Në Berlin hapet ekspozita “28 Minuta”, sjell fotografi të rralla nga hyrja e KFOR-it në Kosovë

Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Embassy of Kosovo in Germany ka ftuar qytetarët dhe dashamirët e historisë të marrin pjesë në ekspozitën “28 Minuta”, e cila sjell para publikut fotografi të veçanta nga një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Ekspozita prezanton fotografi të papublikuara më parë nga Bundeswehr, të cilat dokumentojnë hyrjen e ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë në qershor të vitit 1999. Pamjet pasqyrojnë momentet e para të lirisë dhe çlirimit të vendit, duke dëshmuar ngjarje që shënuan një kthesë historike për Kosovën.

Një nga momentet kryesore të aktivitetit do të jetë pjesëmarrja e Rudolf Scharping, i cili ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Ai do të mbajë një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve.

Organizatorët vlerësojnë se ekspozita përfaqëson një mundësi të veçantë për të rikujtuar një kapitull të rëndësishëm historik dhe për të nderuar kontributin ndërkombëtar në procesin e çlirimit dhe ndërtimit të paqes në Kosovë.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Federal Foreign Office dhe është pjesë e programit të aktiviteteve kulturore që promovojnë historinë, kulturën dhe identitetin e Kosovës në Gjermani./Albinfo.ch

 

Vlonjat Gashi diplomon doktor shkence në SHBA në fushën e gjenetikës

Një tjetër histori suksesi nga Kosova po vjen nga fusha e shkencës dhe mjekësisë ndërkombëtare. Vlonjat Gashi nga Ferizaj ka përfunduar me sukses studimet doktorale në Universitetin e Colorados në Boulder, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar titullin Doktor Shkence në fushën e Gjenetikës dhe Zhvillimit Embrional, shkruan albinfo.ch.

Në ceremoninë madhështore të diplomimit, ku diplomuan rreth 10 mijë studentë, Vlonjati ishte i vetmi shqiptar në këtë gjeneratë, duke shënuar kështu një arritje të rëndësishme akademike dhe profesionale.

Pas përfundimit të doktoraturës, ai tashmë ka nisur rrugëtimin e tij profesional si shkencëtar në Spitalin e Fëmijëve në Colorado, në departamentin e kirurgjisë. Puna e tij fokusohet në hulumtimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjenetike gjatë zhvillimit embrional, një fushë me rëndësi të veçantë për mjekësinë moderne dhe shëndetin e fëmijëve.

Suksesi i Vlonjat Gashit po konsiderohet si një arritje që tejkalon kufijtë personalë dhe familjarë, duke përfaqësuar me dinjitet Kosovën në një prej fushave më të avancuara të shkencës.

Për këtë sukses, ai është pritur dhe uruar edhe nga përfaqësues institucionalë në Ferizaj, të cilët kanë vlerësuar kontributin dhe potencialin e tij si një vlerë e rëndësishme për shkencën dhe shëndetësinë në nivel ndërkombëtar. /Albinfo.ch.

 

Vlonjat Gashi

Gjykata federale në SHBA rrëzon tarifën 100 mijë dollarëshe të Trump për vizat H-1B

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka shfuqizuar një vendim të administratës së presidentit Donald Trump, i cili kërkonte që kompanitë të paguanin 100 mijë dollarë në vit për çdo aplikim për vizë pune H-1B.

Gjykatësi federal Leo Sorokin vendosi se kjo politikë shkel ligjin federal, përfshirë Aktin e Procedurës Administrative dhe Kushtetutën amerikane. Vendimi u bë publik nga Gjykata e Qarkut në Massachusetts.

Rregulli ishte miratuar në shtator të vitit të kaluar dhe synonte të kufizonte atë që administrata e Trump e konsideronte si abuzim të sistemit të vizave H-1B, sidomos nga kompani teknologjike që punësonin të huaj me paga më të ulëta në vend të punëtorëve amerikanë. Megjithatë, gjykata vendosi se masa nuk ishte në përputhje me ligjin dhe e rrëzoi atë.

Furnizimi global me mish është katërfishuar në 60 vitet e fundit

Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë Food and Agriculture Organization of the United Nations tregon se furnizimi botëror me mish është rritur me katër herë gjatë gjashtë dekadave të fundit.

Sipas të dhënave të studimit, furnizimi global me ushqime me origjinë shtazore tokësore (TASF), që përfshin produkte nga gjitarët, shpendët dhe insektet, ka shënuar rritje të ndjeshme që nga viti 1961, i nxitur kryesisht nga rritja e konsumit të mishit të shpendëve, vezëve dhe mishit të derrit.

FAO thekson se zgjerimi i këtij sektori e ka bërë blegtorinë një nga fushat me rritjen më të shpejtë në bujqësinë globale.

Analiza për periudhën 1961–2022 tregon se mishi i shpendëve ka pasur rritjen më të madhe, rreth pesëfish, ndërsa vezët dhe mishi i derrit janë pothuajse dyfishuar. Në të njëjtën kohë, prodhimi i mishit të gjedhit ka mbetur i qëndrueshëm ose ka rënë në disa rajone.

Në total, prodhimi global i TASF ka arritur në 361 milionë tonë në vitin 2022, krahasuar me rreth 71 milionë tonë në vitin 1961. Prodhimi i qumështit është rritur në 930 milionë tonë, ndërsa ai i vezëve në 94 milionë tonë.

Raporti tregon se Azia është aktualisht prodhuesi më i madh i ushqimeve me origjinë shtazore, e ndjekur nga Evropa, por thekson se rritja e prodhimit nuk përkthehet domosdoshmërisht në shpërndarje të barabartë të ushqimit.

Sipas FAO-s, Amerika e Veriut ka disponueshmërinë më të lartë për frymë, ndërsa Azia mbetet me nivele më të ulëta për person.

Një tjetër shqetësim i ngritur është humbja dhe shpërdorimi i ushqimit, i cili arrin rreth një të tretën e prodhimit global, përfshirë rreth 14% të produkteve me origjinë shtazore, duke përkeqësuar sfidat e qëndrueshmërisë ushqimore.

