan në disa qytete italiane, përfshirë Rome, ku protestuesit u mblodhën në Piazza Cinquecento. Protesta pati ndikim edhe në transportin publik.

Në Romë u pezullua një linjë metroje, ndërsa ndërprerje u raportuan edhe në Naples dhe Milan. Greva industriale u zhvilluan gjithashtu nga punonjësit e portit në Livorno.

SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër

Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e saj, ngjashëm me sistemin që përdoret tashmë në autobusët postarë në Zvicër.

Sipas një sondazhi të zhvilluar në platformën “community.sbb.ch”, ideja nuk po pritet mirë nga udhëtarët. Mbi 80% e rreth 2,500 pjesëmarrësve janë shprehur kundër vendosjes së ekraneve reklamuese, ndërsa vetëm rreth 10% e mbështesin këtë propozim.

SBB po mbledh opinionet e pasagjerëve deri në fund të majit, ndërsa në një ilustrim të publikuar shihet se ekranet reklamuese do të vendoseshin pranë ekraneve ekzistuese që tregojnë stacionet e ardhshme.

Kundërshtimet kryesore lidhen me shqetësimin për humbjen e qetësisë gjatë udhëtimit dhe ndikimin e mundshëm nga imazhet lëvizëse, të cilat disa pasagjerë i konsiderojnë stresuese, veçanërisht për personat me ndjeshmëri ndaj stimujve.

Debati vazhdon në Zvicër nëse trenat duhet të mbeten hapësira pa reklama digjitale apo nëse këto ekrane mund të përdoren për të mbështetur financimin e transportit publik.

Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit

Ushtria zvicerane ka zhvilluar të hënën në Elm (kantoni Glarus) testime të reja në terren me mini-dronë, në prani të mediave, me qëllim përforcimin e aftësive në përdorimin e këtyre pajisjeve të avancuara që mund të shërbejnë si për zbulim, ashtu edhe për operacione sulmuese me precizion të lartë.

Sipas ushtrisë, dronët po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë kapacitetin për zbulim dhe mbështetje luftarake. Mini-dronët përdoren kryesisht për misione vëzhgimi dhe mbledhje informacioni, duke mundësuar inteligjencë në terren pa rrezikuar jetën e ushtarëve.

Megjithatë, ushtria thekson se të pajisur me ngarkesa shpërthyese, këta dronë mund të shndërrohen në armë precize të afta për goditje të synuara. Lufta në Ukrainë ka treguar ndikimin e madh të përdorimit të tyre, duke ndryshuar mënyrën e zhvillimit të konflikteve moderne dhe duke e bërë të domosdoshme mbrojtjen e trupave, pajisjeve dhe infrastrukturës kundër sulmeve me dronë.

Trajnime për pilotët e dronëve FPV

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, ushtria zvicerane po trajnon rekrutë për pilotimin e dronëve FPV (First Person View), një metodë që i lejon operatorit të drejtojë dronin përmes syzeve speciale, duke përjetuar pamjen në kohë reale si të ishte brenda pajisjes.

Në ushtrimet e fundit në Elm, të realizuara nga Qendra e Kompetencës për Dronë dhe Robotikë e Mbrojtjes, u testua integrimi i ekipeve të dronëve FPV në formacione luftarake. Në poligonin e qitjes në Wichlen, u vlerësua bashkëpunimi mes njësive të dronëve dhe trupave në terren, si dhe u zhvilluan procedura të reja operative.

Sipas ushtrisë zvicerane, përdorimi i dronëve në kriza dhe konflikte është bërë tashmë standard. Për këtë arsye, në qershor të vitit 2024, Departamenti Federal i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit krijoi edhe Task Forcën për Dronë.

Autoritetet ushtarake theksojnë se qëllimi i këtyre testimeve të hershme është përgatitja sa më e mirë për përballjen me teknologjitë moderne të luftës dhe përshtatja e strukturave ushtarake me realitetin e konflikteve bashkëkohore.

Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih

“Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të fuqishme mbi kujtesën, mbijetesën dhe dinjitetin njerëzor.

Foto: Genti Mesinaj

“Këtë vit e kemi ndjerë shumë fuqishëm lidhjen mes filmave dhe publikut. Sallat plot, diskutimet pas shfaqjeve dhe interesimi për temat që trajtonin filmat treguan se Kino Kosova është shndërruar në një platformë të rëndësishme sensibilizimi përmes artit dhe ekranit të kinemasë. Për ne ka qenë me rëndësi që përmes filmave të përcillen mesazhe të fuqishme njerëzore mbi luftën, kujtesën, drejtësinë dhe paqen.