Bernë: Inovacioni, lidershipi dhe bashkëpunimi në fokus

Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme për të diskutuar mbi inovacionin, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

E organizuar nga AES dhe IPAK, konferenca shërbeu si platformë për shkëmbimin e ideve, krijimin e bashkëpunimeve të reja dhe promovimin e dijes, inovacionit dhe lidershipit. Në vijim sjellim disa nga momentet kryesore të ngjarjes.

Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch
Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme
albinfo.ch

Foto: Genti Mersinaj

Lexoni po ashtu;

Në Bern u mbajt “Innovation & Leadership Conference 2026”, bashkon inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër

Lexoni po ashtu:

“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër

Tregjet në fokus: Pse po bie çmimi i arit?

Çmimi i arit ka shënuar rënie, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve dhe analistëve financiarë. Sipas tregtarëve të metaleve të çmuara, kjo rënie vjen pas një periudhe të gjatë me çmime të larta dhe pritshmëri të ndryshimeve në tregjet globale.

Edhe pse ari konsiderohet tradicionalisht si një “strehë e sigurt” në kohë pasigurie ekonomike, luhatjet e fundit kanë ngritur pikëpyetje mbi drejtimin që mund të marrë çmimi në periudhën e ardhshme.

Ekspertët theksojnë se këto lëvizje nuk janë të pazakonta, por këshillojnë kujdes të shtuar nga investitorët, duke ndjekur treguesit ekonomikë ndërkombëtarë, lëvizjet e dollarit dhe politikat e bankave qendrore.

Sipas disa analistëve, rënia aktuale mund të shihet si një mundësi për blerje, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se tregu mbetet ende i paqëndrueshëm.

Fadil Muqolli: “Kam frikë se po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të kryera gjatë luftës me heshtjen tonë”

Emocione të forta, lot, heshtje dhe reflektim. Këto ishin ndjenjat që shoqëruan promovimin e romanit “Revolta e Syzifit” të autorit Bardhyl Mahmuti, i mbajtur në Renens të Zvicrës, në organizim të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë, Plagë e Hapur”.

Në qendër të vëmendjes nuk ishte vetëm romani, por edhe historia e vërtetë që qëndron pas tij. Një histori e dhimbshme e Masakrës së Poklekut, e mishëruar përmes figurës së Fadil Muqollit, protagonistit kryesor të romanit dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë promovimit, shumë pjesëmarrës u prekën thellë nga rrëfimet. Në sallë pati momente kur emocionet ishin aq të forta sa lotët nuk mund të fshiheshin. Burra dhe gra dëgjonin në heshtje, ndërsa kujtimet e luftës riktheheshin përmes fjalëve të protagonistit dhe autorit.

“Revolta e Syzifit” nuk është vetëm një vepër letrare. Ajo është një dëshmi e gjallë e dhimbjes, rezistencës dhe mbijetesës së shqiptarëve gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë sonë.

Në fund të bisedës, Albinfo pati mundësinë t’i drejtojë një pyetje Fadil Muqollit:

“Cili është mesazhi juaj për të rinjtë, veçanërisht për brezat e rinj që jetojnë në diasporë?”

Përgjigjja e tij ishte e qartë dhe prekëse:

“Për brezat e rinj që jetojnë jashtë, në diasporë, ju bëj thirrje: asnjëherë mos mendoni të mos jeni shqiptarë. Kudo që shkoni, kudo që veproni, ju shqiptarë do të jeni.”

Por mesazhi i tij shkoi edhe më tej. Ai ngriti shqetësimin për mungesën e dokumentimit të plotë institucional të krimeve të luftës në Kosovë.

“Mos t’i harrojmë këto mijëra jetë njerëzish dhe gjithë këtë gjak. Më brengos fakti që edhe sot nuk kemi një numër zyrtar të viktimave, të grave të dhunuara dhe të të gjitha pasojave të gjenocidit. Kam frikë se me këtë mospunë po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të kryera gjatë luftës dhe po lëmë në harresë një pjesë të së vërtetës që nuk duhet harruar kurrë”, tha ai

Fjalët e tij krijuan një heshtje të thellë në sallë. Ishte një kujtesë se drejtësia nuk arrihet vetëm përmes kujtimit, por edhe përmes dokumentimit dhe përgjegjësisë institucionale.

Autori Bardhyl Mahmuti theksoi se romani synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të mos lejojë që tragjeditë e së kaluarës të zbehen me kalimin e kohës. Përmes letërsisë, ai përpiqet t’u japë zë atyre që nuk mund të flasin më dhe të mbajë gjallë të vërtetën historike.

Promovimi në Zvicër dëshmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare luan në ruajtjen e kujtesës historike. Për shumë të rinj të pranishëm, ky ishte një takim me historinë përmes dëshmive të drejtpërdrejta, një mundësi për të kuptuar më mirë sakrificat që qëndrojnë pas lirisë së Kosovës.

Në fund të mbrëmjes mbeti një mesazh i qartë: kujtesa nuk është vetëm një detyrim ndaj së kaluarës, por edhe një përgjegjësi ndaj brezave që vijnë, dhe pikërisht këtë mesazh përcjell “Revolta e Syzifit”, një roman që nuk flet vetëm për një njeri, por për një popull të tërë që refuzon të harrojë

Rënie e pjesëmarrjes në Kosovë: AP raporton për zhgënjim të votuesve

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP) ka raportuar për zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, duke theksuar se ulja e pjesëmarrjes në votime mund të jetë tregues i zhgënjimit të qytetarëve me zhvillimet politike në vend.

Në këto zgjedhje të parakohshme, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti doli forca e parë politike me rreth 43% të votave. Pas saj u rendit Partia Demokratike e Kosovës me 21.7%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 18%. Rezultatet përfundimtare pritet të plotësohen edhe nga votat e diasporës.

Sipas AP, ndonëse Vetëvendosje ka ruajtur epërsinë, si përqindja e mbështetjes ashtu edhe pjesëmarrja në votime kanë shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kjo, sipas raportimit, reflekton pakënaqësinë e votuesve me krizën e zgjatur politike në vend.

Në zgjedhjet e kaluara të mbajtura në dhjetor, partia e Kurtit kishte siguruar mbi 50% të votave, ndërsa këtë herë pjesëmarrja ka rënë në 36.3%, nga rreth 45% më herët.

Edhe media “POLITICO” ka vënë në dukje rënien e mbështetjes për Vetëvendosjen, duke theksuar se rezultati aktual mund ta detyrojë partinë në pushtet të kërkojë marrëveshje me partitë opozitare për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Ekspertët vlerësojnë se, edhe me votat e diasporës, Vetëvendosje mund të mos arrijë shumicën e nevojshme, duke e bërë të domosdoshëm një koalicion politik për të siguruar stabilitet institucional.

Zgjedhjet u mbajtën në një klimë krize politike, pas dështimeve të përsëritura për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, çka ka thelluar edhe më tej tensionet institucionale në vend

Edi Rama pritet me protesta në Shkodër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me protesta në hyrje të Shkodër gjatë vizitës së tij për një takim me socialistët, në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

Një grup protestuesish nga shoqëria civile janë mbledhur pranë zonës së Kalasë së Rozafës, ku ishte parashikuar të zhvillohej takimi i kryeministrit me strukturat e PS-së në Shkodër. Protestuesit kanë mbajtur pankarta të ngjashme me ato të tubimit të mëparshëm në Tiranë.

Sipas raportimeve të A2CNN, protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe nën monitorimin e forcave të policisë.
Kjo është dita e tretë e protestave në qytet. Fillimisht ato u organizuan në qendër të Shkodrës dhe pranë bashkisë, ndërsa më pas u zhvendosën në zonën pranë Kalasë së Rozafës.

Ndërkohë, avokatja Sabina Meta kishte bërë thirrje më herët për pjesëmarrje në një tubim paqësor, duke kërkuar maturi dhe shmangie të provokimeve. Sipas saj, protesta nuk synonte bllokimin e rrugëve apo qarkullimit dhe do të zhvillohej si një aktivitet jo politik në zonën përballë ish-karburantit pranë kalasë.

Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishin për shqiptarët

Futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Ricardo Rodriguez, kanë tërhequr vëmendjen gjatë qëndrimit të Kombëtares zvicerane në SHBA para fillimit të Kupës së Botës 2026.

Pas ndeshjes miqësore ndaj Australisë, futbollistët zviceranë shikuan një ndeshje bejsbolli të ekipit San Diego Padres.

Gjatë transmetimit në ekranin gjigant të stadiumit, Xhaka dhe Rodriguez u panë duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që lidhet me flamurin shqiptar dhe që kishte shkaktuar debat të madh gjatë Botërorit 2018, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.

Reagimi i Federatës Zvicerane

Pas publikimit të pamjeve, Federata Zvicerane e Futbollit doli me një sqarim duke theksuar se gjesti nuk kishte lidhje me ndonjë ngjarje sportive apo politike.

Sipas federatës, gjatë ndeshjes ndaj Australisë kishte shumë tifozë me prejardhje shqiptare që mbështetën me entuziazëm Kombëtaren e Zvicrës dhe veçanërisht Granit Xhakën. Federata tha se kapiteni zviceran e shfrytëzoi rastin për të përshëndetur edhe një herë komunitetin shqiptar. “Ky ishte një përshëndetje për komunitetin shqiptar dhe nuk ishte pjesë e ngjarjeve sportive në fushë”, thuhet në qëndrimin e federatës.

Një simbol që vazhdon të tërheqë vëmendje

Shqiponja me duar mbetet një nga simbolet më të njohura të futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Gjestit iu kushtua vëmendje e madhe në Botërorin e vitit 2018, kur Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat kundër Serbisë me të njëjtin simbol, duke shkaktuar debat të gjerë në botën e futbollit.

Këtë herë, megjithatë, Federata Zvicerane ka bërë të qartë se bëhej fjalë vetëm për një përshëndetje ndaj komunitetit shqiptar që mbështet ekipin kombëtar të Zvicrës.

Ushtria zvicerane porosit artileri të re nga Gjermania

Ushtria zvicerane po modernizon artilerinë e saj duke zëvendësuar obuset vetëlëvizëse M109, të cilat datojnë nga vitet 1960. Pajisjet e reja të artilerisë nga Gjermania pritet të dorëzohen duke filluar nga viti 2031.

Kontrata është lidhur me prodhuesin KNDS Germany, siç njoftoi të hënën Zyra Federale e Armatimit Armasuisse. Sistemi i ri i artilerisë AGM (Artillery Gun Module) do të montohet në një platformë zvicerane transportuese.

Ushtria do të pajiset gjithsej me një prototip dhe 32 sisteme serike. Përveç automjeteve, kontrata përfshin edhe financimin e logjistikës së municioneve, sistemeve të trajnimit dhe simulimit, si dhe pjesëve rezervë, dokumentacionit dhe veglave të nevojshme. Prototipi pritet të përfundojë në vitin 2027 dhe të testohet vitin pasues.

Sistemi i ri pritet të jetë më i shpejtë dhe më efektiv. Teknologjia moderne e sensorëve, drejtimi digjital dhe proceset e automatizuara pritet gjithashtu të përmirësojnë mbrojtjen dhe reagimin gjatë operacioneve, ka shtuar Armasuisse.

Ky prokurim është pjesë e Programit të Ushtrisë 2025, të cilin Këshilli Federal e ka dorëzuar në Parlament. Në të janë kërkuar dhe miratuar 1.7 miliardë franga zvicerane për projekte të mbrojtjes. Megjithatë, është refuzuar një shtesë prej 1 miliard frangash për municione të mbrojtjes ajrore.

Kërkesat janë arsyetuar me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë. Investimet synojnë të mbyllin boshllëqet e kapaciteteve në ushtri. Ministri i Mbrojtjes, Martin Pfister, ka theksuar se është e rëndësishme që vendi të jetë i përgatitur për kërcënime të ndryshme.

Zvicër: Shërbimi Federal i Inteligjencës po monitoron 44 persona të rrezikshëm

Shërbimi Federal i Inteligjencës (NDB) në Zvicër aktualisht po mbikëqyr 44 të ashtuquajtur “persona me rrezik”, të cilët konsiderohen si kërcënim për sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit.