Foto: Genti Mesinaj

Në një kohë kur në shumë pjesë të botës vazhdojnë luftërat, zhvendosjet dhe krizat humanitare, kinemaja mbetet një nga format më të fuqishme për të dokumentuar të vërtetat historike, për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të rikujtuar rëndësinë e paqes, dinjitetit njerëzor dhe përgjegjësisë morale për të mos heshtur përballë padrejtësive”, u shpreh për albinfo.ch drejtori i festivalit Sabahet Meta në natën përmbyllëse të festivalit.

Foto: Genti Mesinaj

Sallat e mbushura gjatë gjithë festivalit, interesimi i madh i publikut dhe diskutimet intensive me regjisorë e autorë dëshmuan se Kino Kosova tashmë ka krijuar një identitet të konsoliduar kulturor në diasporë.

Tema e sivjetme e festivalit, “Between Resistance and Paradise, Stories of Survival and Hope” (“Mes rezistencës dhe parajsës: Histori mbijetese dhe shprese”), u reflektua fuqishëm në natën përmbyllëse përmes dy dokumentarëve që trajtuan luftën, traumën, identitetin dhe lirinë individuale.

Foto: Genti Mesinaj

Në qendër të mbrëmjes ishte dokumentari “Kthimi në Kosovë” ( Return To Kosovo), i cili solli një nga rrëfimet më të ndjeshme mbi pasojat njerëzore të luftës në Kosovë. Filmi ndjek rikthimin e gazetarit britanik Julius Strauss në Kosovë, më shumë se dy dekada pasi kishte takuar pesëvjeçarin Besnik Deliu, të mbijetuarin e një masakrës së Abrisë ku u masakruan 23 anëtarë të familjes së tij.

Foto: Genti Mesinaj

Nga një takim i rastësishëm gjatë luftës, dokumentari ndërton një rrëfim të fuqishëm mbi kujtesën, plagët e së kaluarës dhe nevojën për ta kuptuar historinë përmes përvojës njerëzore. Rikthimi i tyre në vendin e masakrës paraqitet si një përballje emocionale me traumën dhe me pyetjet që mbeten të hapura edhe pas shumë vitesh. “Return To Kosovo” është realizuar nga Emma Strauss, Julius Strauss, Donald Harding dhe Ben Harding.

Po aq i fuqishëm ishte edhe dokumentari House with a Voice, i cili trajton historinë e gjashtë burrneshave shqiptare që vendosën të jetojnë në rolin mashkullor për të shmangur strukturat patriarkale, martesat e detyruara dhe kufizimet ndaj grave. Filmi sjell rrëfime intime mbi sakrificën, identitetin dhe lirinë, duke sfiduar konceptet tradicionale mbi gjininë dhe rolin e gruas në shoqëri. Përmes dëshmive personale, dokumentari hap një reflektim të thellë mbi dinjitetin njerëzor dhe mbi mënyrën se si shoqëritë patriarkale vazhdojnë të vendosin kufij mbi jetën dhe lirinë e grave.

Foto: Genti Mesinaj

Në këtë kontekst, filmi rezonon fuqishëm edhe me debatet aktuale globale mbi femicidin, dhunën ndaj grave dhe protestat që zhvillohen çdo vit në vende të ndryshme të botës për mbrojtjen e të drejtave të grave. Ai rikujton se edhe sot, mijëra gra vazhdojnë të vriten nga partnerët apo familjarët e tyre, ndërsa në shumë shoqëri jeta, zëri dhe autonomia e gruas ende trajtohen si më pak të vlefshme. Pikërisht përmes historive të burrneshave, dokumentari nxjerr në pah peshën e strukturave patriarkale dhe mënyrën se si gratë shpesh detyrohen të sakrifikojnë identitetin dhe jetën personale për të fituar liri, siguri apo respekt shoqëror.

Pas shfaqjes, publiku zhvilloi një diskutim të gjatë me regjisoren Kristine Nrecaj, e cila foli për procesin e realizimit të filmit dhe për rëndësinë që këto histori të dokumentohen jo vetëm si fenomen kulturor shqiptar, por edhe si reflektim universal mbi lirinë dhe mbijetesën.

Foto: Genti Mesinaj

Edicioni i sivjetshëm u konceptua nga organizatorët si një rrëfim i vazhdueshëm kulturor mes Cyrihut dhe Bernës, nën moton ‘One Festival. Two Chapters.’, ku festivali nisi dialogun artistik në Cyrih për ta vazhduar më pas në Bernë.

Për të pestin vit me radhë, albinfo.ch ishte sponsor medial i festivalit.

Foto: Genti Mesinaj

Faqja zyrtare: Kino Kosova Film Festival

Lexoni po ashtu;

“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran

 

 

 

 

 

Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun

Sipas një raportimi të mediumit zviceran RTS, në kantonin Ticino të Zvicrës është shënuar rritje e ndjeshme e trafikimit të kokainës, me një rol gjithnjë e më të madh të grupeve të lidhura me mafian shqiptare.

Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2025 janë arrestuar 122 persona për trafik droge në Ticino, një rritje prej 56% krahasuar me vitin 2024. Aktualisht, rreth gjysma e të burgosurve në burgjet e kantonit janë të dënuar për vepra të lidhura me drogën.

RTS raporton se rrjeti kriminal mbështetet në shpërndarës të rinj të njohur si “cavallini”, të cilët vijnë kryesisht nga Shqipëria, qëndrojnë për periudha të shkurtra në Zvicër dhe shesin kokainë të furnizuar nga organizatat kriminale, kundrejt pagesave mujore nga 500 deri në 1000 franga, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet kantonale theksojnë se suksesi i këtij rrjeti lidhet me ofrimin e kokainës me pastërti të lartë (60%–80%) dhe çmime më të ulëta se tregu, çka ka rritur ndjeshëm konsumin dhe ka zgjeruar shpërndarjen në të gjithë kantonin.

Sipas ekspertëve të cituar nga RTS, përfshirë qendrën e varësive Ingrado, rrjeti funksionon përmes shfrytëzimit të personave vulnerabël, duke krijuar varësi dhe lidhje të drejtpërdrejta mes përdoruesve dhe shpërndarësve.

Raporti thekson gjithashtu rritjen e përdorimit të crack-ut, një derivat i kokainës, si dhe pasoja të rënda sociale që lidhen me varësinë dhe sjelljet e dhunshme.

RTS përfundon se situata në Ticino përbën një sfidë serioze për autoritetet zvicerane për shkak të natyrës së strukturuar dhe fleksibile të rrjeteve kriminale.

Valbona hap sezonin turistik 2026, pritet rritje e numrit të vizitorëve në Alpet Shqiptare

Lugina e Valbonës ka inauguruar zyrtarisht sezonin turistik 2026, edhe pse dita e hapjes u shoqërua me reshje të shumta shiu. Autoritetet lokale të Tropojës synojnë që këtë vit të tërheqin edhe më shumë turistë vendas dhe të huaj, duke forcuar pozicionin e Valbonës si një prej destinacioneve kryesore të turizmit malor në Shqipëri dhe rajon.

Aktiviteti i hapjes u organizua me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Kukës. Kryetari i këtij institucioni, Astrit Dobrushi, theksoi se Valbona tashmë përfaqëson një simbol të rëndësishëm të turizmit në zonë dhe se promovimi i saj mbetet prioritet për institucionet vendore.

Në ceremoninë festive morën pjesë edhe turistët e parë të sezonit. Një çift shqiptarësh nga Kosova, që jetojnë prej vitesh në Zvicër, vizituan për herë të parë Valbonën dhe u shprehën të mahnitur nga peizazhi natyror, pastërtia dhe mikpritja e banorëve. Ata vlerësuan potencialin turistik të zonës, por kërkuan edhe më shumë investime për zhvillimin e saj.

Gjatë aktivitetit u vlerësuan me mirënjohje dy pionieret e para të turizmit në Valbonë, të cilat dikur ngritën bujtinat e para dhe kontribuuan në zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Vizitorët patën mundësi të njiheshin edhe me traditën lokale përmes ekspozimit të punimeve artizanale të realizuara nga gratë dhe vajzat e Tropojës, të cilat sollën elementë të kulturës dhe identitetit të krahinës.

Bashkia e Tropojës pret që gjatë vitit 2026 numri i turistëve të jetë edhe më i lartë se ai i vitit të kaluar, kur Valbona dhe Alpet Shqiptare u vizituan nga mbi 200 mijë pushues vendas dhe të huaj.

Festimet për nisjen e sezonit turistik vazhduan edhe në Bajram Curri, ku atmosfera u gjallërua nga performancat tradicionale të “12 Tupanxhinjve të Tropojës”.

 

Gjykata Supreme e SHBA mbështet planin për uljen e çmimeve të barnave

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të mos pranojë kërkesat e kompanive farmaceutike kundër programit që synon uljen e çmimeve të ilaçeve për Medicare, një reformë e miratuar gjatë presidencës së Joe Biden.

Kompanitë e mëdha farmaceutike, mes tyre Novo Nordisk, AstraZeneca, Novartis dhe Bristol Myers Squibb, argumentuan se ky mekanizëm i detyron prodhuesit të pranojnë ulje të konsiderueshme çmimesh dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e barnave të reja. Megjithatë, gjykata la në fuqi vendimet e mëparshme që mbështesnin ligjin.

Reforma është pjesë e Aktit për Uljen e Inflacionit të vitit 2022 dhe ka për qëllim të kufizojë kostot e larta të ilaçeve me recetë për qytetarët amerikanë, veçanërisht për personat mbi 65 vjeç që mbulohen nga programi Medicare.