Sipas Këshillit Federal, një numër i vogël njëshifror i këtyre personave aktualisht kanë status azili në Zvicër. Në raportin e fundit të publikuar nga shërbimi i inteligjencës, në nëntor të vitit të kaluar ishin regjistruar 46 persona me rrezik, që do të thotë se numri ka rënë lehtë.

NDB publikon rregullisht të dhëna mbi rastet që trajton në kuadër të misionit të tij kundër terrorizmit. Këto raste përfshijnë individë që konsiderohen me rrezik të shtuar për sigurinë e Zvicrës.

Sipas autoriteteve, shumica e këtyre personave jetojnë prej shumë vitesh në Zvicër. Kategoritë përfshijnë si individë të radikalizuar me motive xhihadiste, ashtu edhe persona që mbështesin apo nxisin forma të tjera të terrorizmit.

Që nga qershori 2026, NDB ka regjistruar gjithsej 44 persona në këtë kategori. Shërbimi i inteligjencës bashkëpunon vazhdimisht me Policinë Federale (Fedpol) dhe Prokurorinë Federale, të cilave u përcjell të gjitha rastet relevante.

Sipas Këshillit Federal, autoritetet kantonale dhe federale ndërmarrin masa parandaluese në këto raste, si mbledhja dhe vlerësimi i informatave, monitorimi, paralajmërimet parandaluese, sinjalizimet në sistemet e kërkimit, si dhe kërkesat për dëbime apo ndalime hyrjeje në vend.

Rritet trafiku ajror, bien fitimet në 2026

Linjat ajrore në mbarë botën pritet të transportojnë më shumë pasagjerë në vitin 2026, por të realizojnë vetëm gjysmën e fitimeve krahasuar me një vit më parë, sipas parashikimeve të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Sipas të dhënave të prezantuara në kongresin e IATA-s në Rio de Janeiro, kompanitë ajrore anëtare – që përfaqësojnë rreth 85% të trafikut global – pritet të transportojnë rreth 5.1 miliardë pasagjerë gjatë vitit 2026. Kjo shënon një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2025, kur numri i udhëtarëve arriti në 4.98 miliardë.

Duke folur për situatën në sektor, drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, tha se nuk e sheh gjendjen si krizë, pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndikimeve të tjera gjeopolitike.

Megjithatë, rritja e trafikut nuk po shoqërohet me përmirësim të fitimeve. IATA parashikon që fitimet e linjave ajrore do të bien nga 45 miliardë dollarë në 2025 në 23 miliardë dollarë në 2026, ndërsa marzha neto do të ulet nga 4.2% në 2.0%.

Sipas organizatës, fitimi mesatar për pasagjer do të jetë rreth 4.50 dollarë, rreth gjysma e vitit të kaluar. Rritja e çmimit të karburantit, e lidhur pjesërisht me tensionet në Lindjen e Mesme, mbetet një nga faktorët kryesorë që po rëndon industrinë.

Parashikimet tregojnë edhe ndryshime rajonale, ku linjat ajrore të Lindjes së Mesme pritet të kalojnë në humbje, ndërsa ato evropiane parashikohet të jenë më fitimprurëset në vitin 2026.

Kosovë: Nis numërimi i votave për deputetë, këta janë më të votuarit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara deri më 8 qershor 2026, në ora 19:50, janë procesuar 118 nga 2,498 vendvotime, apo 4.72 për qind e totalit.

Rezultatet janë ende preliminare dhe pritet të ndryshojnë me procesimin e pjesës tjetër të vendvotimeve. Megjithatë, të dhënat e deritanishme tregojnë se liderët e partive vazhdojnë të kryesojnë bindshëm listat e tyre, transmeton albinfo.ch.

10 kandidatët më të votuar në LVV

Albin Kurti – 7,984 vota

Glauk Konjufca – 6,047 vota

Albulena Haxhiu – 3,261 vota

Hekuran Murati – 3,243 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 2,679 vota

Xhelal Sveçla – 2,137 vota

Avni Dehari – 2,110 vota

Rufki Suma – 1,716 vota

Ejup Maqedonci – 1,671 vota

Mimoza Kusari-Lila – 1,536 vota

10 kandidatët më të votuar në PDK

Bedri Hamza – 3,844 vota

Përparim Gruda – 2,260 vota

Arian Tahiri – 2,043 vota

Uran Ismaili – 1,916 vota

Elmi Reçica – 1,266 vota

Arbnore Salihu – 1,224 vota

Vlora Çitaku – 1,223 vota

Kosovare Murseli – 1,183 vota

Sala Jashari – 1,175 vota

Rashit Qalaj – 1,032 vota

10 kandidatët më të votuar në LDK

Vjosa Osmani Sadriu – 2,336 vota

Lumir Abdixhiku – 2,172 vota

Doarsa Kica-Xhelili – 1,674 vota

Hykmete Bajrami – 1,207 vota

Avdullah Hoti – 1,052 vota

Ukë Rugova – 959 vota

Kujtim Shala – 911 vota

Janina Ymeri – 835 vota

Ermal Sadiku – 792 vota

Anton Quni – 761 vota

10 kandidatët më të votuar në AAK

Ardian Gjini – 781 vota

Ramush Haradinaj – 697 vota

Daut Haradinaj – 527 vota

Besnik Tahiri – 514 vota

Bekë Berisha – 459 vota

Burim Ramadani – 391 vota

Time Kadrijaj – 350 vota

Arber Tolaj – 341 vota

Agim Çeku – 291 vota

Nga rezultatet e deritanishme, Albin Kurti është kandidati më i votuar në nivel vendi me 7,984 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 6,047 vota dhe Bedri Hamza me 3,844 vota.

Numërimi i votave për kandidatët pritet të vazhdojë gjatë orëve dhe ditëve në vijim, ndërsa renditja brenda listave mund të pësojë ndryshime me procesimin e më shumë vendvotimeve.

Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës

Qindra pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, si dhe përfaqësues institucionesh, biznesesh dhe organizatash të ndryshme u mblodhën në Dietikon të Zvicrës në kuadër të aktivitetit “LUGINA’S DAY 2026”.

Ngjarja kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkëatdhetarëve, promovimin e kulturës shqiptare dhe grumbullimin e fondeve për projekte dhe iniciativa në mbështetje të komunitetit në Luginën e Preshevës.