Sipas ligjit, kompanitë farmaceutike duhet të negociojnë drejtpërdrejt me Qendrat për Shërbimet Medicare dhe Medicaid për të përcaktuar çmime maksimale për barna të caktuara. Në rast se refuzojnë marrëveshjen, ato rrezikojnë përjashtimin nga programet federale ose përballen me taksa të larta.

Ndikimi i këtij plani pritet të reflektohet edhe te pacientët, pasi ulja e kostove të barnave mund të reduktojë shpenzimet që qytetarët paguajnë nga xhepi. Aktualisht, amerikanët konsiderohen ndër popujt që paguajnë më shumë për ilaçet krahasuar me vendet e tjera.

Pavarësisht kundërshtimeve ligjore të industrisë farmaceutike, çmimet e negociuara për grupin e parë të ilaçeve kanë hyrë tashmë në fuqi gjatë këtij viti.

Edhe administrata e presidentit Donald Trump ka vazhduar mbështetjen e kësaj nisme, duke e konsideruar atë pjesë të përpjekjeve për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor. Administratori i CMS, Mehmet Oz, deklaroi se institucionet federale do të vazhdojnë të fokusohen te barnat me çmimet më të larta në Medicare për të arritur kursime më të mëdha për qytetarët.

 

Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Diaspora shqiptare në Zvicër dhe në vende të tjera evropiane po i ndjek me vigjilencë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa protesta e sotme e studentëve shqiptarë në Shkup ka marrë vëmendje dhe solidarizim të gjerë në rrjetet sociale dhe në opinionin publik shqiptar. Kërkesa për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është perceptuar nga shumë bashkatdhetarë si një çështje që prek drejtpërdrejt barazinë, dinjitetin qytetar dhe respektimin e të drejtave të garantuara me ligj.

Në këtë frymë, studentët shqiptarë marshuan sot në Shkup nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mundësimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch.

Me pankarta si “Ligj në letër, diskriminim në praktikë”, “Respekto Ligjin për Gjuhët” dhe “Gjykata destabilizuese”, protestuesit kërkuan që dispozitat ligjore të mos mbeten vetëm formale, por të zbatohen në praktikë nga institucionet shtetërore.

Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, deklaroi para protestuesve se studentët shqiptarë janë përballur me pengesa dhe kontrolle gjatë organizimit të marshit drejt Shkupit. Ai theksoi se protesta është paqësore dhe se kërkesa e studentëve nuk lidhet me privilegje, por me realizimin e një të drejte të garantuar me ligj dhe me Marrëveshjen e Ohrit. “Ne nuk jemi kundër këtij shteti, ne jemi këtu për dinjitet, barazi dhe respekt”, u shpreh ai gjatë fjalimit para Ministrisë së Drejtësisë.

Organizatorët kërkuan nga institucionet që të japin një zgjidhje konkrete dhe të mos e trajtojnë çështjen me indiferencë institucionale, duke paralajmëruar se injorimi i zërit të studentëve vetëm sa do të rrisë pakënaqësinë qytetare. Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka nxitur debat të gjerë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajve të fundit. Rreth 385 studentë shqiptarë nga universitetet shqiptare në vend kanë kërkuar që provimi të mbahet edhe në shqip, duke argumentuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve obligon institucionet shtetërore të mundësojnë përdorimin e shqipes në procedurat përkatëse.

Ndërkohë, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve se po punohet për një zgjidhje ligjore dhe institucionale, deri më tani nuk është prezantuar një vendim konkret. Protesta e sotme ishte protesta e dytë e organizuar nga studentët shqiptarë, pas asaj të mbajtur më 6 prill në Shkup.

 

Arrestohen tre studentë gjatë protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Tre studentë janë arrestuar gjatë protestës së zhvilluar në Shkup nga studentë shqiptarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët kërkuan që provimet profesionale të lejohen të mbahen edhe në gjuhën shqipe.

Tubimi u organizua pranë Urës së Gurit nën moton “Bashkohuni me studentët, të gjithë me një zë”, ku pjesëmarrësit marshuan me pankarta dhe thirrje në mbështetje të të drejtave gjuhësore dhe barazisë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Sipas organizatorëve, protesta kishte karakter qytetar dhe nuk ishte drejtuar kundër askujt. Ata theksuan se synimi kryesor është mbrojtja e gjuhës shqipe dhe garantimi i të drejtës që provimet e jurisprudencës dhe testet e tjera profesionale të zhvillohen edhe në shqip.

Studentët u kanë bërë thirrje edhe sportistëve, artistëve dhe figurave publike që t’i bashkohen kauzës së tyre dhe të mbështesin kërkesat për barazi dhe respektim të të drejtave kushtetuese.

Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të sigurojnë përdorimin e gjuhës shqipe në proceset profesionale, duke e konsideruar këtë një të drejtë themelore për shqiptarët në vend.

Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës

Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit të G7 në Evian të Francës. Për të qenë në gjendje të reagojnë ndaj arrestimeve të shumta, ata po punojnë me “skenarin më të rrezikshëm”, tha prokurori publik kantonal Olivier Jornot.

Në një intervistë me Le Temps të hënën, Jornot tha se po planifikonte të dyfishonte ose trefishonte burimet e rregullta të personelit gjatë samitit të G7. Qëllimi është të ketë “deri në gjashtë prokurorë në gatishmëri çdo ditë me mbështetjen e nevojshme”.

Samiti do të zhvillohet nga 15-17 qershori në anën franceze të Liqenit të Gjenevës. Për të zvogëluar ngarkesën e punës së prokurorëve, seancat e zakonshme me të paraburgosurit do të reduktohen në mënyrë drastike gjatë kësaj kohe.

Terrorizmi dhe vandalizmi

Sipas Jornot, ekzistojnë dy fusha rreziku sigurie që rrethojnë samitin e G7. Fusha e parë përfshin terrorizëm ose akte kundër krerëve të shteteve dhe delegacioneve të tyre. Kjo është përgjegjësi e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës. Fusha e dytë është përgjegjësi e Zyrës së Prokurorit Publik të Gjenevës, shkruan albinfo.ch.

Kjo ka të bëjë me demonstratat, aktet e dhunës dhe dëmtimet e pronës që mund të ndodhin para, gjatë ose pas takimit.

Kantoni i Gjenevës po shtrëngon kontrollet kufitare gjatë samitit në Evian. Nga 12 deri më 18 qershor, vetëm shtatë nga 35 pikat kufitare të Gjenevës do të mbeten të hapura. Autoritetet iu referuan përvojës së samitit të G8-ës në Evian të vitit 2003, kur pati dëme masive të pronës në Gjenevë.

Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane?

Zviceranët kanë pasuritë më të larta për frymë në botë, kryesisht për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të shtëpive.

Megjithatë, ari i betonit kundërshtohet edhe nga borxhet hipotekare. Prandaj, lind pyetja: Sa e qëndrueshme është e ardhmja ekonomike, në një kohë kur IA po ndryshon kryesisht botën (e punës)? Ekspertët hedhin dritë mbi tre skenarë.

1. Pikëpamja optimiste: Shatërvani dixhital i rinisë

Jan-Egbert Sturm, drejtor i Institutit KOF të ETH Zurich, e sheh IA-në si një mundësi sipërfaqësore. Ndërsa plakja, ndryshimet klimatike dhe deglobalizimi ngadalësojnë ekonominë, fitimet nga IA mund t’i zvogëlojnë këto efekte. Sipas një studimi të Deloitte, Zvicrës do t’i mungojnë rreth 300,000 punëtorë deri në vitin 2050. Për të kompensuar këtë, produktiviteti do të duhet të rritet me 1.2 përqind në vit – katër herë më shpejt se më parë.

Sturm nuk i fsheh vështirësitë: “Pesë vjet më parë u tha: Mëso të programosh, atëherë e ke zgjidhur! Sot, IA mund të kodojë më shpejt dhe shpesh pa gabime sesa shumë specialistë të IT-së. Kërkesa po bie, por ai nuk beson në një shkallë papunësie të lartë përgjithmonë. IA automatizon detyrat, jo profesionet. Forumi Ekonomik Botëror WEF gjithashtu pret që 92 milionë vende pune të zhduken, por do të krijohen 170 milionë të reja, raporton SRF.

2. Pikëpamja pesimiste: fundi i punësimit fitimprurës

Peter G. Kirchschläger, etik në Universitetin e Lucernës, e kundërshton në thelb këtë logjikë. “Qëllimi i inteligjencës artificiale nuk është plotësimi, por zëvendësimi i njerëzve”, thotë ai. Ai e konsideron realiste që puna të eliminohet për 50 deri në 70 përqind të njerëzve. Ndryshe nga revolucioni industrial, të gjithë sektorët preken në të njëjtën kohë.

Nëse fitimet rrjedhin vetëm në mënyrë të njëanshme, ekziston një kërcënim për rënien e konsumit dhe trazirat sociale. Prandaj, Kirchschläger apelon për rishpërndarje radikale: një taksë globale mbi të dhënat dhe të ardhurat nga IA që rrjedh në një bazë të kushtëzuar të ardhura. “Nuk duhet të biem në frikë tani, por duhet të veprojmë në mënyrë racionale.”

Ai propozon një autoritet të OKB-së që teston mjetet e IA-së para se të futen në përdorim, ngjashëm me ilaçet. Presioni mbi shtetet është thjesht shumë i madh për të mos u rregulluar, transmeton albinfo.ch.

3. Skenari pragmatik: kthim në tregti

Marc Beierschoder i Deloitte Zvicër e sheh zhvillimin ende në fillim. Ndërsa disa CEO tashmë po kërkojnë kursime prej 20 përqind të kostove përmes IA-së, ai nuk beson në zhvendosje totale. “Ne e shpikëm punën. Nuk e shoh rastin që një superinteligjencë të na marrë gjithçka”, thotë ai.

Megjithatë, profilet ndryshojnë. Kur puna mendore e paguar shumë përmes IA-së bëhet e disponueshme pa asnjë kosto, puna fizike fiton në vlerë. Beierschoder raporton për një punonjës që ka dhënë dorëheqjen për t’u bërë çatixhi – një punë e sigurt për IA-në. Është imazhi i një të ardhmeje në të cilën puna e përsëritur e zyrës po zvogëlohet dhe njerëzit kthehen në profesione që janë më afër ekzistencës së tyre fizike.

Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar

Forcat izraelite kapën të hënën pranë Qipros një flotilje të re për Gazën të përbërë nga rreth pesëdhjetë anije, e cila u nis nga Turqia javën e kaluar, thanë organizatorët.

Katër zviceranë janë midis personave të arrestuar.

“Anijet ushtarake po kapin aktualisht flotën tonë dhe forcat izraelite po hipin në të parën nga anijet tona”, shtoi flotilja Global Sumud në X.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e konfirmoi këtë kapje, duke denoncuar një projekt “të keqdashës”. “Ju po e kryeni këtë operacion me sukses të jashtëzakonshëm (…) Vazhdoni deri në fund”, i tha ai komandantit të Marinës Izraelite në manovër, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Më parë, Ministria e Punëve të Jashtme Izraelite kishte paralajmëruar se “Izraeli nuk do të lejonte asnjë shkelje të bllokadës ligjore detare të vendosur ndaj Gazës”. “Izraeli u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë provokim të ndryshojnë kursin dhe të kthehen menjëherë”, tha ai në një mesazh të publikuar në “X”, raporton RTS.

50 anije

Sipas faqes për të ndjekur anijet e flotiljes, anijet që transportonin katër zviceranë u kapën. Videot e publikuara në llogarinë e Instagram të delegacionit zviceran të Global Sumud konfirmojnë se katër zviceranë janë arrestuar. Artistja nga Lozana, Anne Rochat, është midis tyre. Në total, tetë zviceranë ishin nisur për në Gaza me flotiljen.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme raporton se është vënë në dijeni të përgjimit të anijeve të flotiljes. “Ambasada Zvicerane në Tel Aviv është në kontakt me autoritetet izraelite për këtë temë”, tha FDF për Keystone-ATS.

Rreth 50 anije ishin nisur nga Turqia jugperëndimore më 14 maj si pjesë e kësaj flotilje. Kjo ishte përpjekja e tretë brenda një viti për të thyer bllokadën izraelite të vendosur në Gaza, e shkatërruar nga lufta dhe që përballet me mungesa serioze që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe lëvizjes islamiste palestineze Hamas në tetor 2023, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet izraelite hedhin poshtë akuzat për mungesë ndihme, duke thënë se Gaza është “e përmbytur”.

Një flotilje e mëparshme u ndërpre në fund të prillit

Forcat izraelite kishin ndërprerë tashmë një flotilje të mëparshme në ujërat ndërkombëtare pranë Greqisë më 30 prill, duke liruar shpejt shumicën e militantëve në bord në Kretë, por duke arrestuar dy prej tyre, të ndaluar disa ditë para se të dëboheshin.

OJQ-të kanë denoncuar arrestimet e paligjshme, duke pretenduar se dy burrat kishin vuajtur abuzim gjatë burgosjes së tyre në Izrael. Autoritetet izraelite i hodhën poshtë këto akuza dhe në fund nuk ngritën akuza kundër tyre.

Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor?

Më 14 qershor, votuesit në Zvicër do të japin mendimin e tyre për dy nisma federale, si dhe për një numër çështjesh me rëndësi rajonale.

Së pari, është nisma shumë e diskutueshme ‘Jo 10 milionëve’, rezultati i së cilës do të përcaktojë nëse imigracioni i BE-së në Zvicër do të mbetet siç është aktualisht, apo nëse do të kufizohet për të parandaluar rritjen e mëtejshme të popullsisë.

Ekziston edhe një çështje tjetër për të cilën votuesit do të duhet të vendosin: një ndryshim i propozuar në Aktin e Shërbimit Civil.

Në këtë çështje më pak të publikuar, votuesit do të vendosin nëse do të mbështesin qeverinë, e cila kërkon ta bëjë këtë alternativë ndaj shërbimit ushtarak më pak tërheqëse duke shtrënguar kushtet për t’u bashkuar me shërbimin.