Gjatë gjithë ditës, të pranishmit ndoqën një program të larmishëm artistik dhe kulturor, i cili krijoi një atmosferë festive dhe ofroi aktivitete për të gjitha grupmoshat. Aktiviteti shërbeu gjithashtu si platformë për rrjetëzim dhe bashkëpunim mes anëtarëve të diasporës dhe përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm.

Një nga momentet më të spikatura të programit ishte performanca e grupit të njohur muzikor Elita 5. Me interpretimin e këngëve të tyre më të njohura, grupi elektrizoi atmosferën dhe u prit me entuziazëm nga publiku.

Si partner medial i aktivitetit, albinfo.ch përcolli nga afër zhvillimet e kësaj ngjarjeje, duke sjellë kronikën dhe momentet më të veçanta përmes fotografive të realizuara nga Genti Mersinaj.

Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch
Luginas DAY 2926
albinfo.ch

 

Foto: Genti Mersinaj / albinfo.ch.

Kantoni zviceran ndan 1.25 milionë CHF për hetimin e rastit në Crans-Montana

Këshilli i Madh në kantonin zviceran të Valais do të ndajë 1.255 milionë CHF për Zyrën e Prokurorit Publik dhe policinë kantonale në lidhje me tragjedinë e zjarrit në Crans-Montana.

Zyrës së prokurorit i janë ndarë 2.5 regjistrues me kohë të plotë, 1.3 sekretarë ekzekutivë dhe 0.5 staf tjetër për një total prej 670,000 CHF.

Janë ndarë edhe 150,000 CHF shtesë për menaxhimin e këtij projekti, raporton swissinfo. Kjo përfshin 20,000 CHF për vlerësimet e ekspertëve dhe koston e qirasë dhe pajisjes së ambienteve për seancat dëgjimore, transmeton albinfo.ch.

Rreth 10,000 CHF për pagesa dhe shpenzime të ndryshme të bëra nga autoritetet, 20,000 CHF për mobilje dhe pajisje dhe 100,000 CHF për mandate, përkthime dhe punësimin e ekspertëve.

Policia kantonale do të marrë 585,000 CHF. Kjo shumë do të mbulojë kostot e sigurisë (500,000 CHF), shpenzimet e jetesës, akomodimit dhe udhëtimit (40,000 CHF) dhe pajisjet (45,000 CHF).

Zjarri i natës së Vitit të Ri në një bar mori 41 jetë njerëzish dhe plagosi 115 persona të tjerë.

Çështja çame, një plagë e pambyllur që rrezikon të harrohet

Çështja çame ose kujtimi i dramës që ka pësuar popullata e Çamërisë 82 vite më parë, ka bërë bashkë të shtunën që shkoi një numër akademikësh, njohës të çështjes dhe veprimtarë, në Bibliotekën Pestalozzi, në Cyrih.

Organizatorë të pasdites së debatit të titulluar “Çështja çame: Histori, të drejtat e njeriut dhe dialog” ishin Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe Lidhja Shqiptare në Botë.

Paneli i debatit përbëhej nga akademiku, historian dhe ish diplomat i njohur Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, diplomati, studiuesi dhe autori i njohur Luan Rama, Prof. Dr. Bashkim Kuçuku.

Debatin e drejtoi Nazmi Jakurti, kryetar i LSHB, jurist dhe veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në Zvicër.

Të pranishëm në këtë aktivitet, kontributin e tyre e dhanë edhe drejtoresha e bibliotekës, Suela Jorgaqi, filantropi i njohur, Lazim Destani, gazetari veteran, Rexhep Rifati dhe publicisti e gazetari i njohur, Enver Robelli.

Akademik Xhufi në një fjalë të tij spontane u mor në mënyrë të zgjeruar me çështjen çame që nga fillimet e veta, duke u fokusuar më shumë në ndjekjen dhe diskriminimin që janë ushtruar në vazhdimësi ndaj çamëve.

Xhufi foli edhe për akuzat e padrejta si “kolaboracionistë” të nazistëve në Luftën e Dytë Botërore që u bënin çamëve qeveritarët dhe formacionet tjera greke, duke “legjitimuar” kështu masakrimin dhe ndjekjen e tyre nga Greqia. Ato ishin vetëm pretekst për t`i dëbuar dhe një vazhdimësi e politikës shfarosëse që Greqia udhëhiqte ndaj shqiptarëve, ka thënë veç tjerash profesor Xhufi.

Ai ka përvijuar edhe historinë e ndjekjes së elementit çam dhe shqiptar nga Greqia, që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, që ishte intensifikuar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kishte kulmuar në Luftën e Dytë Botërore.

Studiuesi, diplomati dhe shkrimtari Luan Rama është ndalur më shumë në trashëgiminë kulturore çame. Jo si rezultat i dëbimit masiv të çamëve nga trojet e tyre, dhe moslejimit për tu kthyer ose të paktën për të vizituar vendlindjen rrezikon të shuhet.

Prof. Dr. Bashkim Kuçuku ka folur në cilësinë e pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të shumicës së organizimeve çame në Shqipëri, nga vitet `90 e tutje. Ai ka theksuar se në periudhën e monizmit, çështja çame quhej në Shqipëri “çështje e mbyllur” dhe askush nuk mund të inicionte ndonjë organizim pa marrë rrezikun e ndjekjes mbi vete.

Dr. Kuçuku ka folur edhe për trajtimin që i është bërë çështjes çame nga aspekti i të drejtave të njeriut, në nivel ndërkombëtar, një trajtim që gjithmonë është penguar nga ndërhyrja greke dhe nga neglizhenca ose pafuqia shqiptare.

Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, në fjalën e tij përmbledhëse ka shkoqitur faktorët që kanë bërë që çështja çame të sillet në një rreth të mbyllur.

Sipas tij, kësaj gjendjeje të rëndë i kanë kontribuuar, krahas politikës agresive greke edhe qëndrimi defansiv i shtetit shqiptar. Veliu madje ka drejtuar akuza të ashpra ndaj të gjitha qeverive të deritashme shqiptare, qëndrimi i të cilave, sipas tij, kufizohet me tradhti kombëtare.

Edhe nëse ka pasur ndonjë iniciativë për trajtimin e çështjes çame nga institucionet e shtetit shqiptar, ajo, në mënyrë të pashpjegueshme është heshtur, ka thënë ai.

Veliu ka folur edhe për takimin që ditë më parë delegacioni shqiptar kishte zhvilluar në Komisariatin e OKB-së për të drejtat e njeriut, i iniciuar nga fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” dhe Lidhja Shqiptare në Botë. Ky takim ishte i pari, pas disa dekadash, ka thënë ai, duke vënë theksin në pasivitetin e faktorit shqiptar në këtë drejtim.

Ai është ndalur edhe në nevojën e vendosjes së materies mbi çamët në programet shkollore në Shqipëri e në Kosovë, një punë që deri më sot, sipas tij, ka çaluar shumë.

Publicisti Enver Robelli është angazhuar për angazhim më të madh në drejtim të publikimit të teksteve dhe librave në gjuhët botërore, për të mbajtur të sensibilizuar opinionin botëror mbi çështje  shqiptare dhe rrjedhimisht, edhe atë çame.

Rexhep Rifati gazetar veteran i njohur si një kronist i palodhur i diasporës shqiptare në Zvicër dhe në Itali, ka shpalosur përvojat e tij gjatë vizitave që u ka bërë trojeve çame, në Greqi.

Stilistja Flora Balaj i ka dhënë një ngjyrim interesant gjithë aktivitetit, me parakalimin e e saj dhe të disa bashkëpunëtorëve të saj me veshjet tradicionale çame.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë mund të bëhet më 26 qershor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka njoftuar për procesin që do të zhvillohet gjatë ditëve në vazhdim, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka njoftuar se nëse nuk ka ndonjë ankesë nga subjektet politike, është paraparë që shpallja e rezultateve përfundimtare të bëhet më 26 qershor, ndërsa certifikimi deri më datën 6 korrik.

Tutje, ai u shpreh se kjo varet nga edhe ecuria e aktiviteteve në qendrat e numërimit.

“Në planin e aktiviteteve të miratuara qysh në fillim të këtij procesi zgjedhor, në rast se nuk ka ankesa, shpallja e rezultateve përfundimtare planifikohet të bëhet deri më datën 26 qershor, pra ky është parashikim në Planin Operacional të Aktiviteteve të KQZ-së qysh në fillim, ndërsa certifikimi i rezultateve përfundimtare dhe përmbyllja e këtij procesi zgjedhor planifikohet të bëhet deri më datën 6 korrik. Këto janë vetëm planifikime sepse krejt kjo varet nga ecuria në këto qendra të numërimit”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

“Është përmbyllur numërimi i votave të subjekteve politike dhe pas përfundimit të procedurave të tjera materialet zgjedhore nga 949 qendra të votimit janë tërhequr dhe dërguar në 38 qendra komunale të numërimit. Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi paraditen e së hënës ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit të 15 komunave: Leposaviq, Novobërd, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graqanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, ndërsa pasdite aktiviteti do të fillojë në 23 komunat e tjera”, ka thënë ai.

Sipas ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi bëhet në vendvotim pasi të bëhet procesi i votimit ndërsa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, bëhet në Qendrat Komunale të Numërimit.

Kryetari i PDK-së: Më së shumti vota humbëm në Skenderaj, Drenas, Prizren dhe Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një deklarim sot për media, ka thënë se në bazë të rezultateve që kanë marrë nga këto zgjedhje kanë pasur pritshmëri për më tepër përqindje e vota, por që rezultati ishte ky.

Sipas tij, PDK-ja e ka ruajtur stabilitetin e votës, por se pati humbje në disa prej komunave ku pikërisht PDK-ja udhëheq.

“Del se në katër komuna ka qenë humbja më e madhe dhe për më keq në këto katër komuna PDK-ja qeverisë në nivel lokal. Vota më së shumti kemi humbur në Skenderaj, Drenas, Prizren dhe në Ferizaj. Pra këto janë katër komunat që është humbja më e madhe e votës për PDK-në. Po bëjmë gjitha analizat e nevojshme, as s’fshehna pas përgjegjësisë as nuk nxitohna në vendime e as nuk vonona në vendime. Do të kemi analiza e do t’i paraqesim se pse PDK-ja nuk ka arritur të mobilizojë votën. PDK-ja sa i përket numri dhe përfaqësimit e ka rujt qëndrueshmërinë dhe stabilitetin”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.

Kurse sa i përket votave në komunën e Malishevës, ku thuhej se ato i rriti Fatmir Limaj, Hamza tha se s’është ndonjë fitore e madhe.

“Është mirë se është fitore, mirëpo edhe aty nuk është se është ndonjë fitore me numër të madh të votave, është pak më shumë se sa që kemi pasur vota në dhjetor”, shtoi ai.

“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt”

Në manifestimin tradicional multikulturor “Tag der Vielfalt”, të mbajtur në Alte Kaserne në Winterthur, Shoqëria Kulturore Artistike “Dardania” dëshmoi edhe një herë misionin e saj 32-vjeçar në promovimin e kulturës shqiptare në Zvicër, duke u paraqitur me dy programe artistike që lanë mbresa të veçanta tek publiku dhe komunitetet e tjera pjesëmarrëse, e sidomos te zviceranët.

Çiftelia shqiptare zgjon interesimin e publikut ndërkombëtar!

Paraqitja e parë u zhvillua gjatë pasdites dhe iu kushtua instrumentit tradicional shqiptar – çiftelisë. Motrat Aurelia dhe Kleofina Balaj, përveç interpretimit artistik, i njohën të pranishmit me historikun, ndërtimin dhe mënyrën e interpretimit të këtij instrumenti që përdoret me shekuj te shqiptarët.

Në një prezantim mjaft interesant, Aurelia shpjegoi mënyrën se si mbahet dhe luhet çiftelia, si krijohen tingujt e saj karakteristikë dhe evolucionin që ka përjetuar ndër vite, duke arritur sot edhe në variante me gjysmënota që mundësojnë një gamë më të pasur melodike. Ky prezantim zgjoj kureshtje të madhe tek vizitorët e kombësive të ndryshme, si turke, zvicerane, bolivie, kurde, e shumë të tjera, të cilët për gati një orë u njohën nga afër me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë muzikore shqiptare.