Qyteti i Bazelit: Taksat

Në këtë votim historik, qytetarët e Bazelit do të vendosin nëse taksat e tyre në të ardhmen duhet të zbriten direkt nga pagat, apo duhet të mbetet në fuqi sistemi aktual (i cili është në fuqi edhe në kantone të tjera) i pagesës së taksave një herë në vit.

Konkretisht, sipas propozimit të tij, kompanitë me më shumë se 50 punonjës do të detyrohen të zbritin rregullisht një pjesë të të ardhurave të punonjësve të tyre për taksa dhe ta transferojnë atë në kanton. Ata që nuk dëshirojnë të marrin pjesë, megjithatë, mund të zgjedhin të mos marrin pjesë në sistem.

Kjo është një çështje politikisht e diskutueshme, pasi prek çështje themelore si përgjegjësia personale dhe ndërhyrja e qeverisë.

Gjenevë: Hapja e dyqaneve të dielave

Banorët e Gjenevës do të votojnë për një ndryshim në ligjin që rregullon orarin e hapjes së dyqaneve.

Ndryshimi i propozuar do t’u lejonte bizneseve të hapeshin deri në orën 5 pasdite më 31 dhjetor, si dhe dy të diela në vit.

Megjithatë, puna e së dielës do të ishte vullnetare, me një shtesë page 100% ose një kohë ekuivalente pushimi në vend të saj.

Vaud: Paga minimale

Iniciativa propozon përfshirjen në Kushtetutën e Vaud-it të parimit që çdo person që punon duhet të ketë një pagë që i garanton një standard të mirë jetese.

Ajo parashikon një pagë minimale prej 23 frangash në orë, e cila do të indeksohet automatikisht me koston e jetesës.

Kundërpropozimi, i cili do të jetë në të njëjtën fletë votimi, parashikon gjithashtu futjen e një page minimale kantonale prej 23 frangash në orë, e cila mund të rregullohet çdo vit me vendim të Këshillit të Shtetit, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.

Ajo ndryshon nga iniciativa duke u dhënë përparësi marrëveshjeve të zgjeruara kolektive të negociatave dhe kontratave standarde që përcaktojnë paga minimale të detyrueshme.

Cyrih: zbritje tatimore për primet e sigurimit shëndetësor

Masa kërkon që zbritja tatimore për primet e sigurimit shëndetësor të rregullohet çdo dy vjet për të reflektuar ndryshimet në norma.

Aktualisht, zbritja rregullohet çdo dy vjet për të reflektuar vetëm inflacionin e përgjithshëm.

Cyrih: Tre iniciativa strehimi:

Pronësia e shtëpisë

Kjo iniciativë kërkon që në projektet e strehimit në të cilat kantoni ose komunat marrin pjesë financiarisht, të krijohet një numër i barabartë apartamentesh të zëna nga pronarët dhe apartamentesh me qira.

Aktualisht, subvencionet kantonale të strehimit promovojnë kryesisht apartamente me qira.

Strehim më i përballueshëm dhe jofitimprurës

Kjo iniciativë kërkon krijimin e një institucioni publik kantonal që do të ndërtonte, mirëmbante dhe jepte me qira strehim të përballueshëm.

Të paktën 500 milionë franga do të duhej të caktoheshin për këtë projekt.

Kundërpropozimi nga Parlamenti dhe qeveria lokale synon gjithashtu të sigurojë, brenda tre viteve, një furnizim të mjaftueshëm dhe të bazuar në nevoja të strehimit.

Dëbimet e padrejta

Kjo iniciativë synon të detyrojë komunat e Cyrihut me një treg të ngushtë strehimi që të kufizojnë përkohësisht qiratë pas konvertimeve dhe rinovimeve.

Ato gjithashtu duhet të jenë në gjendje të kufizojnë konvertimin e apartamenteve me qira në apartamente.

Kundërpropozimi i Parlamentit dhe qeverisë përcakton kërkesa të qarta për pronarët që ndërmarrin projekte të mëdha ndërtimi, për të shmangur dëbimet abuzive.

Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate

Masat për rregullimin e ujqërve po japin fryte në Zvicër. Rritja e shpejtë e popullatës grabitqare është ngadalësuar, sipas një raporti të Zyrës Federale të Mjedisit (UFAM) të publikuar të hënën.

Midis 1 shtatorit 2025 dhe 31 janarit 2026, UFAM autorizoi vrasjen e 115 ujqërve, por 77 u vranë në të vërtetë krahasuar me 92 nga viti i kaluar dhe 55 nga ai i mëparshmi. Ishte hera e tretë që Kantonet mund të ndërhynin në mënyrë parandaluese, kujton UFAM në një deklaratë, raporton RSI.