Një mbrëmje folklorike që elektrizoi sallën!

Në programin qendror të mbrëmjes morën pjesë grupe artistike nga shumë vende, ndër to:

  • Grupi Gollubka nga Ukraina;
  • Organizatat Tamile me grupet e fëmijëve;
  • Shoqatat Kurde dhe Turke me valle dhe këngë tradicionale;
  • Shoqatat greke me repertorin e tyre folklorik;
  • Shoqëria Kulturore – Artistike “Dardania”, Shqipëri e Kosovë;
  • Grupi Yulianna Khomenko nga Kuba;
  • Ansambli folklorik nga Bolivia;
  • Amazingh, me tupanë, për fund:

Pas paraqitjes së grupit grek, radha i takoi SH.K.A. “Dardania”, e cila u prezantua me një program artistik të kuruar me profesionalizëm.

Moderatorja Albulena Kqiku-Cakolli prezantoi historikun e shkurtër të shoqërisë dhe misionin e saj në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare, duke theksuar se ansambli përfaqëson me krenari traditat e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova,  Maqedonia e Veriut, e deri te Çamëria në Greqi, Arbërshët e Italisë, dhe Malësinë e madhe në Mal të Zi, duke mos i harrua as Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Një hyrje spektakolare!

Momenti që emocionoi publikun ishte hyrja skenike e grupit. Valltarët e grupmoshës së mesme hynë nga vetë publiku, të shoqëruar nga ritmet energjike të dy tupanëve, të interpretuar live nga anëtarët më të rinj të shoqërisë.

Kjo hyrje origjinale krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme dhe u shndërrua në një nga surprizat më të bukura të mbrëmjes.

Programi artistik vazhdoi me valle me motive nga Tropoja, për të vijua me valle me motive nga Shqipëria e mesme,  e që e karakterizuan edhe veshjet e veçanta të secilës valle veç e veç, për të vazhduar me valle instrumentale, interpretime me çifteli nga motrat Aurelia dhe Kleofina Balaj, dhe Këngën “Jam një vajzë nga Kosova”, të interpretuar nga Lejla dhe Sara Grabovci;

Publiku i priti këto interpretime me duartrokitje të gjata dhe entuziazëm të veçantë, duke dëshmuar edhe një herë se folklori shqiptar mbetet një gjuhë universale e kulturës.

Kulmi i programit ishte vallja e përbashkët me publikun, ku shumë pjesëtarë të kombësive të ndryshme iu bashkuan hapave të valleve shqiptare, duke e kthyer skenën në një simbol të vërtetë të bashkëjetesës dhe respektit ndërkulturor.

 

Një sukses që mbështetet nga puna ekipore!

Gjatë gjithë aktivitetit, kryetari i shoqërisë Shefqet Cakolli edhe pse në moshë, ishte vazhdimisht në angazhim për koordinimin dhe mbarëvajtjen e programit, së bashku me ekipin artistik dhe organizativ: Arbnorja dhe Dhurata si asistente të koreografisë; Besiana, e cila u kujdes për dokumentimin fotografik, Klodiani, që ndihmoi në përgatitjen e kostumeve,  Muhameti si koreograf i valleve burimore dhe  Samiri si solist dhe ish-valltar i shoqërisë.

Në një kohë kur vlera e një ansambli matet jo nga numri i pjesëmarrjeve, por nga cilësia artistike, autenticiteti i kostumeve popullore dhe paraqitja profesionale skenike, SH.K.A. “Dardania” dëshmoi edhe një herë standardet e larta që e kanë karakterizuar përgjatë tri dekadave.

Edhe gastronomia do të jetë pjesë e prezantimit!

Në festival nuk munguan as stendat me ushqime tradicionale të popujve të ndryshëm. Frymëzuar nga kjo atmosferë, kryesia e SH.K.A. “Dardania” u zotua se në edicionin e ardhshëm do të marrë pjesë edhe me gastronominë tradicionale shqiptare, duke e pasuruar më tej prezantimin kulturor të komunitetit tonë.

Deri në fund në shërbim të festivalit!

Festivali përfundoi në orët e vona të natës, ndërsa kryetari i shoqërisë ishte ndër personat e fundit që u largua nga ambientet e manifestimit, duke qenë pjesë edhe e stafit organizativ dhe duke kontribuar në mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të festivalit, punë që vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme.

Me këtë paraqitje, SH.K.A. “Dardania” konfirmoi edhe një herë rolin e saj si një ambasadore e denjë e kulturës shqiptare në Zvicër, duke dëshmuar se tradita, arti dhe identiteti kombëtar vazhdojnë të bashkojnë njerëz dhe kultura përtej kufijve.

Winterthur. 08.06.2026

Shefqet Cakolli

Kurti në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Kurti do të zhvillojë vizitë dyditore në Austri, transmeton albinfo.at.

Bëhet e ditur se gjatë vizitës dyditore, ai do të pritet në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).

Zvërneci: Dy modele zhvillimi dhe një pyetje për shqiptarët

Pak vende në Evropë kanë privilegjin të posedojnë një kombinim të tillë natyre, biodiversiteti dhe trashëgimie kulturore si Zvërneci. Për këtë arsye, debati nuk duhet të jetë nëse zona duhet të zhvillohet apo jo, por çfarë lloj zhvillimi duhet të ketë.

Shqipëria tashmë ka prodhuar modele suksesi që mund të shërbejnë si pikë referimi. Njëri është modeli i turizmit në komunitet, i mishëruar nga Mrizi i Zanave. Në pak më shumë se një dekadë, ky projekt ka transformuar një zonë rurale në një destinacion të njohur ndërkombëtarisht.

Përveç vlerësimeve gastronomike dhe artikujve të shumtë në mediat botërore, ndikimi më i madh ka qenë tek komuniteti lokal. Restorante të reja, bujtina, ferma dhe biznese të vogla kanë lindur si rezultat i drejtpërdrejtë i suksesit të tij.

Banorët janë bërë krenarë për vendin e tyre dhe kanë gjetur arsye ekonomike për të qëndruar aty. Modeli tjetër është ai i turizmit të aventurës, i përfaqësuar nga Peaks of the Balkans. Një shteg malor ndërkufitar ka arritur të kthejë një pjesë të Alpeve Shqiptare në një destinacion ndërkombëtar. Vlera e këtij modeli qëndron në faktin se pothuajse i gjithë zinxhiri ekonomik mbetet lokal: bujtinat, transporti, guidat, fermat, prodhuesit e ushqimit dhe bizneset e vogla familjare.

Të dy këto modele kanë një karakteristikë të përbashkët: përdorin relativisht pak burime natyrore dhe krijojnë ndikim të kufizuar në mjedis. Konsumi i ujit, energjisë dhe hapësirës është i moderuar, ndërsa përfitimet shpërndahen në një numër të madh familjesh dhe biznesesh lokale. Por pyetja më e rëndësishme nuk është sa turistë vijnë dhe as sa para shpenzojnë. Pyetja është: sa prej këtyre parave mbeten në vend?

Kjo është një pyetje që ekonomistët e turizmit e studiojnë prej dekadash përmes konceptit të njohur si “tourism leakage” – rrjedhja e të ardhurave turistike jashtë destinacionit. Studimet ndërkombëtare tregojnë se modelet e turizmit në komunitet dhe të aventurës kanë tendencë të mbajnë shumicën e vlerës së krijuar në ekonominë lokale.

Në shumë raste, mbi 60 për qind e shpenzimeve të turistëve mbeten në komunitet dhe në disa modele të suksesshme kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë. Arsyeja është e thjeshtë: turisti fle në bujtinë lokale, ha produkte të zonës, përdor guida vendase, transport lokal dhe blen mallra të prodhuara nga komuniteti. Në anën tjetër qëndron modeli i turizmit elitar i bazuar në resorte të mëdha.

Ky model sjell zakonisht qarkullim më të lartë financiar për turist. Një vizitor mund të shpenzojë dy ose tri herë më shumë sesa një turist i aventurës ose i turizmit rural.

Megjithatë, studimet ndërkombëtare tregojnë se në resortet e mëdha dhe modelet all-inclusive, rrjedhja e të ardhurave mund të arrijë 60 deri në 80 për qind. Një pjesë e madhe e parave largohet përmes importeve të ushqimit dhe pajisjeve, kontratave me kompani ndërkombëtare, pagesave të menaxhimit dhe transferimit të fitimeve tek pronarët jashtë vendit.

Për ta ilustruar me një shembull të thjeshtë: Nëse një turist i aventurës ose i turizmit në komunitet shpenzon 1,200 euro gjatë një jave në Shqipëri, në ekonominë lokale mund të mbeten rreth 720 deri në 1,080 euro. Nëse një turist i një resorti elitar shpenzon 3,000 euro gjatë së njëjtës periudhë, në ekonominë lokale mund të mbeten rreth 600 deri në 1,200 euro. Këto janë natyrisht përllogaritje teorike, por ato tregojnë se qarkullimi më i lartë nuk përkthehet domosdoshmërisht në përfitim më të madh për komunitetin.

Kjo nuk do të thotë se resortet nuk krijojnë vende pune. Sigurisht që krijojnë. Por ekziston një dallim i rëndësishëm. Në modelin e turizmit në komunitet, shqiptarët janë kryesisht pronarë: të bujtinave, fermave, restoranteve, shërbimeve të transportit dhe guidave. Pasuria e krijuar mbetet në familje dhe trashëgohet nga brezi në brez. Në modelin e resorteve, shqiptarët janë më shpesh të punësuar sesa pronarë.

Përfitimet vijnë kryesisht përmes pagave, ndërsa kapitali dhe fitimet mund të përqendrohen tek investitorët. Ekziston edhe çështja e përdorimit të burimeve natyrore. Turizmi i komunitetit dhe ai i aventurës kërkojnë relativisht pak ndërhyrje në mjedis.

Ata konsumojnë më pak ujë, më pak energji dhe kanë nevojë për më pak betonizim të bregdetit apo të zonave natyrore. Resortet elitare zakonisht kërkojnë më shumë ndërtime, më shumë energji, më shumë ujë dhe më shumë infrastrukturë. Në vende me burime të kufizuara ujore, ky aspekt bëhet veçanërisht i rëndësishëm. Ka edhe një dimension tjetër, më pak të matshëm, por po aq të rëndësishëm: ai psikologjik.

Turizmi në komunitet i bën banorët të krenohen me natyrën, kulturën, traditat dhe produktet e tyre. Ai krijon një ndjenjë pronësie mbi zhvillimin.

Turizmi elitar mund të krijojë krenari për investimet moderne dhe standardin e lartë të shërbimeve, por jo domosdoshmërisht të njëjtën ndjenjë pjesëmarrjeje të komunitetit. Sigurisht, ekziston edhe një dimension tjetër që nuk mund të injorohet: ai gjeopolitik. Investimet strategjike, veçanërisht ato amerikane dhe perëndimore, mund të kenë vlera që shkojnë përtej ekonomisë së turizmit dhe lidhen me orientimin politik e strategjik të vendit. Por edhe duke e marrë këtë faktor në konsideratë, pyetja themelore mbetet e njëjtë.

Çfarë duan shqiptarët të mbetet pas pesëdhjetë vitesh? Një peizazh i ruajtur, me qindra biznese të vogla lokale, komunitete të forta dhe ekonomi që shpërndan përfitimet tek shumë familje? Apo një ekonomi e ndërtuar kryesisht rreth investimeve të mëdha dhe resorteve? Nuk është detyrë e imja t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.

Është një zgjedhje që i takon shoqërisë shqiptare. Por për ta bërë atë zgjedhje me vetëdije, debati duhet të shkojë përtej premtimeve për investime dhe vende pune.

Pyetja nuk është vetëm sa para sjell turizmi. Pyetja është sa prej tyre mbeten në Shqipëri, sa prej tyre mbeten në komunitet dhe çfarë trashëgimie ekonomike e mjedisore u lëmë brezave që vijnë. Për një pasuri natyrore si Zvërneci, kjo është ndoshta pyetja më e rëndësishme që shqiptarët duhet t’i bëjnë vetes sot.