Në fund të kësaj periudhe, Zvicra kishte 30 tufa që jetonin vetëm në territorin e saj dhe 10 tufa ndërkufitare. Në fund të periudhës së rregullimit 2024-2025, për krahasim, kishte 25 tufa zvicerane dhe 11 tufa ndërkufitare, shkruan albinfo.ch. Edhe pse numri i tufave vazhdon të rritet, evolucioni eksponencial duket se është ngadalësuar, shkruan UFAM.

Raporti gjithashtu nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së tufave për të kufizuar dëmet. Këto të fundit po zvogëlohen dhe tani janë afër vlerave të viteve 2020-2021, kur Zvicra kishte vetëm 10 deri në 15 tufa.

ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune

Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune ekuivalente me kohë të plotë këtë vit nëse çmimi i një fuçie nafte tejkalon mesataren për fillimin e vitit me 50%. Shifra do të rritet në 38 milionë deri në vitin 2027, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Gjenevë.

Në një raport të publikuar të hënën, ILO shtoi se numri i orëve të punës mund të bjerë me 0.5% këtë vit dhe 1.1% vitin e ardhshëm, shkruan swissinfo. Të ardhurat reale nga puna pritet të bien me 1.1% dhe 3%, ose përkatësisht 1.1 trilion dollarë (860 miliardë CHF) dhe 3 trilion dollarë, transmeton albinfo.ch.

Shkalla e papunësisë pritet të rritet me 0.1 pikë përqindjeje këtë vit dhe 0.5 pikë përqindjeje vitin e ardhshëm, shton organizata. Vendet arabe dhe Azia/Paqësori ka të ngjarë të jenë më të prekurat për shkak të lidhjeve të tyre me Shtetet e Gjirit.

Të parat madje mund të shohin një rënie prej 10.2% të orëve të punës në rast të një përkeqësimi serioz. Kjo është më shumë se dyfishi i normës në kohën e pandemisë Covid. “Është një tronditje e ngadaltë dhe potencialisht e gjatë”, tha kryeekonomisti i ILO-s, Sangheon Lee.

Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë

Sot sheh gjithnjë e më shpesh të rinj shqiptarë me shqiponjën në qafë, në bluzë apo në timon. E dëgjojnë muzikën shqip me zë të lartë, e ndjejnë ritmin, e jetojnë emocionin.

Por kur vjen puna te gjuha, shumë prej tyre e kanë të vështirë të flasin shqip. Fjalët u ngecin, frazat ndërpriten, ndërsa identiteti mbetet diku mes simbolit dhe realitetit.

Ky është një brez që nuk e ka humbur përkatësinë, por e ka transformuar atë. Një identitet që shpesh shprehet më shumë përmes shenjave të dukshme sesa përmes përmbajtjes së përditshme.

Dhe pikërisht këtu fillon paradoksi.

Sepse ndërkohë që një pjesë e këtij brezi përpiqet ta mbajë gjallë identitetin përmes simboleve, në një tjetër nivel, shoqëria ku jeton vazhdon ta lexojë këtë identitet sipas rrethanave.

Rasti i Xherdan ShaqiriT është ndoshta ilustrimi më i qartë i kësaj.

Kur ai shënonte për Përfaqësuesen e Zvicrës, ishte “ylli zviceran”, simbol i suksesit dhe krenarisë kombëtare. Një histori e bukur integrimi që përqafohej pa rezerva.

Por në momentet kur nuk shënonte, kur loja nuk ishte në nivelin e pritshëm, narrativa ndryshonte me një lehtësi të çuditshme. Ai nuk ishte më thjesht zviceran. Ai rikthehej në etiketën tjetër: shqiptari i Kosovës.

Ky nuk është vetëm një standard i dyfishtë. Është një mënyrë e të menduarit që e trajton identitetin si diçka të lëvizshme, të varur nga performanca.

Dhe këtu lidhen të dy realitetet: ai i të rinjve me shqiponjën në qafë dhe ai i një futbollisti në fushë ndërkombëtare.

Në të dy rastet, identiteti është një terren ku përplasen pritshmëritë, perceptimet dhe realiteti i përditshëm. Një proces që, siç shihet edhe te brezi i dytë në diasporë , nuk është zgjedhje mes dy botëve, por një përpjekje për t’i mbajtur të dyja njëkohësisht.

Por shoqëria rrallë e pranon këtë kompleksitet.

Ajo kërkon thjeshtësi: ose je njëra, ose je tjetra.

Ndërsa realiteti është shumë më i ndërlikuar.

Sepse një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol nuk e bën dikë më shumë zviceran.

Dhe ndoshta problemi nuk qëndron te mënyra se si këta të rinj apo sportistë e jetojnë identitetin e tyre.

Problemi qëndron te mënyra se si ne vazhdojmë ta lexojmë atë: sipas rastit, sipas rezultatit, sipas nevojës për ta vendosur dikë në një kategori të vetme.

Në fund, identiteti nuk është as aksesor, as titull ndeshjeje.

Është diçka shumë më e thellë se kaq.